Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Libri i Baltimoreve, Joel Dicker
  • Libri i Baltimoreve, Joel Dicker

Libri i Baltimoreve, Joel Dicker

Botimet Dudaj

Në plot 430 faqe, Markus Goldman, protagonisti i shkëlqyer rrëfen në vetën e parë historinë e familjes së madhe Goldman – tashmë të ndarë në dy shtresa shoqërore: Goldmanët e pasur që jetojnë në Baltimorë dhe Goldmanët e mesëm të Montklerit, të cilëve u përket edhe Markusi.

14,98 CHF
13,48 CHF Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Libri i Baltimorëve
Origjinali: La livre des Baltimore
Gjinia: Roman
Autori:Joël Dicker
Shqipëroi: Margarita Skënderi
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2018
Fq. 432
Pesha: 0.376 kg.
ISBN: 978-99943-0-544-5

Mbi librin

Në plot 430 faqe, Markus Goldman, protagonisti i shkëlqyer rrëfen në vetën e parë historinë e familjes së madhe Goldman – tashmë të ndarë në dy shtresa shoqërore: Goldmanët e pasur që jetojnë në Baltimorë dhe Goldmanët e mesëm të Montklerit, të cilëve u përket edhe Markusi.

Ata janë tre djem: Markusi, Hileli, kushëriri i zgjuar dhe karizmatik, dhe Vudi. Ngjarjet fillojnë të koklaviten kur në jetën e të rinjve hyn Aleksandra. Gjatë fëmijërisë së Markusit, çdo gjë është e mrekullueshme. Ai e adhuron xhaxhanë, kushërinjtë dhe jetën që ata bëjnë.

Por historia ndryshon me kalimin e viteve deri sa arrin pikën e saj kulmore duke përfunduar në tragjedi. Në këtë pikë Markusi fillon të reflektojë: ku gaboi banda e Goldmanëve?

"Libri i Baltimorëve" është një tregim i mirëfilltë i një sage familjare. Siç shprehet vetë autori: "Miqësia është një formë dashurie. Nëse e heqim aspektin erotik, është e vështirë të dallosh qartë ndjenjat e ndryshme që janë përzier në këtë roman". Joel Dicker-i të përfshin në mënyrë të magjishme në rrëfimin e tij, të bën të ndiesh emocionet e karaktereve që ai skalit.

Autori e lidh lexuesin aq fort me personazhet, saqë e bën të padurueshëm për të mësuar fatet e tyre. Për këtë arsye, ky rrëfim prekës, imponues, mbresëlënës të mban të mbërthyer deri në faqen e fundit. Dhe në përfundim, lexuesi ndihet i plotësuar.

Detajet e librit
9789994305445
9789994305445
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Sekreti i Helenës, Lucinda Riley

Kanë kaluar më shumë se njëzet vjet qëkur Helena, atëherë pesëmbëdhjetë vjeçe, kaloi një verë të paharrueshme në ishullin e Qipros. Një vend i mahnitshëm, i rrethuar nga parcela të mëdha me ullinj dhe një det ngjyrë smeraldi, ku Helena ra në dashuri për herë të parë
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Shtëpia e agjentëve, Daniel Silva

Dikur një ndër modelet më në zë të Anglisë, Olivia shtiret sikur nuk ka asnjë dijeni për burimin e vërtetë të të ardhurave të partnerit të saj. Nga ana tjetër, edhe vetë Marteli duket se e mbyll njërin sy kur bën biznes me një njeri, objektivi i vetëm i të cilit është shkatërrimi i Perëndimit. 
13,48 CHF 14,98 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2660

Botuesi: Skanderbeg Books

Macja dhe miu, Gunter Grass

"Macja dhe miu" është një metaforë. Joakim Malke, një djalosh jetim që jeton në Dacing të Gjermanisë, është miu dhe shoqëria që e rrethon është macja që e përgjon ta zërë në grackë. Rrëfimi jepet përmes Pilencit, një prej shokëve të Malkes së Madh dhe fokusohet në kohën e Luftës së Dytë Botërore.
4,82 CHF 5,35 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Dëshmon Pereira, Antonio Tabucchi

Doktor Pereira më erdhi për vizitë për herë të parë një mbrëmje shtatori të 1992-it. Në atë kohë ai nuk quhej ende Pereira, nuk kishte marrë ende tipare të qarta, ishte diçka i vagullt, ikanak dhe i tymtë, por kishte tashmë dëshirë të ishte protagonist libri.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001083

Botuesi: Onufri

Hakmarrja e Enverit, Carl S. Wibye

Simon Murra, një norvegjez me prejardhje shqiptare që punon në sektorin e naftës, merr një ofertë tunduese nga Shqipëria, për të marrë pjesë në nxjerrjen e naftës atje. Kundër dëshirës së tij, ai lidhet me një rreth të vjetër farefisnor dhe intriga politike në nivel të lartë. 
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Teori e shkurtër për udhëtimin dhe për shkretëtirën, Cristian Crusat

Falë një proze jashtëzakonisht elastike, një stili shkrimi endacak, që përshtatet me vendet e ndryshme shpirtërore, fizike apo imagjinare të çdo tregimi, dhe individualitetit të brishtë të personazheve të tij, Crusat – i i çon këto personazhe të rropatura drejt humnerës së frikës, dyshimit dhe dëshirës, që përbëjnë botën bashkëkohore.
5,78 CHF 6,42 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Nëse askush nuk flet për gjëra të jashtëzakonshme, Jon McGregor

Në rrugën e një qytet në veri të Anglisë, njerëz të zakonshëm lëvizin në ekzistencën e tyre të përditshme – luajnë kriket në rrugë, bëjnë barbeky, lyejnë dritare... Një i ri është dashuruar me një fqinjë së cilës nuk ia di as emrin. Një çift të moshuarish ndjekin udhën e tyre të përditshme për në stacionin më të afërt të autobusit.
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Djemtë e ‘36-s, Daniel James Brown

Megjithatë ata e bënë: tronditën botën, duke sfiduar edhe skuadrën që garonte për Adolf Hitlerin. Në qendër të ngjarjeve të pazakonta qëndron Xho Rantzi, një i ri pa familje, pa perspektivë, i cili synon jo vetëm të fitojë respektin e duhur, por dhe të gjejë vendin e tij në botë.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Mos më thuaj që ke frikë, Giuseppe Catozzella

Samia është një vajzë nga Mogadishoja. Vrapimin e ka në gjak. Çdo ditë ndan ëndrrat e saj me Alin, mikun e zemrës, të besuarin dhe të parin trajner të apasionuar. Ndërkohë përreth, në Somalinë e konflikteve të forta politike e fetare, armët flasin gjithnjë e më fort gjuhën e pushtetit.
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Shtepia e tete, Bernardo Atxaga

Bernardo Atxaga është shkrimtari bask më i njohur dhe më i lexuar. Librat e tij janë përkthyer në mëse njëzet gjuhë. Lexuesit shqiptarë i janë dhënë tashmë tregime të këtij autori, ndërsa romani "Shtëpia e tetë" është një nga veprat e tij më të shquara. Stili i tij mund të cilësohet me këto dy fjalë: thjeshtësi dhe përsosmëri.
6,26 CHF 6,96 CHF
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe