Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Vera e nxehtë e 68-ës, Viliam Klimáček
  • Vera e nxehtë e 68-ës, Viliam Klimáček

Vera e nxehtë e 68-ës, Viliam Klimáček

OMBRA GVG

Humanizëm dhe dëshmi reale të jetëve që u ndikuan në mënyrë të pakthyeshme nga " Pranvera e Pragës" dhe nga pushtimi sovjetik.

11,05 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vera e nxehtë e 68-ës
Origjinali: Horúce leto 68
Gjinia: Roman
Autori: Viliam Klimáček
Shqipëroi: Elisa Ivanaj
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2022
Fq. 428
Pesha: 0.54 kg
ISBN: 978-9928-06-340-3
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Në pranverën e vitit 1968, Partia Ko-muniste Çekosllovake prezantoi “socializmin me fytyrë njerëzore” - i njohur botërisht si “Pranvera e Pragës”.
Qytetarët e Çekosllovakisë filluan të gëzonin lirinë e fjalës dhe të shtypit, fundin e përgjimeve, të drejtën për të udhëtuar pa autorizime dhe viza në Perëndim. Era e lirisë u ndje mbi të gjithë vendin. Por, këto reforma, që mund të ndiqeshin edhe nga vendet e tjera anëtare të Traktatit të Varshavës, nuk u pritën mirë nga udhëheqja e Bashkimit Sovjetik. Prandaj, në fundin e gushtit të 1968-ës, BRSS dërgoi gjysmë milioni trupa ushtarake dhe tanke për të pushtuar Çekosllovakinë dhe për t’i dhënë fund këtij eksperimenti politik.


Çdo qytetar duhej të bënte një zgjedhje vendimtare: të largohej nga vendi apo të qëndronte për t’i rezistuar pushtimit? Mijëra sllovakë për t’i shpëtuar ndëshkimit u arratisën nga atdheu i tyre për në Vjenë, që ishte qyteti më i afërt, ndërsa shumë të tjerë emigruan larg për në Angli, Izrael, Amerikën e Jugut, Kanada dhe në Shtetet e Bashkuara.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928063403
ean13
9789928063403
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: IDK

Gjyzlyket e arta, Giorgio Bassani

Njeriu ngjan shumë me kafshën, e megjithatë, a mund që njeriu të dorëzohet? Ta pranojë se s'është veçse një kafshë? Sërish skena e romanit të Bassani-t është qyteti i qetë e i përgjumur i Ferrarës, në Itali, qyteti i tij i lindjes, me të cilin është e lidhur tërë vepra e shkrimtarit të madh italian.
5,53 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Qiell nën flakë, Simon Sebag Montefiore

Në fillim të verës 1942, ushtria italiane në Rusi numëronte 235'000 trupa të dërguara nga Musolini si përforcime të gjermanëve, pasi nuk donte që të mbetej pas në një fitore të gjermanëve.
15,30 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Vajza pa fytyrë, Jo Nesbo

Vajza pa fytyrë më ka mbajtur me frymën pezull nga fillimi në fund». Michael Connelly Asnjë shkak të arsyeshëm, asnjë armë krimi. Rasti ideal për ta perfshirë Herri Holin në një hetim me zhvillime të papritura.
11,90 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000823

Botuesi: Ideart

Dhimbje guresh, Milena Agus

Historia e dashurisë me Veteranin në një Stacion Termal, kurorëzon brenda saj aktin e krijimit, që është njëherësh dëshira e natyrshme e gruas që dëshiron të bëhet nënë dhe ajo e mbinatyrshme e krijimit të një realiteti të ndërmjetësuar nga letërsia.
4,25 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Misteret e Klarës, Ellen Marie Wiseman

Një roman i arrirë, kushtuar një dashurie të zjarrtë dhe një jete të prerë në mes, që tregon se deri ku mund të arrijë njeriu për të mbrojtur gjënë më të shtrenjtë në jetë: dashurinë. E treguar në dy zëra, historia e rrallë e Klarës dhe e Izit, arrin të falë emocione të thella dhe një lojë psikologjike që kulmon në të papritura befasuese.
10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Eva e njerëzimit, Giovana Fletcher, Tom Fletcher

