Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Pas xhamit të dyfishtë, Halldora Thoroddsen
  • Pas xhamit të dyfishtë, Halldora Thoroddsen

Pas xhamit të dyfishtë, Halldora Thoroddsen

Pegi

Nga dritaret e mirëizoluara me xhama të dyfishtë të apartamentit të saj në Reikjavik, një grua e moshuar vështron jetën nga e cila ndihet tashmë e përjashtuar. Një jetë e vrullshme dhe e zhurmshme që vazhdon ta tërheqë, të ngrejë pyetje e të ushqejë urinë e saj për të tjera ditë dhe dëshirën e saj për të qenë pjesë e së tashmes.

57,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Pas xhamit të dyfishtë
Origjinali: Tvöfalt gler
Gjinia: Roman
Autori: Halldóra Thoroddsen
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2019
Fq. 90
Pesha: 0.127 kg.
ISBN: 978-9928-233-62-2

Mbi librin

Nga dritaret e mirëizoluara me xhama të dyfishtë të apartamentit të saj në Reikjavik, një grua e moshuar vështron jetën nga e cila ndihet tashmë e përjashtuar. Një jetë e vrullshme dhe e zhurmshme që vazhdon ta tërheqë, të ngrejë pyetje e të ushqejë urinë e saj për të tjera ditë dhe dëshirën e saj për të qenë pjesë e së tashmes.

Ajo është e ve, ka fëmijë që e duan, por që bëjnë prej kohësh jetën e tyre, ka nipër tashmë të rritur e gjithmonë më të largët. Jeta e saj monotone lëkundet kur hyn në skenë një burrë, bashkëmoshatar, i ndarë nga e shoqja, i cili, pa ndrojte, e miklon dhe e kërkon, duke e bërë të ndjejë edhe një herë dalldinë e dëshirimit dhe përkrahjes.

Por, a është e pranueshme, e dëshirueshme, apo edhe thjesht e mundur, të dashurohesh në moshën e saj? Çfarë mund t'i ofrojë dashuria dy jetëve vetmitare në perëndimin e tyre? Pse pasioni i të moshuarve mbetet një tabu, edhe në sytë e miqve dhe familjarëve, diçka që duhet mohuar ose kritikuar si një kapriço.

“Pas xhamit të dyfishtë” është një këngë dashurie delikate për gjallërinë e shpirtit që nuk i bindet vyshkjes së trupit, një rrëfim poetik e i ndjeshëm për largësinë e panevojshme që krijohet midis brezave e që mohon ndjenja të cilat nuk plaken kurrë.

Fragment nga libri

Është një histori e vjetër, një burrë takon një grua. Vetëm kaq dimë të bëjmë?... Sigurisht, nuk kishte dëshirë t’i kthehej rinisë. E ka kuptuar çfarë duan të gjithë, pasi kapërcehet gjysma e jetës.

Është e rëndësishme të hiqesh sikur je aty, i pranishëm, qoftë edhe me përpjekje mbinjerëzore. Të qeshurat duhet ta gënjejnë vdekjen... dhe vdekja me mefshtësinë e saj mendon: prit pak, këtu nuk ka vend për mua... këtu janë të gjithë shend e verë.

Komente mbi librin

"”Pas xhamit të dyfishtë” është një rrëfim delikat dhe i fuqishëm për faktin që nevoja për lidhje dhe kontakt është dominus i njeriut, deri në fund të jetës së tij.”

Corriere della Sera

“Thoroddsen, tregimtare dhe poete islandeze, ka shkruar një roman të shkurtër dhe të gjallë, një dritare të hapur mbi mendimet e një gruaje që po arrin perëndimin e jetës, por që ka një vështrim të ndritur si agimi.”

Io Donna

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928233622
ean13
9789928233622
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Arka e Noes

Kremlini prej sheqeri, Vladimir Sorokin

Me mijëra prej këtyre kremlinësh u shpërndahen në Sheshin e Kuq fëmijëve fatlumë, por njëri syresh bie edhe në duart e disidentëve të cilët kënaqen me Kremlinin prej sheqeri në një prej mbledhjeve të tyre të fshehta.
103,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Gaid Margot

Na ishte njëherë një vit i mbrapshtë, John Fante

Isha i deformuar, një gungë po më fryhej nga mbaskreje, hundën e kisha te kërthiza, sytë në birë të bythës. Imë ‘më qe një gomaricë, një lopë, një dosë, një pulë, një dhi. Gjinia e saj ishin tutsa, hajna, kurva, të fandaksur që do i sosnin ditët në azile të lojturish. 
57,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000902

