Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
8,18  9,09 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
17,53  19,48 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,69  12,99 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Majkëlli im, Amos Oz
  • Majkelli im, Amos Oz
  • Majkelli im, Amos Oz
  • Majkëlli im, Amos Oz

Majkëlli im, Amos Oz

SKU001579

Po e shkruaj këtë histori, sepse njerëz që kam dashur, më kanë vdekur. Po e shkruaj këtë histori, sepse në moshë të re kam qenë e mbushur përplot me fuqinë e njeriut të dashuruar, e tani kjo fuqi dashurie po shuhet. Por unë nuk dua të shuhem.

12,99 
11,69  Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Majkëlli im
Origjinali: My Michael
Gjinia: Roman
Autori: Amos Oz
Shqipëroi: Arjol Guni
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2010
fq. 288
Pesha: 0.33 kg
ISBN: 978-99943-5167-1

Mbi librin

"Po e shkruaj këtë histori, sepse njerëz që kam dashur, më kanë vdekur. Po e shkruaj këtë histori, sepse në moshë të re kam qenë e mbushur përplot me fuqinë e njeriut të dashuruar, e tani kjo fuqi dashurie po shuhet. Por unë nuk dua të shuhem." Këto janë fjalët që Hana, një grua e re jeruzalemase, nis rrëfimin e saj mbi jetën e trazuar dhe martesën e saj të dështuar.

Kjo grua, e cilësuar si "Madamë Bovaria moderne izraelite", është një studente e letërsisë hebraike, dhe një sitë, rastësisht, njeh një gjeolog të ri, Majkëll Gonen, me të cilin, njëhërësh me martesën, ndërton edhe largësinë shpirtërore. Ftohtësia do të jetë ajri ku ajo do të marrë frymë çdo ditë. Kjo rrëfenjë tërësisht femërore e Amos Oz ndiqet nga një vetrrëfim i mençur, therës, i përditshëm, i Hanan dhe hyn deri në mendimet më të fshehura dhe në emocionet më të thella të protagonistes, aty ku Majkëlli "i saj", i qetë dhe apatik, nuk mund të hyjë dot.

Si sfond në këtë roman psikologjik, merr pjesë edhe qyteti i dashur i kësaj gruaje, Jeruzalemi ku ndërthuren ngjyrat e luftës, qyteti që duket sikur merr pak pjesë në jetën e saj, por e sundon atë dhe fatin e saj, ftohtë nga larg.

 

Detajet e librit
SKU001579
9789994351671
9789994351671
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000833

Botuesi: OMSCA-1

Per hir te emrit, Jhumpa Lahiri

"Per hir te emrit” eshte romani nga Jhumpa Lahiri, fituese e cmimit Pulitzer. E ngarkuar emocionalisht dhe thellesisht e mprehte Jumpa na ofron pamje te persosura te jeteve e karaktereve te personazheve te saj.
9,35  10,39 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Ditari i Noelit, Richard Paul Evans

 Me një qëllim të vetëm, për të zbuluar të kaluarën dhe për të rishkruar të ardhmen, Xhejkobi dhe Rejçëlli fillojnë të kërkojnë Noelin. Gjatë rrugës gjejnë më shumë nga sa imagjinonin, duke përfshirë mirësinë, faljen dhe mundësinë për të jetuar dashurinë e vërtetë.
14,03  15,58 
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Nga ana e princeshës së vdekur, Kenize Mourad

Kjo mund të ishte fillimi i një përralle; por është një histori e vërtetë, që nis më 1918 në oborrin e sulltanit të fundit të Perandorisë otomane. Selma është shtatë vjeçe kur sheh të shembet kjo Perandori që i kishte futur dridhmat Europës.
17,53  19,48 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000436

Botuesi: Koha Ditore

Kinkakuxhi, Jukio Mishima

"Kinkakuxhi" është bazuar në një ngjarje të vërtetë të vitit 1950 kur Japonia u trondit nga lajmi se një murg i ri budist kishte djegur të famshmin tempull "Tempulli i Artë", në Kioto. Ky tempull, një kryevepër e arkitekturës dhe e aranzhimit lulishtar budist, kishte qenë për më shumë se 500 vjet njëra ndër mrekullitë e botës japoneze.
8,18  9,09 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Living

E pazbutura, Glennon Doyle

Për shumë vjet, autorja që renditej në listat e librave shumë të shitur sipas gazetës “New York Times”, i ndrydhi pakënaqësitë e saj. Pastaj, një ditë, në një konferencë, i zuri syri një grua dhe në kokë i vërshuan këto fjalë: ja tek është!
15,19  16,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Qeni i pranverës, Patrick Modiano

Në vitin 1964, në një kafene të Parisit, një njeri drejtoi objektivin e Rolleiflexit të tij drejt një çifti të ri të ulur në një tavolinë aty pranë. Kështu tregimtari u njoh me fotografin Fransis Zhansen, me të cilin lidhet një kohë.
9,35  10,39 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Valsi i lamtumirës, Milan Kundera