Për të janë përzgjedhur 3 kandidatë. E ardhmja e njerëzimit është në duart e saj. Ajo gjithmonë e ka pranuar fatin. Derisa takoi Bramin. Eva do që të vendosë vetë për jetën e saj. Por si mund të zgjedhë mes dashurisë dhe të ardhmes së racës njerëzore?
12,75 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Histori arratie e qëndrese, Elena Ferrante

Në vëllimin e tretë të sagës napolitane, Elena dhe Lila janë tashmë gra. Lila është martuar, ka lindur një fëmijë dhe është ndarë nga bashkëshorti i saj abuzues. Elena është larguar nga lagjja e fëmijërisë, është diplomuar dhe ka botuar një roman të suksesshëm, ngjarje që i kanë hapur dyert e salloneve intelektuale e mondane.
10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Një ballkon në pyll, Julien Gracq

Sa vjeçe je ti? – e pyeste ndonjëherë Granzhi duke i lëmuar vetullat me gisht, i befasuar nga bukuria e saj shumë më tepër sesa nga një shakullinë e papritur, duke kapsallitur sytë para një drite tejet të fortë, ndërsa ajo qeshte me atë zë gryke dhe ia prishte flokët me gishtërinjtë e lehtë.
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Abel Sançez, një histori pasioni, Miguel De Unamuno

Kjo temë, që i përket trashëgimisë së kulturës dhe që është trajtuar prej letërsisë në të gjitha zhanret, merr një trajtim të dyfishtë në këtë vepër, pasi mund të lexohet si varianti tjetër i historisë së Kainit dhe Abelit – një histori pasioni – ose si analiza e brendisë së një personazhi – historia e një pasioni.
6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Requiem, një shajni, Antonio Tabucchi

Në një gjendje midis vetëdijes dhe pavetëdijes, midis përvojës së reales dhe perceptimit të ëndrrës, pa qenë fare në gjendje të shpjegojë si e qysh, të dielën e fundit të një korriku, një njeri e sheh veten në mes të ditës në një Lisbonë të shkretë dhe zharitëse.
5,95 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

E holla vijë e kuqe, Annalisa Strada

Perla është një vajzë sportiste. Pasioni i saj i parë dhe i vetëm është vrapi, gjatë të cilit ndjehet shumë mirë. Ka një shoqe shumë të mirë, Allegra, me të cilën ndaj gëzimin, dhimbjen dhe kilogramë akulloresh. Ajo ka gjithashtu një reagim, por të çuditshëm sa herë përballet me Cesare – n, një djalë pak më i madh në moshë se ajo, edhe ai i impenjuar me...
5,10 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Pegi

Letra e harruar, Nina George

Në një barkë në brigjet e Senës, gjendet një librari lundruese e veçantë, me emrin "Farmacia Letrare". Zhan Perduja, librashitësi i saj, mendon se çdo libër është balsam për shpirtin. I vetmi njeri që, me sa duket, nuk po gjen shërim nëpërmjet letërsisë është ai vetë: prej njëzet e një vjetësh, ai jeton me kujtimin e së dashurës, e zhdukur krejt papritur...
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Zotëria i jetimëve, Adam Johnson

Pak Jun Do është biri i një nëne të zhdukur, një këngëtare e rrëmbyer dhe e dërguar në Penian për të joshur të fuqishmit e kryeqytetit, dhe i një babai të rreptë, drejtor i një jetimoreje. Në moshë të rritur, shquhet për besnikërinë dhe guximin, aq sa e bindi shtetin t'i japë mundësinë të ngjitë me shpejtësi shkallët e karrierës.
10,63 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Ajan

Hiqe këpucën!, Yasser Hareb

U zhyta në një ditë të ftohtë dhe kur iu afrova fundit të detit, rëra i ngjante një stuhie rëre shkretëtire dhe nuk arrija të shihja gjë. U rreka të prek fundin me dorë sa herë që prekja ndonjë guaskë e hidhja në rrjetën e varur në qafë.
5,10 GBP
More
Në gjendje