Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Dashuri e vone, Isaac Bashevis Singer
  • Dashuri e vone, Isaac Bashevis Singer
  • Dashuri e vone, Isaac Bashevis Singer

Dashuri e vonë, Isaac Bashevis Singer

SKU000763
Onufri

Kam vënë re dhe jam i kënaqur që novela mbahet prapë e gjallë sot. Kjo tregon përsëri sfidën më të madhe të një prozatori dhe arritjen më të madhe të tij, nëse ai ia del mbanë të shkruajë shkurt dhe me imagjinatë.

9,63 CHF
8,67 CHF Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Dashuri e vonë
Gjinia: Novela
Autori: Isaac Bashevis Singer
Shqipëroi:Helena Kadare
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2009
Fq. 256
Pesha: 0.471 kg
ISBN: 978-99943-42-77-8

Koment nga autori

Letërsia është një histori dashurie dhe fati përzier bashkë, një përshkrim i uraganit të çmendur të pasioneve të njeriut dhe i luftës që bën me to. Kam vënë re dhe jam i kënaqur që novela mbahet prapë e gjallë sot.

Kjo tregon përsëri sfidën më të madhe të një prozatori dhe arritjen më të madhe të tij, nëse ai ia del mbanë të shkruajë shkurt dhe me imagjinatë. Përsa i përket gjuhës jidishte, ajo ende nuk është thithur në vorbullën e asimilimit, shenjë kjo për mua, që tregon se kështu do të ndodhë edhe për minoritetet e tjera, gjuhën dhe kulturën e tyre.

Mbi autorin

Isaac Bashevis Singer u lind më 1904 pranë Varshavës në një familje shumë të vjetër hasidike. Më 1933, ai emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ëshë autor i disa veprave të admirueshme, të vlerësuara lart në të gjithë botën, të shkruara prej tij në gjuhën jidishe.

Midis tyre veçojmë: "Skllavi", "Magjistari i Lublinit", "Hije mbi Hudson", "Familja Moskat", "Manuari" etj. i botuar në 22 gjuhë të botës, vepra e tij njihet në vendin tonë nga përmbledhja me tregime "Dashuri e vonë". Në vitin 1978, Singeri mori çmimin Nobel për ansamblin e veprave të tij.

 

Detajet e librit
SKU000763
9789994342778
9789994342778
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001138

Botuesi: Botimet Dudaj

Zjarri, Katherine Neville

Shqipëri, viti 1822: tridhjetë vjet pas Revolucionit Francez, e gjithë Europa po qëndronte pezull në prag të Luftës Greke për Pavarësi. Ali Pasha, një sundimtar i fuqishëm i Perandorisë Otomane, e kishte zemëruar sulltanin dhe gjendej tashmë në prag të një sulmi nga forcat turke.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: IDK

Sonatë për shumë tamburë, Olga Tokarczuk

Një galeri e pasur personazhesh të paharrueshëm: njerëz që duket sikur i janë dorëzuar banalitetit të një jete monotone, por që në të vërtetë fshehin përbrenda dëshirën e zjarrtë për t’u kuturisur në kërkim të të panjohurës, të diçkaje ndryshe.
8,67 CHF 9,63 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Lista e dëshirave të mia, Gregorie Delacourt

Zhoslina jeton në një qytezë të vogël në Francë. Ajo ka një dyqan të vogël tekstilesh dhe ka rritur dy fëmijë. Kohët e fundit ka filluar të pyesë veten se çfarë ndodhi me gjithë ëndrrat që kishte kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeçe. A mund të kishte qenë ndryshe jeta e saj?
4,82 CHF 5,35 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dukagjini

Dorëshkrimi fanariot, Doina Ruşti

Një roman me personazhe pafund, me një ngjarje jashtëzakonisht interesante – një rikonstruktim i një historie (dashurie) – “Dorëshkrimi fanariot” është konsideruar, me të drejtë, vepra më e mirë e autores, e cila ka shprehur interesim të theksuar për historinë e Bukureshtit të shek. XVIII.
15,41 CHF 17,12 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Salla e ujqërve, Hilary Mantel

Anglia e fillimit të vitit 1520 është një hap larg nga katastrofa. Nëse ndodh që mbreti vdes pa një trashëgimtar mashkull, vendi mund të shkatërrohet nga lufta civile. Henri VIII përpiqet të anulojë martesën e tij njëzetvjeçare dhe të martohet me Ana Bolenën, por Papa dhe pjesa më e madhe e mbretërve të Europës i kundërvihen.
17,33 CHF 19,26 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Shtëpia e takimeve, Martin Amis

Libri flet për historinë e pazakontë të dy vëllezërve të cilët bien në dashuri me të njëjtën grua. Një "trekëndësh dashurie" siç e quan autori që në fillim. Dilema është: Kë do të zgjedhë Zoja, një femër e bukur hebreje, vëllain e madh, ish-partizan, i pashëm, i fuqishëm, me emër apo vëllain tjetër Leon, më të vogël në moshë, thatanik, i shëmtuar dhe pa...
8,19 CHF 9,10 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Bungalow, Danielle Steel