Nga njëra anë gruaja e bukur, xheloze e Klimës, e bindur se të gjitha gratë janë të destinuara të tradhtohen dhe që do ta nuhasë edhe këtë tradhti të re; djaloshi, i dashuri i infermieres, po aq xheloz; një gjinekolog fanatik që kuron gratë shterpa, por është gati të ndihmojë infermieren të dështojë; një pasanik amerikan, Don Zhuan dhe shenjtor; dhe një i...
11,69  12,99 
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Çështja Finkler, Haward Jacobson

Xhulian Treslovi, një profesionist i rëndomtë dhe ish-drejtues emisionesh në BBC dhe Sem Flinkeri, një filozof, shkrimtar dhe personalitet i njohur hebre, janë shokë të vjetër shkolle. Pavarësisht marrëdhënies së acaruar dhe jetëve shumë të ndryshme, kurrë nuk i kanë humbur kontaktet me njëri-tjetrin apo me ish-mësuesin e tyre, Lajbor Sevcikun.
10,52  11,69 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Dhjetë mijë gjërat, Maria Dermoût

Për hir të temave universale dhe prozës së mrekullueshme, Dhjetë mijë gjërat është përkthyer në trembëdhjetë gjuhë dhe është vlerësuar si bestseller në shumë vende. E botuar për herë të parë në vitin 1955, kjo autobiografi e lirshme e autores holandeze Maria Dermoût vjen tani e përkthyer edhe në shqip nga Ilir Baçi.
11,69  12,99 
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Libri i së qeshurës dhe harresës, Milan Kundera

Për biografinë e shkrimtarit, Kundera ka qenë po aq refraktar dhe kategorik, aq sa kërkonte me kontratë që botuesi të shkruante në çdo kopje të librave të tij vetëm fjalinë: “Milan Kundera lindi në Republikën Çeke, dhe prej vitit 1975 jeton në Francë”. Nga vjet, na u desh të shtonim fjalinë e dytë: “Vdiq në vitin 2023”.
14,03  15,58 
More
Në gjendje

Botuesi: Dukagjini

Eshtërrojtësi, Marios Mihailidhis

Vepra e Mihailidhisit është e pasur me karaktere dhe histori të thella në aspektin emocional, shpesh duke përfshirë aspekte të shoqërisë dhe të jetës së përditshme, por gjithashtu duke i dhënë rëndësi ekzistencës njerëzore dhe ndërveprimeve të individit me botën që e rrethon.
9,35  10,39 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000603

Botuesi: Skanderbeg Books

Të njohësh një grua, Amos Oz

Agjenti i shërbimeve sekrete izraelite, Joel Ravid, duhet të ndërrojë banim dhe të jetojë në periferi pas daljes së tij në pension. Atij i duhet ta shkojë jetën me të bijën, të ëmën dhe të vjehrrën, pas vdekjes aksidentale të së shoqes.
14,03  15,58 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001582

Botuesi: Skanderbeg Books

Rrëfim për dashurinë dhe errësirën, Amos Oz

"Rrëfim për dashurinë dhe errësirën" është një sagë familjare dhe një nga librat autobiografikë më të bukur të shkruar ndonjëherë në historinë e letërsisë. Është historia e një fëmije që rritet në një qytet të ndarë nga lufta, siç Jeruzalemi i mesit të shekullit të kaluar, në një apartament të ngushtë.
23,38  25,97 
More
Në gjendje

Referenca: 2322

Botuesi: Botimet Dudaj

Gruaja që i arratisej lajmit të keq, David Grossman

Ora po bëhet gati të festojë lirimin nga shërbimi ushtarak të birit të saj, Oferit, por ai kthehet sërish në front për një operacion të madh. Në një çast hidhërimi e krize mendore të pashpjegueshme, ajo niset për në Galile, pa u lënë asnjë njofitm paraprak "lajmëtarëve", të cilët mund të sjellin lajmin më të keq që mund të dëgjojë një nënë.
18,70  20,78 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Skanderbeg Books

Jetë fshati, Amos Oz

Në këtë libër ka gjithçka nga jeta mbi tokë, në këtë lloj jete ka njerëz dhe kafshë, me skena dhe pikturime mes qeniesh, të cilët, ku rastësisht e ku enkas, hyjnë në jetët e njëri – tjetrit. I shkruar kësisoj, çdo lexues ka të drejtën ta lexojë këtë vepër si një roman.
11,69  12,99 
More
Ne gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Jeta rimon me vdekjen, Amos Oz

Përse shkruani? Përse vërtet shkruani kështu? Mos po rrekeni t'i ndikoni lexuesit, dhe nëse ndodh kjo – në ç'kah rrekeni t'i ndikoni? Çfarë roli luajnë historitë tuaja? U vini kryq, i korrigjoni vazhdimisht apo i shkruani drejt e prej muzës suaj?
5,84  6,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Juda, Amos Oz

Është dimri i vitit 1959, në një shtëpi të mugët dhe të vjetër të Jeruzalemit. Aty, në kthinat e saj, fati ka hedhur Shmuel Ashin, një student që e ka braktisur univeritetin dhe është braktisur nga e dashura, dhe që i duhet t’i bëjë shoqëri dhe të kujdeset për të pamundshmin dhe të moshuarin, Gershom Vald.
15,19  16,88 
More
Në gjendje