Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Barnatorja e humbur, Sarah Penner
  • Barnatorja e humbur, Sarah Penner

Barnatorja e humbur, Sarah Penner

Mediaprint

E mbushur me pasion, ankth, zbulime inteligjente dhe personazhe të paharrueshme, "Barnatorja e humbur” është një roman me sekrete, hakmarrje, po që nxjerr në pah edhe aleancën e përjetshme mes grave.

148,06 SEK
133,26 SEK Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Barnatorja e humbur
Origjinali: The Lost Apothecary
Gjinia: Roman
Autori: Sarah Penner
Shqipëroi: Manjola Nasi
Shtëpia botuese: Mediaprint
Viti: 2022
Fq. 306
Pesha: 0.485 kg
ISBN: 978-9928-08-511-5
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Fshehur në thellësitë e Londrës së shekullit XVIII, një barnatore sekrete ka kliente të pazakontë. Gratë e gjithë qytetit flasin me pëshpërima për një njeri misterioz me emrin Nela, e cila shet helme të maskuara mirë. Po fati i barnatares vihet në rrezik kur klientja më e re, një 12-vjeçare e shkathët, bën një gabim të rëndë, duke shkaktuar një varg pasojash që ndihen nga shekulli në shekull.


Ndërkohë, në Londrën e ditëve të sotme, historiania Karolinë Parsiuell po e kalon vetëm 10-vjetorin e martesës, gjendur në një situatë të vështirë. Kur i bie rastësisht në dorë diçka për vrasjet e pazgjidhura që tronditën Londrën dyqind vjet më parë, jeta e saj ndesh jetën e barnatares në mënyrë krejt të papritur dhe dikujt nuk do t'i shkojnë punët mirë. E mbushur me pasion, ankth, zbulime inteligjente dhe personazhe të paharrueshme, "Barnatorja e humbur” është një roman me sekrete, hakmarrje, po që nxjerr në pah edhe aleancën e përjetshme mes grave.

Detajet e librit
Mediaprint
9789928085115
9789928085115
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Gruaja, Jumpa Lahiri

Të lindur me pesëmbëdhjetë muaj diferencë, në periferi të Kalkutës në vitet e tmerrshme të luftës për pavarësi, vëllezërit Subash e Udajan ngjajnë si dy pika uji sa dhe të afërmit i ngatërrojnë, por janë po aq të ndryshëm nga njëri-tjetri. Subashi është i heshtur dhe mendimtar, ndërkohë që Udajani është rebel dhe i hedhur.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Këpucët e klounit, Rebecca F. John

Kjo përmbledhje me tregime na servir një koleksion mrekullisht të larmishëm karakteresh, ndër të cilët një garues qensh, pronarin e një dyqani muzike, këngëtarë, interpretues cirku dhe dy motra në moshë të njomë në Varshavën e Luftës së Dytë Botërore.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Loja, Alessandro Baricco

Çka po jetojmë nuk është thjesht një revolucion teknologjik i përbërë prej objektesh të reja, por rezultat i një kryengritjeje mendore. Kush e ka vënë në zbatim – nga pionierët e Internetit te shpikësi i iPhone-it – nuk kishte në mendje tjetër projekt të saktë përveç këtij, joshës dhe egërshan: të pamundësosh përsëritjen e një tragjedie si ajo e shekullit...
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Nazisti dhe berberi, Edgar Hilsenrath

Me sa duket, romancieri Edgar Hilsenrath ka arritur të pamundurën me romanin e tij 'Nazisti dhe berberi' - një satirë për hebrenjtë dhe SS-ët... një roman aventurash, i përgjakur, grotesk, i çuditshëm dhe njëkohësisht me një lakonikë mizore, që rrëfen me një humor të zi për kohë të errëta.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Dita Ditës, Terezia Mora

Romani fillon me një pamje të dhunshme: Një burrë gjendet i varur kokëposhtë në një kënd lojërash të një lagjeje të rrënuar të një metropoli gjerman. Është Abel Nema, një fenomen gjuhësor që di dhjetë gjuhë, por që rrallë e dëgjon t'i përdorë ato në bisedat e përditshme.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ura në mjegull, Muriel Barbery

"Ura në mjegull", ky romani i ri i Muriel Barbery-t është një inkursion në zhanrin e realizmit magjik. Ai sjell historinë e dy vajzave 12-vjeçare të rritura në Francë dhe në Itali, të cilat zbulojnë njëkohësisht një botë të fshehtë elfësh.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2159

Botuesi: Dituria

Një grua në Paris, Paula McLain

Pa para dhe në kërkim të jetës, të lumturisë e të suksesit Hedli dhe i riu Heminguej nisin menjëherë udhëtimin drejt Europës së vjetër. Nuk vendosen në Romë, por në Paris. Për Ernestin kjo është periudha e harrimit të luftës që ndiente brenda vetes dhe e frekuentimit të salloneve letrare, ku Ezra Paund dhe Gertrud Stejni mund ta ndihmojnë të bëjë para dhe...
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2906

Botuesi: Pegi

Delikatesa, David Foenkinos

Natalia dhe Fransuai janë çifti i përkryer dhe janë përsosmërisht të lumtur. Por, kur Fransuai vdes papritur, pas shtatë vjetësh martese të bekuar, vejusha Natali ngre një kala rreth emocioneve te saj, ku askush nuk mund të hyjë më. Derisa kandidati më i paimagjinueshëm shfaqet.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Not kundër rrymës, Nenad Joldeski

Joldeski, i njohur për stilin e tij poetik dhe filozofik, krijon një histori që sfidon rrymat e zakonshme të jetës, duke eksploruar ndjeshmëri të thella dhe dilema njerëzore. Një roman që dëshmon se talenti dhe arti i bukur bëhet edhe pranë nesh, ne anën tjetër të liqenit të Ohrit.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Kalorësi i bronztë, Paullina Simons

"Kalorësi i Bronztë" paraqet tmerret e sulmit gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore në Rusi dhe fatet e kryqëzuara të dy të dashuruarve. Dy motra, Tatiana dhe Dasha, ndajnë të njëjtin krevat, në një dhomë tepër të ngushtë, me vëllain dhe prindërit.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: IDK

Perandoria e Diellit, J. G. Ballard

Një libër nga ata që pasi e lexon, ke dëshirë ta lexojnë sa më shumë njerëz të tjerë, vepër e një shkrimtari të madh, e sjellë mjeshtërisht në shqip nga shkrimtari e përkthyesi Bashkim Shehu. Historia mbresëlënëse e një djali anglez njëmbëdhjetë vjeçar, Xhimit, që jetonte qetësisht bashkë me prindërit biznesmenë në Shangai.
117,27 SEK 130,30 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Jeta fillon të premten, Ioana Parvulescu

Një të premte të dhjetorit 1897, në një nga pyjet në rrethinat e Bukureshtit, shfaqet mbi dëborë një burrë pa ndjenja, i veshur në mënyrë të çuditshme, pa mjekër e me një të folur të veçantë. Edhe ai duket se nuk e kupton ku gjendet dhe ndihet i huaj. I gjithë qyteti merret me të dhe etiketimet, supozimet dhe qëllimet që i vishen janë të shumta.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Danub, Claudio Magris

Peizazhe, humor, takime e reflektime të një udhëtari sternian, që rrugëton me përkushtim e dëshirë përgjatë lumit të vjetër, që nga burimet e tij e deri në Detin e Zi, duke risjellë njëherësh në kujtesë vetë jetën dhe stinët e kulturës bashkëkohore, faktet e njohura dhe brengat e saj.
122,60 SEK 136,22 SEK
More
Në gjendje