Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Vajzat e vilës së pëlhurave, Anne Jacobs
  • Vajzat e vilës së pëlhurave, Anne Jacobs

Vajzat e vilës së pëlhurave, Anne Jacobs

Dituria

Pas romanit Vila e Pëlhurave, vjen pjesa e dytë e kësaj sage romantike historike, që ka bërë për vete miliona lexues.

177,68 SEK
159,91 SEK Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vajzat e vilës së pëlhurave
Origjinali:
Gjinia: Roman
Autori: Anne Jacobs
Shqipëroi: Albana Nexhipi Lekaj
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2022
Fq. 584
Pesha: 0.61 kg
ISBN: 978-9928-366-30-6
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin
Augsburg, 1916. Kanë kaluar tre vjet qysh kur jetimja Marije trokiti në portën e Vilës së Pëlhurave, në kërkim të punës si shërbyese në familjen Melcer. Nuk do t’ia kish marrë  mendja kurrë se një ditë do të bëhej bashkëshortja e Paul Melcerit, trashëgimtarit të perandorisë së pëlhurave. Kamerierët e shërbyesit e shohin me admirim dhe zili, por Marija nuk do ta shijojë gjatë fatin e mirë: Lufta e Parë Botërore do të pllakosë botën përrallore të vilës, që shndërrohet në spital ushtarak, ku të plagosurit kurohen me dhembshuri nga vajzat e shtëpisë. Pauli shtrëngohet të niset për në front, njësoj si bashkëshortët e Kitit e Lizës, ndërsa vila dhe fabrika e cohërave mbushen me personazhe të reja: mjeku i ri Mobius, që me buzëqeshje magjeps shërbyeset e infermieret; Grigorji, robi rus i luftës, që punon në stabiliment, shikimi i të cilit shpon zemrën e pjatalarëses Hana; dhe në fund togeri melankolik Ernst fon Klipshtajn, që nuk ka sy për askënd tjetër, përveçse për të zonjën e shtëpisë. Por, ndërsa Marija bën çmos që të mbajë në këmbë ndërmarrjen, vjen lajmi se Pauli i saj i dashur është zhdukur në luftë dhe shpresa për ta përqafuar sërish zbehet çdo ditë e më shumë...
Një varg të papriturash dhe dashurish të reja, treguar nga këndvështrimi i veçantë i shërbyesve intrigantë të vilës.

Detajet e librit
9789928366306
9789928366306
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Ne kopshtin e egersirave, Erik Larson

Në vitin 1933, në Berlin, William E. Dodd u bë ambasadori i parë amerikan në Gjermaninë e Hitlerit, një vit që u vërtetua të ishte një pikë kthese në histori. Dodd, një profesor dhe njeri i urtë nga Chicago, vjen në Gjermani së bashku me të shoqen, të birin dhe vajzën e tij, bukuroshen shpërthyese Martha.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2322

Botuesi: Botimet Dudaj

Gruaja që i arratisej lajmit të keq, David Grossman

Ora po bëhet gati të festojë lirimin nga shërbimi ushtarak të birit të saj, Oferit, por ai kthehet sërish në front për një operacion të madh. Në një çast hidhërimi e krize mendore të pashpjegueshme, ajo niset për në Galile, pa u lënë asnjë njofitm paraprak "lajmëtarëve", të cilët mund të sjellin lajmin më të keq që mund të dëgjojë një nënë.
170,57 SEK 189,52 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Prova, Eleanor Catton

E vendosur në dy kohë të ndryshme dhe në skena të nxehta, por të fragmentuara, Catton rrëfen marrëdhëniet e një nxënësi të shkollës së mesme dhe mësueses së tij të muzikës gjatë kohës kur nxënësit e shkollës janë vendosur në skenë.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Historia e një pulëbardhe dhe e maçokut që e mësoi të fluturonte, Luis Sepulveda

Historia e një pulëbardhe dhe e maçokut që e mësoi të fluturonte është libri që ka pushtuar zemrat e miliona lexueve të çdo moshe. Pasi u zhyt në një njollë vaji në ujërat e Detit të Veriut, pulëbardha Kengah, gati duke vdekur, ndalon në ballkonin e maçokut Zorba, të cilit i merr tri premtime: të mos e hajë vezën që ajo po lind, të kujdeset e t'i mësojë...
63,96 SEK 71,07 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001072

