Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Qielli i rremë, Julio Cortazar
  • Qielli i rremë, Julio Cortazar

Qielli i rremë, Julio Cortazar

Aleph

Shpjegimi i alkimisë së fiksioneve të Cortázar-it, që shkrin fantazine me irreale me jetën gazmore te trupit dhe te mugés, jetén e imagjinates, te lire dhe pa pengesa, me jetén e kushtezuar të trupit dhe të historisë, qendron te stili. Një stil që mrekullisht shkërben rrefimin gojor, zhdervjelltésinë e rrjedhshme të së folurés sé perditshme, shprehjen spontane, pa kozmetike dhe pa vetëfryrje, té njeriut të rëndomtë...

11,56 GBP
10,41 GBP Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Qielli i rremë dhe tregime të tjera

Origjinali: El otro cielo

Gjinia: Tregime

Autori: Julio Cortazar

Shqipëroi: Aurel Plasari

Shtëpia botuese: Aleph

Viti: 2021

Fq. 365

Pesha: 0.440 kg

ISBN: 978-9928-323-21-7

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi auorin

JULIO CORTÁZAR (gusht 1914- shkurt 1984) është një nga shkrimtarët më të mëdhenj argjentinas dhe të mbarë gjuhës spanjolle të shekullit të XX-tê. Vuri 'vulën' në çdo zhanër ku shkroi; në romane. tregime, ese, drama, skenare etj. I njohur si një prej themeluesve te boom-it letrar te Amerikës Latine, vepra dhe personaliteti i tij ndikoi një sëre brezash krijues dhe lexues në dy Amerikat dhe Europé. Ne analet e kritikes letrare ai njihet si "mjeshtri modern i tregimit".

Komente

Shpjegimi i alkimisë së fiksioneve të Cortázar-it, që shkrin fantazine me irreale me jetën gazmore te trupit dhe te mugés, jetén e imagjinates, te lire dhe pa pengesa, me jetén e kushtezuar të trupit dhe të historisë, qendron te stili. Një stil që mrekullisht shkërben rrefimin gojor, zhdervjelltésinë e rrjedhshme të së folurés sé perditshme, shprehjen spontane, pa kozmetike dhe pa vetëfryrje, té njeriut të rëndomtë... Edhe gjuha e Cortázar-it eshte fiksion, e sajuar me kujdes, një artific aq efikas sa që duket natyror, nje e folur e riprodhuar e jetés, që shkon tek lexuesi duke rrjedhur drejtpërdrejt nga ato gojë dhe ato gjuhë të gjalléruara të burrave dhe grave prej mishi e gjaku, një gjuhë aq e tejdukshme dhe aq e rratshtë.. sa që ngaterrohet me ato që emërton, me situatat, me sendet, me. qeniet, me peizazhet, me mendimet, për t'i shfaqur më mirë në. autenticitetin dhe vërtetésine e tyre, si nëpërmjet një shkëlqimi te përkore që i ndriçon se brendshmi.

                                                                                                                  Mario Vargas Llosa

“Do t'i jem përhere borxh veprës së Julio Cortázar-it."

                                                                                                                  Roberto Bolaño

"Origjinale... reticente dhe kaq e fuqishme... metoda e Cortázar-it synon ta ruajë fort kontrollin mbi një botë shkelqimtare dhe me jetë sociale të sofistikuar plot sharm, por që ndën të shtrihet ajo të cilën askush nuk mundet ta veshtrojë dot në sy, ajo të cilën askush nuk mundet ta zëre n'goje."

                                                                                                                   La Repubblica

Detajet e librit
9789928323217
9789928323217
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2197

Botuesi: Dituria

Marina, Carlos Ruiz Zafon

Oskar Drai është një student i ri që po kalon vitet e adoleshencës në një kolegj të zymtë të qytetit katalanas. I mbushur me energjinë e dhimbshme tipike për këtë moshë, herë ëndërrimtar e herë aventurier, Oskarit i pëlqen t'u shpëtojë mureve mbytëse të shkollës, për të humbur në labirintet e rrugëve, shtëpive dhe ndërtesave të lagjeve që pikojnë në çdo...
6,66 GBP 7,40 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Shkretëtira e Tartarëve, Dino Buzzati

Shkretëtira e Tartareve, botuar për herë të parë në vitin 1940, është një roman monumental letërsisë italiane, me ngjarje intensive dhe sureale, dhe renditet në listën e nëqind romaneve më të bukura, të shekullit të 20 të.
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2646

