Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Udhëtari dhe drita e hënës, Antal Szerb
  • Udhëtari dhe drita e hënës, Antal Szerb

Udhëtari dhe drita e hënës, Antal Szerb

Aleph

Dhoma ndodhej në skajin më të largët të atij qyteti dhe poshtë dritares shpalosej faqja e shkëmbit që zbriste thikë për dyqind metra. Pranë dritares, për ndonjë arsye të pakuptueshme, ishte një derë xhami e hapur në mur.

9,63 CHF
8,67 CHF Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Udhëtari dhe drita e hënës
Origjinali: Journey by the moonlight
Gjinia: Roman
Autori: Antal Szerb
Shqipëroi: Romina Kashraj
Shtëpia botuese: Aleph
Viti: 2019
Fq. 280
Pesha: 0.308 kg.
ISBN: 978-9928-4499-9-3

Fragment nga libri

Dhoma ndodhej në skajin më të largët të atij qyteti dhe poshtë dritares shpalosej faqja e shkëmbit që zbriste thikë për dyqind metra. Pranë dritares, për ndonjë arsye të pakuptueshme, ishte një derë xhami e hapur në mur.

Me gjasa në të kaluarën ajo të nxirrte në ballkon, por ai ballkon ishte shembur shekuj më parë ose ishte rrëzuar nga mospërkujdesja, dhe tani kishte mbetur veç dera që shikonte drejt zbrazëtisë, në dyqind metra lartësi.

Për dikë që kishte ndërmend të vetëvritej dhoma do të ishte padyshim fatale sepse ishte e pamundur t’i bëje ballë joshjes së derës. Përveç këtyre veçantive, në murin e paanë ishte varur veç një faqe reviste e ilustruar që paraqiste një grua jashtëzakonisht të shëmtuar, veshur sipas modës së fillimshekullit të XX, me një pistoletë në dorë.

Komente mbi librin

“Antal Szerb i përket mjeshtrave romancierë të shek. XX.”

Paul Bailey

“Një roman i madh, një roman flakërues.”

George Szirtes

Detajet e librit
9789928449993
9789928449993
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: IDK

Bir, Andrej Nikolaidis

"Bir" është romani i urrejtjes dhe i dashurisë, intime e universale. Tekefundit në Ballkan të dyja këto ndjenja kanë jetuar dhe vijojnë të jetojnë në një simbiozë të përkryer. Nga ky këndvështrim romani i Andrej Nikolaidisit shkon e rrok një dimension ballkanik, duke qenë se personazhi i tij mund të ishte edhe shqiptar, serb, boshnjak, maqedon e kështu me...
5,78 CHF 6,42 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2202

Botuesi: Skanderbeg Books

Në bregun Chesil, Ian McEwan

Dy të rinj, Florenca dhe Eduardi, sapo janë martuar në Oksford dhe kanë shkuar për muajin e mjaltit në një hotel të vogël në plazhin Chesil. Ndryshe nga sa kanë ëndërruar ata, nata e tyre e parë, nuk ka lidhje fare as me endje nëpër guralecët e plazhit me shishen e verës franceze në dorë, as me ankthin e pritjes së gjatë të të qenit bashkë, larg botës.
5,78 CHF 6,42 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001854

Botuesi: Toena

Krishti kryqëzohet përsëri, Niko Kazanxaqis

Niko Kazanxaqis lindi në vitin 1883 në Iraklia, Kretë. Ai u dplomua për Drejtësi në Universitetin e Athinës e më pas për Filozofi në Paris. Ka jetuar sa në Paris aq edhe në Berlin, Itali, Rusi, Spanjë, Qipro, Greqi, Egjipt, Çekosllovaki, Kinë dhe Japoni. Ai ishte një ithtar i Leninit, por nuk ishte një konsekuent komunist në formim.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Parajsa e humbur, Cees Noteboom

Një libër në kërkim të arsyes së jetës dhe kuptimit të asaj çka përjetojmë në jetën tonë tokësore, krejtësisht e parëndësishme në krahasim me përjetësinë. Një mbrëmje vere, në San Paolo, Brazil, një grua del për të shëtitur me makinë për t'u gjendur më pas shtrirë pranë një burri që fle, në Australi.
5,78 CHF 6,42 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Harta dhe territori, Michel Houellebecq

Zhed Martini, një fotograf francez që jeton në provincë, e shkon jetën prej artist të rëndomtë duke fotografuar, veçmas harta Michelin. Por krahas kësaj, ia kushton pasionin e tij edhe pikturës, më së shumti portreteve të njerëzve në punë e sipër.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000194

Botuesi: Ideart

Siciliani, Mario Puzo

Është viti 1950. Majkëll Korleone është afër fundit të dëbimit dyvjeçar në Siçili dhe po përgatitet të kthehet në Amerikë.Ndërkohë, i ati, Kumbari, i dërgon urdhërin të marrë me vete në Amerikë një bandit të ri siçilian të quajtur SalvatoreXhuliano, për ta shpëtuar nga vdekja që po përgatitet për të.
7,22 CHF 8,03 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001527

Botuesi: Skanderbeg Books

Festa e Cjapit, Mario Vargas Llosa

Dyzetenëntëvjeçarja, Urani Kabral, një grua e ftohtë dhe ngurtë, por që dikur ka qenë një vajzë e brishtë dhe ndjeshme, është rikthyer të vizitojë atdheun e saj, Republikën Domenikane. E gjurmuar gjithë jetën nga ndjenja e terrorit, e zbrazëtisë dhe e humbjes, Urania e gjen veten duke u endur rrugëve të qytetit të saj të lindjes dhe duke përsjellë në...
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Ishulli i shpirtrave, Piergiorgio Pulixi

Mara nuk e harron dot padrejtësinë që i bënë në punë, që i kushtoi transferimin ndëshkues, kurse Eva, përkundrazi, dëshiron me gjithë shpirt të harrojë tragjedinë që e shtyu të linte Milanon dhe të nisej për në Sardenjë, me një biletë pa kthim.
13,48 CHF 14,98 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001590

Botuesi: Poeteka & Ideart

Tigri, Tomislav Marijan Bilosnic

Libri Tigri është nga librat e rrallë jo vetëm të Tomislav Marijan Bilosnić-it. Përballë lexuesit rri një vepër 'monotematike', nga ato që, duke vëzhguar një 'objekt' të vetëm - tigrin, të yshtin drejt gjykimit të gabuar se ngado që ta kthesh e sado të mahnitesh, dikur do të përballesh me monotoninë e këtij sfinksi.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Ne gjendje