Lexuesit besnikë të Danielle Steel do të mrekullohen me historinë e këtij libri – një grua e një nënë e dedikuar përballë aventurave dehëse të jetës hollivudiane.
8,67 CHF 9,63 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001185

Botuesi: Botimet Dudaj

Burra që urrejnë gratë, Stieg Larsson

Një libër mahnitës, që do t'ju mbajë zgjuar deri në agim. Historia e familjes Vanger është një histori e gjatë, e kobshme, mbushur me urrejtje, grindje familjare dhe kurnacëri të paimagjinueshme, që do t'i bëjë historitë e Shekspirit të ringjallen pikërisht aty. 
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Karnavalet e M. M. Bahtinit, Lao Ma

Në këtë libër lexuesit i jepen tri drama të pazakonta të shkrimtarit kinez Lao Ma: “Karnavalet e M. M. Bahtinit”, “Sokrati”, “Ushtari i mirë Shvejk”. Heronjtë e këtyre dramave, të vendosur në titullin e secilës prej tyre, përgjithësisht janë të njohur për lexuesin.
5,78 CHF 6,42 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Vajza e Pirenejve, Kristin Hannah

Romani “Vajza e Pirenejve” është një libër për luftën, lirinë, guximin dhe dashurinë. Ndjenjat më sublime të ndërfutura në vepër, gërshetohen me luftën dhe japin nuanca nga më të larmishmet.
13,48 CHF 14,98 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Virgjëresha holandeze, Marente De Moor

Në verën e vitit 1936, Zhaku, një mjek holandez e dërgon të bijën tetëmbëdhjetëvjeçare, Janën, të qëndrojë në shtëpinë e gjermanit Egon Fon Boetigerit, një mik i tij i rinisë. Mjeshtër i skermës, Egon Fon Boetigeri, i kalon ditët në një shtëpi fshati, ku organizon ndeshje të ndaluara skerme me studentë.
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Motra e mirë, Sally Hepworth

Fern Kasëlli punon në bibliotekën shtetërore të Bejsajdit. Tri herë në javë darkon me motrën binjake, Rozën. Shmang sa të jetë e mundur turmat, dritat dhe zhurmat e forta. Ferni ka një jetë të ndërtuar me kujdes dhe prishja e rutinës mund të jetë… e rrezikshme.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000603

Botuesi: Skanderbeg Books

Të njohësh një grua, Amos Oz

Agjenti i shërbimeve sekrete izraelite, Joel Ravid, duhet të ndërrojë banim dhe të jetojë në periferi pas daljes së tij në pension. Atij i duhet ta shkojë jetën me të bijën, të ëmën dhe të vjehrrën, pas vdekjes aksidentale të së shoqes.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000721

Botuesi: Onufri

Certifikata, Isaac Bashevis Singer

Davidi ngjan sikur të ishte vëllai binjak i Singerit. Në moshën 19 vjeçare, pa një lek në xhep, ai vjen në Varshavë të provojë fatin. Tek ai ka dy pasione të forta: gratë dhe letërsia. Tragjik, komik, tërheqës, brengosës ai na çon gjithë kohës nga e qeshura në lot.
8,67 CHF 9,63 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000724

Botuesi: Onufri

Shosha, Isaac Bashevis Singer

Romani "Shosha", një bestseller ndërkombëtar dhe romani i preferuar i vetë autorit, është një histori dashurie që nuk harrohet lehtë, e vendosur në Varshavën çifute, në vigjilje të shkatërrimit të saj.
8,67 CHF 9,63 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001582

Botuesi: Skanderbeg Books

Rrëfim për dashurinë dhe errësirën, Amos Oz

"Rrëfim për dashurinë dhe errësirën" është një sagë familjare dhe një nga librat autobiografikë më të bukur të shkruar ndonjëherë në historinë e letërsisë. Është historia e një fëmije që rritet në një qytet të ndarë nga lufta, siç Jeruzalemi i mesit të shekullit të kaluar, në një apartament të ngushtë.
19,26 CHF 21,40 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2322

Botuesi: Botimet Dudaj

Gruaja që i arratisej lajmit të keq, David Grossman

Ora po bëhet gati të festojë lirimin nga shërbimi ushtarak të birit të saj, Oferit, por ai kthehet sërish në front për një operacion të madh. Në një çast hidhërimi e krize mendore të pashpjegueshme, ajo niset për në Galile, pa u lënë asnjë njofitm paraprak "lajmëtarëve", të cilët mund të sjellin lajmin më të keq që mund të dëgjojë një nënë.
15,41 CHF 17,12 CHF
More
Ka mbaruar