Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Kafe e hidhur, Simonetta Angello Hornby
  • Kafe e hidhur, Simonetta Angello Hornby

Kafe e hidhur, Simonetta Angello Hornby

Botimet Dudaj

Maria është vetëm pesëmbëdhjetë vjeçe, Pietroja tridhjetë e katër; ai është një qejfli i pasur, të cilit i pëlqejnë udhëtimet, bixhozi dhe femrat; ajo rrjedh nga një familje socialiste me ideale të mëdha, por me mjete të kufizuara.

115,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kafe e hidhur
Gjinia: Roman
Autori: Simonetta Angello Hornby
Shqipëroi: Adrian Beshaj
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2019
Fq. 384
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-99943-0-552-0

Mbi librin

Sytë e mëdhenj dhe të thellë në formë bajameje, fytyra me tipare të rregullta, flokët e dendur ngjyrëgështenjë: bukuria e Marisë është nga ato që e magjepsin atë që hedh sytë mbi të, pikërisht ashtu siç i ndodhi Pietro Salës – që bie në dashuri me të me shikim të parë dhe kërkon dorën e saj pa pyetur për pajën – dhe, në mënyrë më pak të dukshme, mikut Xhozue, që është rritur nga babai i saj, dhe që Maria e konsideron një farë vëllai të madh.

Maria është vetëm pesëmbëdhjetë vjeçe, Pietroja tridhjetë e katër; ai është një qejfli i pasur, të cilit i pëlqejnë udhëtimet, bixhozi dhe femrat; ajo rrjedh nga një familje socialiste me ideale të mëdha, por me mjete të kufizuara.

Megjithatë, martesa me Pietron rezulton një zgjedhje e lumtur: jashtë mureve të shtëpisë Maria zbulon një kuptim më të gjerë të jetës, një liri të jetuari që përkon me një perceptim të thellë të së drejtës për të pëlqyer dhe për t’u pëlqyer.

Nëpërmjet erosit, vjen për të njohja e vetes dhe e dëshirave të veta, si edhe hapja ndaj të bukurës dhe ndaj një ndjenje shumë personale të drejtësisë. Gjatë një pushimi në Tripoli, Maria zbulon edhe se nga çfarë përbëhet marrëdhënia, që deri atëherë në errësirë, e kishte lidhur me Xhozuenë.

Fillon një histori e zjarrtë dashurie që mbulon më shumë se njëzet vjet takimesh, ndarjesh, kuvendesh të fshehta në pritje të një paqeje të re.

Mbi autoren

Simonetta Angello Hornby ka lindur në Palermo dhe që nga 1972-shi jeton në Londër, ku ka ushtruar profesionin e avokates për të mitur. Ka botuar me Fletrinelli-n “Menulara”, “Teto markezja”, “Gojë e kyçur”, “Erë e shpërbërë”, “Murgesha”, “Kuzhina e shijes së mirë”, “E keqja që duhet të rrefehet”, “Rruga 20 Shtatori” etj. Romanet e saj janë përkthyer në mbarë botën dhe kanë fituar çmime të shumta.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994305520
ean13
9789994305520
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Nusja e re, Alessandro Baricco

Jemi në fillim të shekullit të shkuar. Nusja e ardhshme është e re, e ardhur nga larg, dhe Familja e pret, thuajse hutimthi, në banesën elegante jashtë qytetit. Biri nuk është, ndodhet larg, duke u kujdesur për mbarëvajtjen e ndërmarrjes së begatë tekstile.
92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Ne, Evgenij Zamjatin

Evgenij Ivanoviç Zamjatin (1884-1937) është njëri ndër klasikët e modernitetit letrar të shekullit XX, jo vetëm në Rusi, por në mbarë botën.
126,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001196

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Patriotizëm, Jukio Mishima

Në ç'pozitë të çuditshme duhet të gjendet një njeri i prirur për të zbuluar veten në moshën 38 vjeçare? Rinia e tij tashmë i përket të shkuarës së largët. E megjithatë, periudha e kujtimeve q nis me fillin e fundit të rinisë e që shtrihet deri në të tashmen, e kanë tharë prej çdo mbrese të gjallë.
103,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Dritëhijet e një mendjeje, J. Bernlef

Romani "Dritëhijet e një mendjeje", i botuar për herë të parë më 1983, mbetet ende ndër më të lexuarit në letërsinë holandeze, për hir të rrëfimit unik dhe dramës së tij.
92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Identiteti, Milan Kundera

Ndodh në disa situata, për një çast, të mos njohim personin që kemi pranë, kur identiteti i tjetrit befas fshihet si me dorë dhe ne nisim e dyshojmë edhe për tonin. Kjo ngjan edhe me çiftet – përnjëmend, sidomos me çiftet, sepse të dashuruarit i tremben më shumë se gjithçkaje tjetër të "humbasin nga sytë" të dashurin e zemrës.
92,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2322

Botuesi: Botimet Dudaj

Gruaja qe i arratisej lajmit te keq, David Grossman

Ora po bëhet gati të festojë lirimin nga shërbimi ushtarak të birit të saj, Oferit, por ai kthehet sërish në front për një operacion të madh. Në një çast hidhërimi e krize mendore të pashpjegueshme, ajo niset për në Galile, pa u lënë asnjë njofitm paraprak "lajmëtarëve", të cilët mund të sjellin lajmin më të keq që mund të dëgjojë një nënë.
184,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Albas

Rini pa rini, Mircea Eliade

Ngjarjet zhvillohen në Bukuresht, në vitin 1938. Dominik Matei, një akademik që e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës duke u përpjekur të përfundojë një vepër të madhe mbi origjinën dhe strukturën e gjuhës njerëzore, shtrohet në spital pasi goditet nga rrufeja
92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Përdhunimi një histori dashurie, Joyce Carol Oates

Gratë u druhen burrave. Jo të gjithëve, jo gjithmonë, por ato e dinë se burrat janë të aftë të përziejnë seksin me dhunën. Ndonjëherë burrat bëjnë atë që gratë rrallë e bëjnë, nëse e bëjnë përdhunojnë.
115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000508

Botuesi: OMSCA-1

Fantazitë e një gruaje, Anatoli Toss

Shkrimtari bashkëkohor rus Anatoli Toss ka lindur në Moskë. Që nga viti 1988 jeton në Boston. Romani "Fantazitë e një gruaje", fitues i çmimit "Bukerov" në Rusi, është shpallur romani më i mirë i vitit, duke u botuar në tirazhe me qindra mijëra kopje, njëkohësisht është përkthyer në shumë vende të botës.
138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Përse e vrava shoqen time më të mirë, Amanda Michalopoulou

Përse e vrava shoqen time më të mirë”, është një vepër e vendosur në sfondin e ngjarjeve më të nxehta të historisë politike të Greqisë, të protestave radikale të viteve '70 dhe të botës së artit, është një vepër që të fton për të eksploruar rreziqet që vijnë nga aktivizmi por edhe për transformimin, kënaqësitë dhe xhelozitë e lidhjeve të ngushta miqësore.
115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Dashuri, Ana Huang

Dashuria mes tyre nuk duhej të kishte ngjarë kurrë… po kur ajo lind, nxjerr në dritë sekrete që mund t’i shkatërrojnë të dy… dhe gjithçka që kanë të shtrenjtë.
161,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Rrjeti sekret, Colson Whitehead

Nën tokën e shteteve të jugut, në një rrjet sekret hekurudhash dhe tunelesh veprojnë shumë shefa stacioni dhe makinistë. Kora nis një rrugëtim të frikshëm nga shteti në shtet, ku në çdo ndalesë, ashtu si Guliveri në udhëtimet e tij, edhe ajo gjen një copë të botës së saj.
138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Pylli i pigmejve, Isabel Allende

Protagonistët, të shtyrë në fillim nga kureshtja dhe më pas nga solidariteti, do të arrijnë të shmangin rreziqe pa fund, falë fuqive të tyre: Nadia duke u bërë e padukshme dhe duke folur me kafshët, Aleksandri duke u shndërruar në jaguar dhe të dy duke u mundur të komunikojnë me shpirtrat. Ata do të hyjnë në kontakt me kulturën e pigmejve, të cilët, me...
115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Thatësia e gjatë, Cynan Jones

Thatësia e gjatë është një himn për korruptueshmërinë e mishit. Toni elegjik gjithpërfshirës karakterizohet nga momente të shëmbëllimit befasues dhe një bukurie të thellë lirike. Shpreh drojën ndaj brishtësisë së jetës dhe një respekt të thellë për dinjitetin e të gjitha qenieve të gjalla.
69,00 SEK
More
Në gjendje