Botuesi: Botimet Dudaj

Regëtimat e dritës së mëngjesit, Fabio Volo

Elena nuk është e kënaqur me jetën e saj. Martesa tërhiqet zvarrë, pa pasion dhe pa asgjë të re. Tashmë i shoqi i është bërë si vëlla. ("Nuk jetojmë bashkë, bashkë ne vrasim kohën. Menduam si budallenj se dy fatkeqësi të bashkuara mund t'i jepnin jetë një lumturie.")
7,91 GBP 8,79 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Tridhjetë e tre çaste për të jetuar, Panos Vasileiou

Ai është inteligjent, egocentrik, vetë-shkatërrues, mizogjen, i alkoolizuar dhe vetëvrasës. Kjo është arsyeja që e bën këtë roman tërheqës dhe kaq tronditës dhe njëkohësisht që të rrëmben zvarrë në një udhëtim të çuditshëm që nis nga skajet e shoqërisë dhe të çon deri në thellësitë e saj. 
9,99 GBP 11,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Të katra motrat mbretëresha, Sherry Jones

Familja është gjithçka. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Të gjitha lidhjet e tjera mund të thyhen miqësia, martesa, edhe mbretërimi përvec lidhjeve familiare. Ky është mësimi i dytë që iu mësova vajzave të mia: familja vjen e para. Për fatin tim të keq, fjalet e mia nuk iu benë dot vathë në vesh dhe i mori era, si farat e hedhura mbi token e gurtë.
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Qiellthyesi, Kenneth Oppel

Shumë shpejt, ai dhe e dashura, Kejt de Vries, përfshihen në një gjueti të rrezikshme të këtij thesari, së bashku me Halin, që hiqet si pilot i një anijeje ajrore të fuqishme, që i kap me lehtësi lartësitë dhe Nadirën, një vajzë rome misterioze, e cila pretendon se ka çelësin e thesareve të bllokuara në Hiperion.
6,66 GBP 7,40 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000058

Botuesi: Botimet Dudaj

Një jetë e qetë, Kenzaburo Oe

Ky shkrimtar origjinal, që hedh poshtë sistemin e vlerave të shoqërisë ekzistuese dhe pasqyron pyetjet dhe shqetësimet e brezit të Pasluftës, ka shkruar shumë romane, novela dhe sprova, duke u bërë një nga autorët më të njohur në mbarë botën.
6,66 GBP 7,40 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Fletorja e Majës, Isabel Allende

Maja Vidali është nëntëmbëdhjetë vjeçe dhe ka rënë në qarkun e alkoolit dhe të drogës. Në arrati nga fundërrinat e Las Vegasit, nga shpërndarësit e drogës dhe agjentët e FBI – së, zbarkon në arkipelagun e pandotur të Çioles.
9,99 GBP 11,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Ishulli i shpirtrave, Piergiorgio Pulixi

Mara nuk e harron dot padrejtësinë që i bënë në punë, që i kushtoi transferimin ndëshkues, kurse Eva, përkundrazi, dëshiron me gjithë shpirt të harrojë tragjedinë që e shtyu të linte Milanon dhe të nisej për në Sardenjë, me një biletë pa kthim.
11,66 GBP 12,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 9789928816528

Botuesi: Dituria

Gjërat njerëzore, Karine Tuil

Farelët janë një çift i pushtetshëm. Zhani, gazetar i respektuar, prezanton prej më shumë se tridhjetë vjetësh një program të famshëm politik në televizion; Klera është intelektuale, e njohur për angazhimin e saj feminist; djali i tyre, Aleksandri, studion në një universitet prestigjioz amerikan. Gjithçka duket se shkon në mënyrë të përsosur për ta. Por...
10,41 GBP 11,56 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Diçka e shkruar, Emanuele Trevi

Romë, fillimi i viteve nëntëdhjetë. Ndërsa ëndrrat e shekullit XX po i afrohen një fundi të pashmangshëm dhe Berluskoni përgatitet të marrë pushtetin, një shkrimtar tridhjetëvjeçar cinik dhe naiv, i shkujdesur dhe njëherësh i përthelluar, gjen punë në një arkiv, Fondi 'Pier Paolo Pasolini'.
6,66 GBP 7,40 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Stoneri, John Williams

Duket sikur s'është veçse thjesht një roman që flet për jetën e një djali që shkon në universitet, ku bëhet pedagog. Por në të vërtetë, është një ndër librat më magjepsës që mund t'iu rastisë të keni lexuar.
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Rënia e gjetheve, Resat Nuri Guntekin

Ali Riza Beu duke qenë në pozicionin e një vrojtuesi të pashpresë, sheh se si fëmijët e tij i largohen një e nga një atij vetë dhe moralit, kështu që duket se i ngjason një peme, gjethet e së cilës bien një e nga një.
4,16 GBP 4,63 GBP
More
Në gjendje