Botuesi: Dituria

Tamara, Eeva Kilpi

Me këtë roman të nxehtë, të ardhur nga i ftohti, i pari roman erotik finlandez, Eeva Kilpi sulmon, jo pa humor, puritanizmin, hipokrizinë dhe paragjykimet që e bëjnë ekzistencën të trishtë dhe fajtore (të ndjehesh mëkatare), si dhe kërkon për gratë të drejtën e një jete afektive dhe me seksualitet.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Historia e një kordhe, Claudio Magris

Në vjeshtën e vitit 1944, gjermanët pushtuan Karninë, me ndihmën e aleatëve të tyre kozakë, të cilëve u kishin premtuar një truall, ku të ndërtonin atdheun e pavarur kozak, një Kosakenland. Në maj të vitit pasardhës, kozakët zbuluan se ishin përdorur dhe mashtruar.
63,96 SEK 71,07 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Vetmitari, Eugene Ionesco

Çfarë ndodh kur befas një pasuri e madhe të bie nga qielli? Xhaxhai nga Amerika, që ti s'e ke llogaritur kurrë në jetë, të lë një thes me para? Personazhi i Ionescos beson se tani mund ta ndërrojë rrotën e fatit.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Qyteti i Arinjve, Fredrik Backman

Autori i shumëshitur i “Një burrë i quajtur Uve” rikthehet me një roman mahnitës e thellësisht të ndier mbi një qytet të vogël me një ëndërr të madhe - dhe çmimin që duhet paguar për ta bërë këtë ëndërr realitet. Në këtë histori të këtij qyteti, Fredrik Backman-i ka ngërthyer të gjithë botën.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dukagjini

Kape lepurin, Lana Bastašić

Një histori prekëse rreth humbjes, harresës dhe miqësisë femërore: ajo që fillon si një udhëtim rrugor bëhet një udhëtim nëpër të kaluarën, pasi dy gratë nisen për të gjetur Armin, vëllain e Lejlës, i cili u zhduk në fund të Luftës së Bosnjës
95,94 SEK 106,61 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fjala

Tomas Nevinsoni, Javier Marias

Tomas Nevinsoni, i shoqi i Berta Islës, bie sërish pre e joshjes për t’u kthyer në shërbimet sekrete, pasi kishte dalë: i propozohet të shkojë në një qytet në veri-perëndim të Spanjës për të identifikuar një person, i cili dhjetë vjet më parë kishte marrë pjesë në disa atentate të IRA-s dhe ETA-s.
191,89 SEK 213,21 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Ndërhyrje 2020, Michel Houellebecq

Jam përpjekur t’i klasifikoj “ndërhyrjet” në rend kronologjik, për aq sa mbaja mend datat. Ekzistenca qoftë edhe në dukje e kohës ka qenë gjithmonë acaruese për mua; por është bërë zakon të shihen gjërat në këtë mënyrë. Pra, për këtë herë, e pranoj.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Kalifja, Alberto Bevilacqua

Romani "Kalifja" është botuar për herë të parë më 1964. "Kalifja" është romani i dytë i Alberto Bevilacqua – s dhe suksesi i tij i parë ndërkombëtar. Figura qendrore e romanit është një vajzë e thjeshtë por shumë e bukur, Kalifja, e cila bëhet e dashura e të fuqishmit të qytetit, industrialistit të madh, Mastro Don Gesualdo.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Xhemilja, Orhan Kemal

Lajmi i keq që solli Xhemilja, ishte ai që të gjithë e prisnin qysh prej mëngjesit. Tani, më në fund, kishte mbërritur. Frika u përhap si zjarri në gjithë lagjen. Duke ndier se fëmijët dhe të dashurit e tyre ishin në rrezik, banorët u futën nëpër shtëpi dhe morën ç'tu zinte dora: copa druri, hunj, gurë dhe shkuan pas Malikut e Mujit.
53,30 SEK 59,23 SEK
More
Ka mbaruar