Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Gruaja qe i arratisej lajmit te keq, David Grossman
  • Gruaja qe i arratisej lajmit te keq, David Grossman

Gruaja që i arratisej lajmit të keq, David Grossman

2322
Botimet Dudaj

Ora po bëhet gati të festojë lirimin nga shërbimi ushtarak të birit të saj, Oferit, por ai kthehet sërish në front për një operacion të madh. Në një çast hidhërimi e krize mendore të pashpjegueshme, ajo niset për në Galile, pa u lënë asnjë njofitm paraprak "lajmëtarëve", të cilët mund të sjellin lajmin më të keq që mund të dëgjojë një nënë.

17,12 CHF
15,41 CHF Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Gruaja që i arratisej lajmit të keq
Origjinali: To the end of the land
Gjinia: Roman
Autori:David Grossman
Shqipëroi: Taqo Trajçe
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2011
Fq. 568
Pesha: 0.70 kg
ISBN: 978-99943-0-237-6

Mbi librin

Ora po bëhet gati të festojë lirimin nga shërbimi ushtarak të birit të saj, Oferit, por ai kthehet sërish në front për një operacion të madh. Në një çast hidhërimi e krize mendore të pashpjegueshme, ajo niset për në Galile, pa u lënë asnjë njofitm paraprak "lajmëtarëve", të cilët mund të sjellin lajmin më të keq që mund të dëgjojë një nënë.

E ndarë kohëve të fundit nga i shoqi, Ilani, ajo e bind ish mikun e tyre më të mirë dhe të dashurin e saj të dikurshëm, Avramin, që ta shoqërojë. Dikur me një shpirt të shkëlqyer artisti, tani i tërhequr nga bota dhe i mbyllur në vetvete, Avrami kishte shërbyer bashkë me Ilanin në ushtri derisa fati i ndau dhe Avrami përfundoi në Egjipt gjatë Luftës së Kipurit, ku u torturua brutalisht si rob lufte. Gjatë udhëtimit, përmes bukurisë së zymtë të Galilesë, historia që Ora i tregon Avramit e mban të gjallë Oferin, ndërsa vetë Avramin e hap ndaj lidhjeve njerëzore të papritura në botën e tij të shkatërruar.

Kurrë nuk e kemi parë kaq qartë ose në mënyrë kaq therrëse realitetin dhe surealitetin e jetës së përditshme në Izrael, rrymat e ambivalencës për luftën brenda një familjeje, barrën që bie vazhdimisht mbi çdo brez. Imagjinata e pasur e Grossman – it për një familje në dashuri e krizë e bën këtë libër një nga romanet më të mëdha të kohës sonë kundër luftës.

Komente mbi autorin

"Janë disa shkrimtarë në fjalët e të cilëve njeriu dallon ndërtimin e jetës. David Grossman – i është një shkrimtar i tillë. Ai është mjeshtër i të shkruarit emocionalisht, të saktë e domethënës. Personazhet e tij nuk gjenden aq shumë në faqet e librit se sa ngrihen para syve të lexuesit në tri përmasa, lëkura e tyre e mbuluar me prozë, që njëherësh sëmbon me depërtim dhe shkëlqen me dhembshuri."

Yann Martel, shkrimtar

"Ky është një libër me fuqi e intensitet tronditës. Kryevepra e David Grossman – it. Floberi krijoi Emën, Tolstoi krijoi Anën dhe tani kemi Oran e Grossman – it... Ky është një libër që të rrëmben, i bukur dhe i paharrueshëm."

Paul Auster, shkrimtar

"David Grossman – i shkruan me një çiltërsi që nuk e njeh frikën, që është poetike dhe e fuqishme, sensuale dhe e zemëruar, pasionante dhe e butë. Ai shkruan jo vetëm për mbijetesën e tij, por edhe për tonën gjithashtu."

Die Zeit (Gjermani)

Mbi autorin

David Grossman lindi në Jeruzalem. Është autor i shumë veprave të letërsisë artistike, publicistike dhe për fëmijë. Vepra e tij është botuar në "The New Yorker" dhe është përkthyer në tridhjetë gjuhë të botës. Është fitues i çmimeve të shumta jo vetëm në Izrael, por edhe në Francë, Gjermani, Itali etj.

