Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,79  8,65 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
16,68  18,54 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,12  12,36 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Lutje detit, Khaled Hosseini
  • Lutje detit, Khaled Hosseini

Lutje detit, Khaled Hosseini

OMSCA-1

Libri "Lutje detit" është një libër për të gjitha moshat, një histori për të rriturit, për prindërit, për ata që përpiqen të gjejnë një vend, një strehë pa luftë në botë. E gjitha është përmbledhur në pak radhë, por me shumë gjasë, mund të jetë teksti më i fuqishëm dhe tronditës që ka shkruar Hosseini.

9,89 
8,90  Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Lutje detit (kopertinë e trashë)
Origjinali: Sea Prayer
Gjinia: Roman
Autori: Khaled Hosseini
Shqipëroi: Oriana Tamburi
Shtëpia botuese: Omsca 1
Viti: 2018
Fq. 48
Pesha: 0.316 kg.
ISBN: 978-9928-263-03-2

Mbi librin

Libri "Lutje detit" është një libër për të gjitha moshat, një histori për të rriturit, për prindërit, për ata që përpiqen të gjejnë një vend, një strehë pa luftë në botë. E gjitha është përmbledhur në pak radhë, por me shumë gjasë, mund të jetë teksti më i fuqishëm dhe tronditës që ka shkruar Hosseini.

Ky libër i autorit bestseller ndërkombëtar Khaled Hosseini është një përgjigje e qartë ndaj krizës së refugjatëve sirianë, frymëzuar nga imazhi që tronditi botën i Alan Kurdit 3-vjeçar, që u gjet i mbytur, pa jetë në brigjet e një nga plazheve të Turqisë. Familja e Alan Kurdt ishte në mendjen e Hosseinit, kur atij iu kërkua të krijonte diçka e ta lexonte në një event për mbledhjen e fondeve për UNHCR-në në vitin 2017, afër përvjetorit të dytë të vdekjes së Alanit. Hosseini shkroi atë që ai e imagjinonte si një letër të dërguar nga një baba djalit të tij në një situatë të ngjashme.

Vetë Khaledi tregon: "Unë po mendoja për dikë që do të ishte në atë pozitë dhe ndoshta ishte edhe i vetëdijshëm për atë tragjedi... Është një lloj filli përçues që e përshkon këtë rrëfim... Vazhdova të përpiqesha të kuptoj dhimbjen që babai i Alan Kurdit duhej të duronte çdo herë që shihte fotot e djalit të tij të shtrirë në atë plazh të Turqisë".

Kjo histori që është veçanërisht prekëse dhe e shkruar me nerv të mprehët, do të lexohet gjerësisht nga njerëz të të gjitha moshave dhe në të gjithë botën.

Komente mbi autorin

"Një tregimtar me talent të madh, që di të prekë zemrat e të gjithë njerëzve."

The Times

"Hosseini arrin t'i rrëfejë historitë e tij në një mënyrë të tillë universale, që shkon përtej ngjarjeve që ai tregon."

Corriere della Sera

Detajet e librit
9789928263032
9789928263032
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Shah mat, Malorie Blackman

Kanë kaluar gjashtëmbëdhjetë vjet që kur Sefi u njoh me Kallumin dhe urrejtja që i ndante u kthye në dashuri e shpresë.Por bota nuk ka ndryshuar aq shpejt për vajzën e tyre, Kalli Rouzin.
16,68  18,54 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Ditari i vampirit: Mesha e zezë, L. J. Smith

Nuk ka më asnjë gjurmë të Stefanit dhe të Dejmonit që kur është zhdukur Elena e bukur, dashuria që i ka ndarë dhe i ka bashkuar të dy vëllezërit vampirë. Ndërkohë, Karolina ka vendosur që të rifitojë zemrën e mikeshave të saj të vjetra: Bonit, që ka fuqi të mbinatyrshme dhe Mereditit të vendosur dhe të pakapshme.
11,12  12,36 
More
Ka mbaruar

