Përdhunimi një histori dashurie, Joyce Carol Oates
  • Përdhunimi një histori dashurie, Joyce Carol Oates

Përdhunimi një histori dashurie, Joyce Carol Oates

Pegi

Gratë u druhen burrave. Jo të gjithëve, jo gjithmonë, por ato e dinë se burrat janë të aftë të përziejnë seksin me dhunën. Ndonjëherë burrat bëjnë atë që gratë rrallë e bëjnë, nëse e bëjnë përdhunojnë.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi


Titulli: Përdhunimi një histori dashurie
Origjinali: Rape A Love Story
Gjinia: Romane
Autori: Joyce Carol Oates
Shqipëroi: Jerina Dushku
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2022
Fq. 172
Pesha: 0.245 kg
ISBN: 978-9928-371-21-8
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Gratë u druhen burrave. Jo të gjithëve, jo gjithmonë, por ato e dinë se burrat janë të aftë të përziejnë seksin me dhunën. Ndonjëherë burrat bëjnë atë që gratë rrallë e bëjnë, nëse e bëjnë përdhunojnë.

Tina Meguajër nuk duhej të kish marrë rrugën e shkurtër për tu kthyer në shtëpi. Jo pas mesnate, jo përmes një parku të errët. Jo e veshur në atë mënyrë provokuese. Jo me të bijën, Bethin. Jo kur rrugëve silleshin tufa djemsh të shfrenuar prej hormoneve, alkoolit, zemërimit. Teksa përshkon një park bashkë me të bijën, Tina Meguajër sulmohet dhe përdhunohet nga një bandë djemsh të rinj nën efektin e drogës. Viktimë e një përdhunimi në grup, e lënë gjysmë e vdekur në hangarin e varkave, Tinës dikur një grua plot jetë, tashmë i mbetet vetëm të pendohet që ka ngelur gjallë…

“Përdhunimi” nuk është roman feminist, sepse përdhunimi në vetvete nuk është çështje feminizmi, por çështje e të drejtave bazë të njeriut. Me një ritëm tërësisht rrëmbyes, theksuar nga britma vetmitare nëpër natë dhe pëshpërima tmerri pasditeve, Joyce Carol Oates rrëfen historinë e Tinës dhe Bethit, vajzës së saj, të agresorëve të tyre dhe të hakmarrësit të tyre të heshtur, një burrë që e di fort domethënien e drejtësisë. Dhe të dashurisë.
“Një portretizim fshikullues i zyrtarëve të korruptuar dhe amoralë…”, ka shkruar The Baltimore Sun për romanin e Oates.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928371218
ean13
9789928371218
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Sojliu mendjemprehtë, Don Kishoti i Mançës, Miguel de Cervantes Saavedra

Shumë pak mund të ketë ngelur pa thënë për Don Kishotin. Në këtë kulm të letërsisë universale, në romanin e parë modern, Servantesi trilloi historinë e një sojliu fshatar, i cili marroset prej leximit të tepërt të romaneve kalorësiake dhe, si kalorës i mirëfilltë endacak, merr udhët me qëllimin e mirë për t’u ardhur në ndihmë nevojtarëve.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Përtej botës sime, Sharon M. Draper

Frymëzues dhe tronditës! Ky libër sfidon çdolloj kategorizimi bazuar te mosha: për të vegjlit, është një lexim mjaft i thjeshtë; për adoleshentët e prindërit është një histori që do t’u ndriçojë mendjen dhe do t’i bëjë të reflektojnë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Putzi - Pianisti i Hitlerit, Thomas Snégaroff

Tregtar arti në Nju Jorkun bohemian të viteve 1910, muzikant kur mundej, Ernst Hanfeshtengel u bë dhjetë vjet më vonë njeri i afërt dhe pianist i Hitlerit. Ky burrë ekstravagant që ngjalli xhelozinë e nazistëve, ishte magjepsur nga shefi i tyre të cilit i fali para, familje dhe meloditë e Vagnerit ditë e natë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Albas

Kësulëkuqja, përrallë për të rritur, Ag Apolloni

Ky roman flet për një Kësulëkuqe koketuese dhe një Ujk të sëmurë. është një histori e dashurisë dhe një shëtitje nëpër pyllin magjik të tregimtarisë, ku personazhet futen shtigjeve të mitologjisë, përrallës, religjionit dhe animacionit. Ulërimat dhe psherëtimat, lehjet dhe blegërimat vijnë si një përballje alegorike që zgjon jehun e egërsisë brenda nesh.
750 Lekë
More

Botuesi: Toena

Njëmbëdhjetë minuta, Paulo Coelho

Në këtë odise vetëzbulimi, Maries i duhet të zgjedhë midis rrugës së errët të kënaqësisë seksuale si qëllim në vetvete apo të rrezikojë gjithçka për të gjetur “dritën e saj të brendshme” dhe të seksit të shenjtë, pra të seksit në kontekstin e dashurisë.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Kujtime vajze, Annie Ernaux

Verë 1958. Për herë të parë larg familjes, një tetëmbëdhjetëvjeçare shkon në një kamp pushimesh duke shërbyer si kujdestare dhe aty zbulon vetveten: dashurinë, seksin, gjykimet e të tjerëve, stërmundimin për të jetuar lirinë, etjen për liri.
800 Lekë
More

Botuesi: Argeta LMG

Fuqia e nënvetëdijes, Joseph Murphy

Fuqia e Nënvetëdijes do të shpërfaqë para jush një botë ku ju pret lumturia, suksesi, mirëgenia dhe qetësia. Duke ndryshuar mënyrën si besoni, ky libër do t'ju ndryshojë jetën dhe botën që ju rrethon.
1 090 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Antologji e poetëve të harruar, Shpëtim Kelmendi

Shpresoj që kjo përpjekje jona do të shërbejë sadopak për ta ndriçuar panoramën poetike të asaj periudhe, për të rifreskuar kujtesën tonë artistike, si dhe për t'i nxjerrë nga mjegulla e harrimit vlerat poetike të autorëve që përfshihen në këtë antologji.
1 000 Lekë
More