Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,28 GBP 13,64 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Liqeni i erresires, Ruth Rendell
  • Liqeni i erresires, Ruth Rendell
  • Liqeni i erresires, Ruth Rendell

Liqeni i erresires, Ruth Rendell

SKU000732
Onufri

Gdhendja psikologjike e personazheve, mjeshtëria e rrallë e thurjes së subjektit, thjeshtësia mbresëlënëse e stilit dhe sidomos përplasja mes "anormalitetit" të individit dhe "normalitetit" të shoqërisë bëjnë që lexuesi "t'ia falë" shkrimtares fundin gjithnjë tragjik të personazheve të romaneve të këtij lloji.

4,55 GBP
4,09 GBP Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Liqeni i errësirës
Origjinali: The Lake of Darkness
Gjinia: Roman
Autori: Ruth Rendell
Shqipëroi: Rudi Bobrati
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2005
Fq. 248
Pesha: 0.33 kg
ISBN: 978-99943-32-33-3

Mbi autoren

Ruth Rendell, edhe pse konsiderohet mbretëresha e krimit, e ka transformuar, siç thotë kritika këtë zhanër letrar, duke lëvruar një fushë me traditë shumë të pasur në vendin e saj, veçanërisht me autore femra: duhet të përmendim këtu Agatha Christie (1890 – 1976), Dorothy Sayers (1893 – 1957), P.D. James (1920), Patricia Highsmith (1921 – 1995) etj. Si për të ecur me kohën, ajo e veshi këtë gjini me një tipar të ri: trillin psikologjik. Është pikërisht ky tipar që e dallon më shumë Rendellin nga shkrimtarët e tjerë të krimit dhe të misterit. Asnjëherë e kënaqur me një përshkrim të thatë, ajo depërton thellë në psikikën njerëzore me një stil krejt të qartë e mbresëlënës.

Megjithëse e filloi karrierën me formën më klasike të romaneve angleze, hetimin policor të një krimi, ajo e pasuroi atë si me depërtimet psikologjike, ashtu edhe me brengosjet e saj për shoqërinë. Ajo kurrë nuk zbret në nivelin e polemikës, megjithatë tabloja që ajo ka krijuar për shoqërinë britanike që nga mesi i viteve '60 të shekullit të kaluar nuk është aspak asnjanëse. Për lexuesin është e qartë se shumë dukuri që ajo vëren, e dëshpërojnë ose e shqetësojnë, por reagimet e saj kalojnë gjithmonë përmes filtrit të personazheve; ajo vetëm tregon, asnjëherë nuk predikon.

Me një stil të pakrahasueshëm dhe me një endje jashtëzakonisht fine të subjektit, lexuesi nuk e kupton se si njësohet menjëherë me personazhin kryesor, se si përjeton njëlloj me të, por nuk e kupton plotësisht se e keqja është parathënë... Atmosfera e të gjithë këtyre romaneve është shumë klaustrofobike, megjithatë, çuditërisht po aq tërheqëse.

Kthesa e papritur e subjektit në faqet e fundit, gjithmonë e pranishme, është gjithashtu një nga pikat e forta të shkrimtares. Gdhendja psikologjike e personazheve, mjeshtëria e rrallë e thurjes së subjektit, thjeshtësia mbresëlënëse e stilit dhe sidomos përplasja mes "anormalitetit" të individit dhe "normalitetit" të shoqërisë bëjnë që lexuesi "t'ia falë" shkrimtares fundin gjithnjë tragjik të personazheve të romaneve të këtij lloji...

Edhe sikur dy llojet e romaneve që shkruan Rendell të mos ishin të mjaftueshme, në vitin 1986 ajo botoi "A dark adapted eye", me pseudonimin Barbara Vine. Librat e shkruar nën këtë emër, megjithëse përsëri të zhanrit të misterit, janë zakonisht tri apo katër herë më të gjatë dhe po aq me komplekse sa trillet psikologjike. Ato përfshijnë disa breza, dhe përgjithësisht krimi është varrosur thellë në të shkuarën e largët.

Në këto libra sensi i vendit është akoma edhe më i fortë dhe nganjëherë merr po aq rëndësi sa edhe vetë personazhet. Shumë pak shkrimtarë arrijnë që edhe pas dyzet vjet krijimtarie dhe me rreth 60 libra të botuar, çdo libër i ri t'u përfshihet menjëherë në listën "bestseller" si Rendelli. Ndoshta kyçi i suksesit është aftësia e shkrimtares për t'u paraqitur gjithnjë ndryshe, gjithnjë me një subjekt të ri që nuk ngjan me ato të librave të mëparshëm dhe si rrjedhojë gjithnjë e paparashikueshme.

Komente mbi autoren

"Një nga romancieret më të mëdha aktualisht në gjuhën angleze, Ruth Rendell, është anatomistja e përkryer e psikikës njerëzore që heton përtej të dukshmes për të zbuluar vuajtjet e fshehta individuale dhe vizionet e shtrembra, të cilat ndryshojnë mënyrën se si ne vështrojmë botën përreth."

Val McDermit

"Ruth Rendell është jo vetëm tregimtarja më e mirë e zhanrit të krimit, por një nga romancieret më të mira që shkruajnë në gjuhën angleze."

Gerald Kaufman, "Scotsman"

"Depërtimet psikologjike të Rendell – it të bëjnë kaq shumë për vete sa mund të harrosh lehtë se ç'mjeshtre e përsosour e subjektit është ajo."