 

Detajet e librit
2322
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2554

Botuesi: Skanderbeg Books

Shtëpia e heshtjes, Orhan Pamuk

Shtëpia e heshtjes është një roman intrigues për lojën e tij me strukturën, përshkrimin universal të shoqërisë së luhatur mes Lindjes dhe Perëndimit. Shtëpia e heshtjes nuk mban vetëm sekretin dramatik të një familjeje turke. Ai është një roman i ndjenjave njerëzore, një afresk i madh i Turqisë moderne.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001343

Botuesi: Skanderbeg Books

Vera para errësirës, Doris Lessing

Ndërkohë që fillon stina e verës, Kate Braun, një grua tërheqëse, inteligjente, pesëdhjetë e pesë vjeçe, e martuar dhe e lumtur, me shtëpi në Londrën urbane, me tri fëmijë të rritur, nuk ka ndonjë arsye të pranojë se mund të ndryshojë diçka në jetën e saj. 
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Toena

Gjysma tjetër e qiellit, poetë grekë të shekullit XX dhe XXI

Prodhimtaria poetike e dekadave të fundit, në aspektin sasior dhe cilësor, po bëhet gjithnjë e më "e mbizotëruar nga femrat"... Poezia femërore në bashkëkohësi, pra, poezia e shkruar nga femrat, jo vetëm që nuk konsiderohet më si "femërore", por kërkon vëmendjen tonë si poezi pa përcaktime të tepërta....
19,26 CHF 21,40 CHF
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: UEGEN

Unë më parë se ti, Jojo Moyes

Lu Klarku di plot gjëra. Di sa hapa janë nga stacioni i autobusit deri në shtëpi. Di që i pëlqen të punojë në barin "Simitja me gjalpë", di që nuk është e sigurtë në dashurinë për Patrikun. Ajo që Luja nuk e di është se do të humbasë punën dhe se ato që do t'i ndodhin më pas do ta bëjnë normale...
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Ana, Niccolò Ammaniti

Mes fushash të zhuritura dhe pyjesh plot mistere, gërmadhash të qendrave tregtare dhe qytetesh të braktisura. Mes hapësirave të mëdha të shkreta të një ishulli të pushtuar rishtas nga natyra dhe bashkësish egërshane të mbijetuarish.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Mbreti i verrishtave, Michel Tournier

"Mbreti i verrishtave" është orvatja e shkrimtarit për të trajtuar një temë krejtësisht të allasojtë: temën e burrit, i cili, gjithë jetën e vet s'bën gjë tjetër veçse kthehet në një fëmijëmbartës. Por, në të vërtetë, ky burrë me fëmijët kalipeç, që përçapet rrugëve për t' u kthyer në banesën e vet, është një shënjtor, apo një monstër, është një ëngjëll,...
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Legjenda, Iskender Pala

Ende e ruaj letrën që gjeta në Suvejda duke ndjekur drejtimin e shigjetës brenda zemrës, në të cilën shkruhej "këto tri statuja janë e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja ime... Tashmë janë të gjitha tuat."
5,78 CHF 6,42 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Shkollë për budallenjtë, Sasha Sokolov

Per nga zhvillimet lirike dhe filozofike, kaq mendjemprehta dhe befasuese Shkollë për budallenjtë i shprish të gjitha pritshmërite e mundshme të zhanrit të romanit. Këtu nuk gjejmë nje transmetues të besueshëm, por dy rrefyes "te pabesueshëm": të riun që është student në "shkollën për budallenjtë" dhe dytësin e tij.
10,59 CHF 11,77 CHF
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000603

Botuesi: Skanderbeg Books

Të njohësh një grua, Amos Oz

Agjenti i shërbimeve sekrete izraelite, Joel Ravid, duhet të ndërrojë banim dhe të jetojë në periferi pas daljes së tij në pension. Atij i duhet ta shkojë jetën me të bijën, të ëmën dhe të vjehrrën, pas vdekjes aksidentale të së shoqes.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001579

Botuesi: Skanderbeg Books

Majkëlli im, Amos Oz

Po e shkruaj këtë histori, sepse njerëz që kam dashur, më kanë vdekur. Po e shkruaj këtë histori, sepse në moshë të re kam qenë e mbushur përplot me fuqinë e njeriut të dashuruar, e tani kjo fuqi dashurie po shuhet. Por unë nuk dua të shuhem.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001582

Botuesi: Skanderbeg Books

Rrëfim për dashurinë dhe errësirën, Amos Oz

"Rrëfim për dashurinë dhe errësirën" është një sagë familjare dhe një nga librat autobiografikë më të bukur të shkruar ndonjëherë në historinë e letërsisë. Është historia e një fëmije që rritet në një qytet të ndarë nga lufta, siç Jeruzalemi i mesit të shekullit të kaluar, në një apartament të ngushtë.
19,26 CHF 21,40 CHF
More
Në gjendje