Botuesi: Papirus

Dielli i Skortave, Laurent Gaude

Historia është një bosht gjigand, një bosht manjetik që i bën t'i vijnë rrotull, t'i afrohen e t'i largohen pa pushim, porsi bletët në koshere sendet e njerëzit, natyrën e gjithçka tjetër të konceptueshme, të prekshme e të paprekshme.
80,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Dita e parë e jetës sime, Paolo Genovese

Një burrë, dy gra dhe një vogëlush, të bindur se kanë prekur fundin, takojnë një personazh misterioz që u dhuron shtatë ditë për të zbuluar se si do të ishte bota pa ta. Dhe, nëse është e mundur, t’i bëjë të dashurohen përsëri pas jetës.
115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Toka në fund të botës, Antonio Lobo Antunes

Toka në fund të botës është një roman i autorit portugez António Lobo Antunes i botuar për herë të parë në 1979. Ai pasqyron përvojën personale të Lobo Antunes si një mjek ushtarak i dërguar në Angola gjatë Luftës Koloniale Portugeze.
126,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000058

Botuesi: Botimet Dudaj

Një jetë e qetë, Kenzaburo Oe

Ky shkrimtar origjinal, që hedh poshtë sistemin e vlerave të shoqërisë ekzistuese dhe pasqyron pyetjet dhe shqetësimet e brezit të Pasluftës, ka shkruar shumë romane, novela dhe sprova, duke u bërë një nga autorët më të njohur në mbarë botën.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Në udhë, Jack Kerouac

Të çmendur për jetë, të çmendur për shëlbim, të çmendur të shpallin me të lartë, thekshëm këlthasin fërgëllimën e zemrës, dëshiruar për gjithçka njëherësh, e që kurrë s'i sheh tu hapet goja, ose të belbëzojnë qoftë edhe një fjalë të vetme të rëndomtë, por që kallen, kallen, kallen pa nda, si qirinjtë e verdhë të kishave.
115,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001207

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Thuaju të mos më vrasin, Juan Rulfo

E folura e tij nuk është një përsëritje, ajo është një art, që klloçkon realitetin dhe e rishpik atë. Është ky përvetësim ai që i jep shkrimit të tij forcën e së vërtetës. "Thuaju të mos më vrasin" digjet në kujtesën universale, secilin prej tregimeve të tij lë brenda nesh një gjurmë të pashlyeshme.
97,75 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Në emër të Atit (e të Birit), Immanuel Mifsud

Immanuel Mifsud ka lindur në Maltë në vitin 1967. Ai ka botuar disa vëllime me tregime të shkurtra e poezi dhe është fitues i Çmimit Malta Libri Kombëtar për prozë. Ai ka botuar gjithashtu tregime të shkurtra për fëmijë dhe një përmbledhje me ninulla në gjuhën malteze.
46,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Motra në hije. Historia e Starit, libri i tretë

Jeton e lumtur dhe e sigurt në shtëpinë e saj në Lake District, pranë librave e me pasionin për natyrën. Por peng i disa rrethanave, Flora detyrohet të shkojë në Londër, në shtëpinë e Alisë Kepelit, një prej aktoreve më famëkeqe të shoqërisë së asaj kohe. 
161,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000306

Botuesi: Botimet Dudaj

Furia, Salman Rushdie

Furia është një vepër me energji shpërthyese, një komedi e pamëshirshme dhe e zezë, një studim thellësisht shqetësues i anës më të errët të natyrës njerëzore dhe një histori dashurie që të lë pa gojë. Gjithashtu është edhe një portret mbresëlënës i Nju-Jorkut.
86,25 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Gjenerali në labirintin e tij, Gabriel Garcia Marquez

Ky roman i shkurtër, i bazuar në histori, përshkruan ditët e fundit të Simon Bolivarit. Në moshën 46 vjeçare, në vitin 1830, i plakur para kohe, i rraskapitur dhe gati në agoni, Gjenerali (siç referohet në libër), dikur heroi dhe presidenti i republikës së kombeve, që i çliroi nga dominimi spanjoll, por tashmë pa lavdi, ndërmerr një udhëtim të fundit,...
138,00 SEK
More
Në gjendje