Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,28 GBP 13,64 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Dervishi dhe vdekja, Mesa Selimovic
  • Dervishi dhe vdekja, Mesa Selimovic

Dervishi dhe Vdekja, Mesa Selimovic

SKU000835
Papirus

Në një Kasaba të vogël në Bosnje, në periferi të Perandorisë Osmane, një Dervish mundohet të shkruajë historinë e jetës së tij. Ka dhe pak çaste. Jashtë troku i natës po afrohet bashkë me fundin e jetës së tij.

9,10 GBP
8,19 GBP Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Dervishi dhe Vdekja
Origjinali: Derviš i Smrt
Gjinia: Roman
Autori: Meša Selimović
Shqipëroi: Ben Andoni
Shtëpia botuese: Papirus
Viti: 2008
Fq. 480
Pesha: 0.581 kg
ISBN: 978-99943-976-3-1

Mbi librin

Në një Kasaba të vogël në Bosnje, në periferi të Perandorisë Osmane, një Dervish mundohet të shkruajë historinë e jetës së tij. Ka dhe pak çaste. Jashtë troku i natës po afrohet bashkë me fundin e jetës së tij. Pena i dridhet, ndërsa ajo që do të shkruajë si dëshmi të jetës, është e madhe.

Ahmed Nuredini, personazhi kryesor i "Dervishit dhe Vdekja", i ka humbur të gjitha. Fillimisht të vëllanë, pastaj veten. Qetësinë. Është futur në rrotullën e frikshme të shtetit dhe tashmë i ka ardhur fundi: Po ulem në gjunjë dhe po dëgjoj.

Në dhomën e qetë, diku tutje murit, nga tavani, nga hapësira e pashquar rreh Kudret-sahati, e në tejnatë tingëllon i pandalur fati. Po kridhem në llahtar, si uji. Të gjallët nuk dinë gjë. Më mësoni, o të vdekur, si mund të vdes pa tmerr, ose të paktën vetëm me pak llahtar. Sepse vdekja është pakuptim ashtu si edhe jeta. Në këtë pezull të pafundmë, Mesha Selimoviq, solli një nga historitë më të bukura, që është shkruar ndonjëherë në letërsinë e Ballkanit.

"Dervishi dhe Vdekja", botuar më 1966, tregoi sfilitjen shpirtërore të vetë autorit dhe ndjesinë e pamasë të fajit ndaj vëllait të tij të vrarë në Goli Otok. Vetëm se ndryshe nga Dervishi, autori mundi që ta përçojë në letërsi ankthin e tij, pasi libri u përkthye në të gjithë gjuhët e Perëndimit dhe më gjerë dhe vazhdon të ekranizohet e të vendoset shpesh në skenën e teatrit. Për autorin, pas vdekjes, u thanë shumë gjëra, por në një pikë ish-bashkëkohësit e tij ishin të bashkuar: Dervishi duhet ta përcillte Selimoviqin tek Nobeli... Këtë rrekej të më shpjegonte gjashtë vjet më parë boshnjakja Merima në Skadarlija, kur më shikonte që po merresha me librin. "Nuk do të mundesh kurrë ta kuptosh si duhet dhe jo më ta përkthesh", më qesëndiste me ndjesinë e pronës mbi autorin. Në fakt, dikush, pa zë, ishte munduar.

Dyzet vjet më parë mësuesi Tajar Hatibi kishte filluar librin, për të mbaruar një variant parësor me poetin Esat Mekuli. Atë ditë, vërtet, mikja ime më kishte shtyrë të bëja të kundërtën, siç ndodh rëndom me qenien njerëzore. Ishte dita e parë e përkthimit të "Dervishit dhe Vdekjes", një ëndërr, që do gjallonte pas takimit me botuesin e "Papirus", pak muaj më vonë.

Komente mbi librin

"Selimović përsosi teknikën e monologut të brendshëm duke thurur një ligjërim të kthjellët që e bën "Dervishin" një poemë të mahnitshme në prozë, në mos një paraqitje letrare të mjeteve qiellore të shprehjes, të cilat duan të arrijnë Sufitë. Puna e tij është qartësisht më e mira për t'i ndihmuar të huajt të kuptojnë identitetin mysliman të Bosnjës në të shkuarën, në të tashmen dhe në të ardhmen."

Stephen Schwarz, The New Criterion

"Romani u flet lexuesve bashkëkohorë me të gjithë forcën e vuajtjeve dhe mundimeve të shekullit të njëzetë dhe ky është mesazhi i tij më i madh."

Dragan Milivojevic, World Literature Today

"Dervishi dhe Vdekja" është një kryevepër, një studim psikologjik imponues dhe një roman magjepsës që i afrohet poezisë me intensitetin e gjuhës së tij. Vështirë të besohet se u deshën 30 vjet për ta parë të përkthyer në anglisht."