The Times

"Ruth Rendell e ka transformuar zhanrin letrar të krimit. Ajo përdor aftësitë e saj të pakrahasueshme për të përzier aspektet e përditshme e të zakonshme të jetës me nxitjet e forta dhe të errëta të dëshirës dhe lakmisë, obsesionit dhe frikës."

Anthony Clare, "Sunday Times"

 

Detajet e librit
SKU000732
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: K1R3P7

Botuesi: Bota Shqiptare

Central Park, Guillaume Musso

Alisa dhe Gabrieli nuk kanë asnjë kujtim nga nata e shkuar... por as e kanë harruar atë. Nju Jork, ora 8 e mëngjesit. Alisa, një vajzë e re parisiane, dhe Gabrieli, pianist xhezi amerikan, zgjohen të prangosur me njëri-tjetrin në një stol në Central Park.
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Mbreti i Shelgjeve, Zogjtë e Muzave, Meelis Friedenthal

Mori një penë pate dhe bojë nga sënduku i tij dhe shkroi me nxitim në një fletë letre të bardhë. Një mbret, shelgje, një ndërtesë në formë qivuri. Ai e dinte nga përvojat e kaluara se pa patur një pikë referimi, ëndrrat e tij shumë shpejt do të harroheshin, madje edhe kujtimi i tyre nuk do të mbetej më.
6,55 GBP 7,28 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Sharlota, David Foenkinos

Ky roman i veçantë rrëfen historinë e artistes Sharlotë Salomon, e lindur në prag të Luftës së Dytë Botërore në Berlin, në një familje hebraike dhe të traumatizuar nga disa tragjedi të brendshme. E dashuruar pas artit dhe vetë jetës, Sharlota rritet, edukohet dhe dashurohet marrëzisht në Gjermaninë e fillimit të nazizmit.
6,55 GBP 7,28 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Djali me pizhame me vija, John Boyne

Nëse filloni ta lexoni këtë libër, do të nisni një udhëtim me një djalë nëntë vjeçar i quajtur Bruno. (Edhe pse ky nuk është një libër për nëntë vjeçarët.) Por herët apo vonë ju së bashku me Brunon do të arrini te një “mur”. Mure të tilla ekzistojnë në gjithë botën. Urojmë që juve nuk do t’ju duhet të kaloni një mur të tillë.
9,82 GBP 10,91 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Testamentet, Margaret Atwood

Te “Testamentet” na zbulohet ana e saj më intime, më e fshehtë dhe  autentike. Falë retrospektivës në të shkuarën, shohim të rindërtohet origjina e  Galaadit. Nuk bëhet më fjalë për mungesën e grave pjellore si shkak i parë i  distopisë, sesa për mbizotërimin meskin të një gjinie mbi tjetrën.
12,28 GBP 13,64 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001083

Botuesi: Onufri

Hakmarrja e Enverit, Carl S. Wibye

Simon Murra, një norvegjez me prejardhje shqiptare që punon në sektorin e naftës, merr një ofertë tunduese nga Shqipëria, për të marrë pjesë në nxjerrjen e naftës atje. Kundër dëshirës së tij, ai lidhet me një rreth të vjetër farefisnor dhe intriga politike në nivel të lartë. 
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Ari i rremë, Maro Douka

Ndryshimi i regjimit në Greqi ishte një epokë kalimtare dhe fluide, plot kundërshtime dhe surpriza... Secili më vete dhe të gjithë së bashku kërkonin të pagabueshmen. Disa kërkonin shpërblime dhe disa heshtnin... Pikërisht në atë kohë shfaqet prozatorja e re Maro Douka, që me "Arin e rremë" hap perden dhe e vë gishtin në plagë.
6,55 GBP 7,28 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Nënshtrimi, Michel Houellebecq

Francë, viti 2022. Pra, shtatë vjet pas 7 janarit tronditës të këtij viti, kur sulmi terrorist mbi revistën satirike Charlie Hebdo, ndodhi po ditën e publikimit të "Nështrimit". Libri u shit qysh në orët e para në mënyrë marramendëse, si rrallë ndonjë autor francez deri më sot, dhe vazhdon ende të jetë ndër librat më të shitur e më të përfolur në botë.
7,37 GBP 8,19 GBP
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001185

Botuesi: Botimet Dudaj

Burra që urrejnë gratë, Stieg Larsson

Një libër mahnitës, që do t'ju mbajë zgjuar deri në agim. Historia e familjes Vanger është një histori e gjatë, e kobshme, mbushur me urrejtje, grindje familjare dhe kurnacëri të paimagjinueshme, që do t'i bëjë historitë e Shekspirit të ringjallen pikërisht aty. 
9,82 GBP 10,91 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001480

Botuesi: Botimet Dudaj

Vajza që luante me zjarrin, Stieg Larsson

Lisbetë Salanderi, gjeni në kompjuter dhe grua e pavarur, ka mësuar të përdorë çdo armë të mundshme për arritjen e qëllimeve të saj. Ajo nuk harron e nuk fal dhe kur zbulon korrupsion apo abuzim, sidomos me gratë, është e pamëshirshme.
9,82 GBP 10,91 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2193

Botuesi: Dituria

Hipnotizuesi, Lars Kepler

Quhet Erik Maria Bark dhe ishte hipnotizuesi më i famshëm në Suedi. Por më pas gjithçka shkoi tmerrësisht keq dhe jeta e tij qëndronte një hap larg humnerës. Premtoi publikisht të mos e praktikonte më kurrë hipnozën dhe për 10 vjet e mbajti këtë premtim. Deri sot.
10,23 GBP 11,37 GBP
More
Ne gjendje