Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,84  7,60 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,66  16,29 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,77  10,86 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Kallocain, Karin Boye
  • Kallocain, Karin Boye

Kallocain, Karin Boye

Arka e Noes

Me idealin për një botë të qashtër, pa ligësi dhe cene, e ndërkohë edhe me dyshimet që e brejnë përbrenda për fuksionimin e një sistemi tërësor, e gjer në drithmat e një xhelozie të verbër ndaj së shoqes, Leo Kall rrëfen një rrugëtimim personal, i cili shkërmoqet përballë të vërtetës me të cilën haset dhe që është krejt e papërfytyrueshme.

10,86 
9,77  Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kallocain
Origjinali: Kallocain
Kategoria: Roman
Autori: Karin Boye
Shqipëroi: Entela Tabaku
Botues: Arka e Noes
Data e botimit: Shkurt 2023
Fq: 170
Pesha: 0.2 kg
ISBN: 978-9928-4686-0-4
This book is in Albanian

Mbi librin
Pasrendës i romanit të njohur “Brave New Wold” të Aldous Huxley, romani “Kallocain” i shkrimtares suedeze Karin Boye i përket zhanrit të distopisë së drogës, të një shoqërie ku farmakologjia përdoret për të shtypur zërat kundër sistemit totalitar që udhëheq dhe mbikëqyr jetët e shtetasve të vet. Ndryshe nga ilaçi që krijon Huxley në romanin e tij për të shtypur dëshirën për moskonformizëm, shkrimtarja Karin Boye, nëpërmjet zërit të rrëfimtarit që ka krijuar, shkencëtarit Leo Kall, na rrëfen një ilaç që përdoret për të zbuluar akte individuale dhe mendime rebele që mbruhen në kokën dhe mendimet e mëdyshura të shtetasve të Shtetit Kimik. Me idealin për një botë të qashtër, pa ligësi dhe cene, e ndërkohë edhe me dyshimet që e brejnë përbrenda për fuksionimin e një sistemi tërësor, e gjer në drithmat e një xhelozie të verbër ndaj së shoqes, Leo Kall rrëfen një rrugëtimim personal, i cili shkërmoqet përballë të vërtetës me të cilën haset dhe që është krejt e papërfytyrueshme.  

KARIN BOYE (1900-1941) është shkrimtare dhe poete suedeze, e njohur dhe e vlerësuar gjerësisht si një prej poeteve pararendëse të modernizmit, por e njohur botërisht për romanin e saj distopik “Kallocain”, i cili përshkruan shtypjen e padurueshme të një shoqërie totalitare të së ardhmes. Ajo kreu vetëvrasje gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Detajet e librit
9789928468604
9789928468604
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Living

Historia Sekrete, Dona Tartt

Nën ndikimin e një profesori klasik karizmatik, një grup studentësh të zgjuar dhe ekscentrikë, ndryshe nga pjesa tjetër e studentëve të kolegjit, zbulojnë një mënyrë mendimi dhe një jetë ndryshe, larg asaj që jetojnë të gjithë, por kërkimi për jetën transhendente i çon në një rrugë të rrezikshme, përtej moralit njerëzor.
14,66  16,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mbi heronjtë dhe varret, Ernesto Sabato

Një libër që ngërthen në vete të gjitha llojet e romaneve, nga ai gotik te sentimentali, nga romani filozofik te satira sociale, por që më në fund mund të cilësohet vetëm siç e ka përshkruar Gombrowicz-i, 'i llojit plot me dyshime, nga ato romane që lexohen me një frymë, dhe [që] kur i mbarojmë së lexuari vërejmë se ka ardhur ora katër e mëngjesit'.
11,73  13,03 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Albas

Abel Sançez, një histori pasioni, Miguel De Unamuno

Kjo temë, që i përket trashëgimisë së kulturës dhe që është trajtuar prej letërsisë në të gjitha zhanret, merr një trajtim të dyfishtë në këtë vepër, pasi mund të lexohet si varianti tjetër i historisë së Kainit dhe Abelit – një histori pasioni – ose si analiza e brendisë së një personazhi – historia e një pasioni.
7,82  8,69 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Vajzat pa emër, Martha Hall Kelly

Frymëzuar nga jeta e një heroine të Luftës së Dytë Botërore, romani "Vajzat pa emër" tregon një histori të madhe dashurie, shpagimi dhe sekretesh të tmerrshme, të fshehura për dekada të tëra. Kjo është një pjesë e historisë, e cila nuk duhet të mbetet kurrsesi në harresë.
13,68  15,20 
More
Në gjendje

Fotoja që na shpëtoi jetën, Maya Klinger

Atëherë, Refiku “i mitur”, u tregua mjaft i pjekur e i rritur për të marrë mbi shpatulla barrën e madhe të përgjegjësisë duke i kërkuar të jatit, Veselit dhe të jëmës, Fatimes, që ta strehonin familjen ebreje Mandil, në shtëpinë e tyre në qytetin e Krujës. Ata pranuan dhe i strehuan ata në shtëpinë e tyre për një vit rresht, deri në mbarim të luftës – nën...
6,84  7,60 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Vrasësi i verbër, Margaret Atwood

"Vrasësi i verbër" është historia tërheqëse dhe e jashtëzakonshme e motrave Çejs dhe e sekreteve të tyre. Më e vogla, Laura, vdes në rrethana të dyshimta. Pas më se pesëdhjetë vjetësh, Irisi, motra që mbijetoi, kujton vdekjen e saj misterioze. Në historinë e saj gërshetohen kapitujt e romanit të shkruar prej vetë Laurës, roman që skandalizoi botën, por e...
13,68  15,20 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Damka, Lena Manda

Aty ku ndodhi e keqja e madhe... Momenti ku e tashmja dhe e ardhmja ndryshuan. Mbrapa mureve të saj të larta u vunë themelet që të paguanin fajtorët. Vetëm se rruga është e gjatë, gjaku rrjedh lumë dhe plagët dhembin...
15,64  17,38 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Dashuri shtrigane, Roberto Arlt

Balder tridhjetëvjeçar, bën një jetë monotone dhe të stresuar nga puna dhe lidhja bashkëshortore, prandaj ka vendosur që të gjejë shpëtim duke e braktisur familjen. Por, reagimet atipike dhe mendjengushta të familjarëve për dashurinë, seksin, dhe martesën, nuk e tejkalojnë optikën e lëvizjeve të shoqërisë së kohës. 
9,77  10,86 
More
Në gjendje