Danny Yee, Northwestern University Press

Mbi autorin

Autori boshnjako – serb Mesha Selimoviq (Mehmedalija "Meša" Selimović) (26 Prill 1910 - 11 Korrik 1982) mbetet një nga shkrimtarët më të mëdhenj të Evropës Juglindore. "Unë rrjedh nga një familje myslimane e Bosnjës, ndërsa nga etniteti jam serb. I takoj letërsisë serbe, ndërsa për sa i përket letërsisë boshnjake, së cilës i takoj gjithashtu, atë e konsideroj vetëm si denotim gjeografik të letërsisë, dhe jo njësi të veçuar nga ajo serbo-boshnjake".

Mbasi mbaroi studimet për gjuhën dhe letërsinë serbe në Universitetin e Beogradit më 1930, Selimoviq shkroi në gjuhën serbo-kroate. Dialekti i tij i shkruar ka influencuar sot gjuhën standarde, e cila përdoret në Bosnje. Puna e tij më e njohur "Dervishi dhe Vdekja" (Botuar më 1966) lidhet me Bosnjën e Hercegovinën dhe me kulturën e banorëve myslimanë në një nga pjesët otomane të Bosnjës. U arrestua që në fillim të luftës në vendlindjen e tij në Tuzlla për antifashizëm dhe për dy vjet ishte në burg.

Pas lirimit, u bë një nga emisarët kryesorë të antifashizmit në Tuzlla, ku sot i kanë ngritur një shtatore. Gjatë luftës, vëllai i Meshës u pushkatua pa gjyq, me akuzën për vjedhje nga komunistët. Letra dhe përpjekja e Meshës në mbrojtje të tij dështoi e pafat. Ishte tamam sfilitja shpirtërore dhe ndjesia e fajit ndaj vëllait, ajo që i dha jetë romanit të tij "Dervishi dhe Vdekja", ku personazhi kryesor i veprës, Ahmet Nuredin, i trajtuar disi në formën e "Procesit" të Kafkës, sipas kritikës, rreket më kot të shpëtojë vëllanë, që e kanë vrarë ndërkohë.

Paslufta e gjen në Beograd, por më pas zhvendoset në Sarajevë, ku është profesor në Shkollën e Lartë të Pedagogjisë dhe në Fakultetin e Filologjisë, drejtor artistik i "Bosna Film", shef i seksionit të dramës në Teatrin Kombëtar dhe pastaj kryeredaktor i "Svjetlost". Këtu filloi një konflikt i tij me intelektualët dhe politikanët vendës dhe vitet e fundit i mbylli në Beograd. Ishte që në të gjallë tepër i vlerësuar, por njëkohësisht edhe disi i tërhequr. "Unë nuk zgjedh dot atë që jam. Nuk zgjedh në fakt asgjë, as lindjen, as familjen, as emrin, as qytetin, as popullin, të gjitha më janë imponuar. Akoma më e çuditshme është se çfarë më imponohet kur transformohem për dashurinë. Sepse, vërtet diçka mund të jetë imja, por e gjitha mbetet e çuditshme dhe përshtatja me rrugicën, qytetin, fundin, qiellin që shikoj mbi vete që nga fëmijëria. E gjitha nga llahtari i boshllëkut, nga bota e ngelur pa mua. Unë atë e mbërthej, e imponoj, në rrugicën time është njësoj, në qiell shpresa për mua është njësoj, por nuk dua të di që është njësoj,e i frymoj atij dashurinë, që të ma rikthejë sërish pas", shkruan diku.

"Dervishi dhe Vdekja" e Mesha Selimoviq u përkthye që në të gjallë të tij në të gjitha gjuhët e Perëndimit, në disa gjuhë të Lindjes dhe është ekranizuar disa herë. Në shqip ka ardhur për herë të parë nga Esat Mekuli dhe Tajar Hatibi botuar në vitin 1968 në Prishtinë. Çdo kapitull i romanit të tij hapet me një varg Kuranor.

 

Detajet e librit
SKU000835
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Aleph

Lufta ime, vol.1, Karl Ove Knausgaard

Provokues i skajshëm, i pamëshirshëm në realizmin vetjak, kjo kryevepër ala Marcel Proust - sepse prej A la recherche du temps perdu të Proustit është frymëzuar - e rrallë për nga origjinaliteti dhe trysnia e brendshme letrare, është një vepër e parezistueshme për lexuesin e shekullit të ri. 
9,82 GBP 10,91 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dukagjini

Kape lepurin, Lana Bastašić

Një histori prekëse rreth humbjes, harresës dhe miqësisë femërore: ajo që fillon si një udhëtim rrugor bëhet një udhëtim nëpër të kaluarën, pasi dy gratë nisen për të gjetur Armin, vëllain e Lejlës, i cili u zhduk në fund të Luftës së Bosnjës
7,37 GBP 8,19 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2105

Botuesi: Dituria

Emri i trëndafilit, Umberto Eco

Vepra më e njohur letrare e Umberto Ecos, Emri i trëndafilit, i jepet përsëri lexuesit, por në një ribotim të riparë e të përpunuar pas 32 vjetësh nga vetë autori. "Ky nuk është një rishkrim", – thotë Eco në një intervistë. "Është një pëmirësim kozmetik, por disa portete kanë pësuar më shumë se një tualet."
12,28 GBP 13,64 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Burri që nuk ishte vrasës, Hjorth&Rosenfeld

Sebastian Bergman-i është një burrë i zhytur në dëshpërim. Ka humbur gruan dhe djalin në cunamin që shkatërroi arkipelagun indian, ka hequr dorë nga puna si psikolog e dizenjues profile-sh psikologjikë, ka rifilluar zakonin e vjetër duke sjellë çdo natë nga një grua të re në shtrat…
11,37 GBP 12,73 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Egërsia, Nicola Lagioia

Disa orë më vonë, kur ta gjejnë rrëzë një parkingu shumëkatësh, do të zbulohet edhe identiteti i saj: është Klara Salvemini, vajza e madhe e ndërtuesit më të fuqishëm të zonës. Të gjithë mendojnë se ka vrarë veten. Të jetë vërtet kështu? Çfarë e lidhte Klarën me biznesin e të atit?
9,82 GBP 10,91 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Kopshti i harruar, Kate Morton

Në vitin 1913, një vocërrake braktiset në një anije të nisur nga Anglia drejt Australisë. Ajo mbërrin atje fillikat, me një valixhe të vogël dhe një libër të mrekullueshëm me përralla. Vajza rritet nga kapiteni I portit dhe e shoqja, si të ishte vajza e tyre.
10,64 GBP 11,82 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Persepolis, Marjane Satrapi

"Persepolis" paraqet një portret të paharrueshëm të përditshmërisë dhe kontrasteve tronditëse midis jetës publike dhe asaj private në Iran. Sytë fëmijërorë të autores bëhen dëshmitarë të perandorëve të rrëzuar, të martirëve dhe të fshikullimeve të sanksionuara nga shteti.
9,82 GBP 10,91 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Virgjëresha holandeze, Marente De Moor

Në verën e vitit 1936, Zhaku, një mjek holandez e dërgon të bijën tetëmbëdhjetëvjeçare, Janën, të qëndrojë në shtëpinë e gjermanit Egon Fon Boetigerit, një mik i tij i rinisë. Mjeshtër i skermës, Egon Fon Boetigeri, i kalon ditët në një shtëpi fshati, ku organizon ndeshje të ndaluara skerme me studentë.
6,55 GBP 7,28 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Unë rrëfehem, Jaume Cabre

Një roman universal. Një vepër komplekse dhe njëherësh e rrjedhshme në lexim. Epiqendra është Barcelona e ditëve tona, por në shtjellat e këtij rrëfi mi, që zgjerohen e ngushtohen si në një frymëmbajtje të shqetësuar, zëri i protagonistit që rrëfen mëkatet e veta ndërthuret me zëra personazhesh nga epoka të tjera: me tmerret e Inkuzicionit apo të kampeve...
10,64 GBP 11,82 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Qeni, Joseph O'Neill

Në këtë roman të jashtëzakonshëm, sa komik, aq edhe të thellë në aspektin filozofik, autori i vlerësuar i romani "Netherland", zbulon konturet e fshehura të një qyteti – stoli në Lindjen e Mesme dhe dilemat e heshtura të njeriut modern.
7,37 GBP 8,19 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2557

Botuesi: Pegi

Parajsa e gogoleve, Daniel Pennac

Daniel Pennac ka botuar mbi 30 libra duke përfshirë këtu romane për të mëdhenj e të vegjël, eseistikë dhe libra me ilustrime. Ka fituar çmime të rëndësishme, ka qenë autor bestseller ndërkombëtar dhe është përkthyer në mbi 30 gjuhë.
6,55 GBP 7,28 GBP
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001584

Botuesi: Poeteka & Ideart

Hotel Grand, Renato Baretic

Rrethuar nga prostitutat ukrainase dhe klientët e tyre, në shoqërinë e truprojës personale Martinit, bashkëmoshatares Halja dhe mikut të shkollës Zele, Filipi merr njohuritë e para për seksin dhe tërheqjen seksuale e njëkohësisht me to edhe për lidhjet e errëta midis krimit dhe politikës.
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2215

Botuesi: Onufri

Histori të tmerrshme dashurie, Millorad Paviq

Famën ndërkombëtare ia solli romani "Fjalori Kazar" (1984), i cili u bë bestseller. Librat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. M. Paviq zotëronte gjuhët kryesore europiane, si dhe disa gjuhë të vjetra. Ka përkthyer Pushkinin dhe Bajronin në serbisht. Ka qënë nominuar disa herë për çmimin "Nobel". Ka vdekur në Beograd më 30 nëntor 2009 nga...
6,55 GBP 7,28 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2677

Botuesi: Onufri

Fjalori Kazar, Millorad Paviq

Ç'kryevepër e mistershme, e çartur deri në harbim, e përçmueshme deri në absurd... Ky trillim artistik mjeshtëror, që e tejkalon vlerën e orgjinalit të paqenë; shkurt një histori e larmishme e shkëlqyer, e thurur prej një rrëfimtari homerik të përkryer.
7,86 GBP 8,73 GBP
More
Ka mbaruar