Botuesi: IDK

Kalorësi në çati, Jean Giono

Anxhelo Pardi, një fisnik italian e ish oficer i husarëve, pas disa vjetësh arratie në Francë për shkak të vrasjes në duel të një spiuni austriak, po kthehet në atdhe, duke kaluar nëpër jugun e Francës të përfshirë në vitet 1830 - të nga një epidemi kolere.
10,57  11,74 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Ana Bolena, Hilary Mantel

Pas "Sallës së ujqërve", një roman që tregon origjinën e Anglisë moderne përmes syve të Tomas Kromuellit, kësaj figure kaq të diskutuar, kjo pjesë e dytë e veprës që u kushtohet Tudorëve, nis më 1535, kur Sekretari i Shtetit i Henrit VIII është në kulmin e pushtetit.
15,57  17,30 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001130

Botuesi: Dituria

Loja e engjëllit, Carlos Ruiz Zafon

Në Barcelonën e trazuar të viteve '20, djaloshi Martin ushqen një ëndërr: të bëhet shkrimtar. Kur papritur fati i jep mundësinë të botojë një tregim, suksesi më në fund i troket në derë. Nga ai moment jeta do e vendosë para pyetjeve për të cilat nuk ka përgjigje të menjëhershme.
13,90  15,45 
More
Ne gjendje

Botuesi: Fjala

Tomas Nevinsoni, Javier Marias

Tomas Nevinsoni, i shoqi i Berta Islës, bie sërish pre e joshjes për t’u kthyer në shërbimet sekrete, pasi kishte dalë: i propozohet të shkojë në një qytet në veri-perëndim të Spanjës për të identifikuar një person, i cili dhjetë vjet më parë kishte marrë pjesë në disa atentate të IRA-s dhe ETA-s.
20,02  22,25 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Braktisje, Elisabeth Åsbrink

Kështu Katerina - pas të cilës fshihet vetë autorja - rindërton historinë e Ritës, ardhjen e saj të rastësishme në Londër, marrëdhënien e gjatë klandestine me Vidalin, një hebre sefardik i mërguar nga Selaniku dhe së fundi martesën e vonuar e dëshpëruese
11,12  12,36 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Në kohën e fluturave, Julia Alvarez

Më 25 nëntor të vitit 1960, tri motra të bukura u gjetën pranë Jeep-it të tyre të shkatërruar në fund të një humnere në bregdetin verior të Republikës Dominikane. Gazeta zyrtare shtetërore e raportoi vdekjen e tyre si aksidentale. Por nuk përmendi që motra e katërt jetonte ende.
11,12  12,36 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000726

Botuesi: Onufri

Jeta eshte e shkurter, Jostein Gaarder

Jostein Gaarder zbulon nëpërmjet veprës "Vita Brevis" një letër drejtuar Shën Agustinit. Është origjinale apo kopje? Pak rëndësi ka... Kjo letër, drejtuar Shën Agustinit nga një grua përshkruan mënyrën se si ajo ndien dashuri për Shën Agustinin. Në fakt, bëhet fjalë për një dashuri të pamundur.
7,79  8,65 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Berk

Qeni i Giovanni Falcone-s, Dario Levantino

Në një qytet të errët, të tronditur nga bombat, Uçi dhe Giovanni Falcone bëhen të pandarë. Uçi nuk është hero, por historia e tij është e vrullshme dhe përfshirëse, sepse nga Giovanni ai mëson të guxojë. Mes dashurisë fatkeqe të qenit për Kelin dhe ‘Palermos poetike dhe të përbindëshme’ shfaqen Maxiprocesi, sistemi i drejtësisë, jeta e Giovanni Falcone-s...
11,12  12,36 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000483

Botuesi: OMSCA-1

Gjuetari i balonave, Khaled Hosseini

I shkëlqyer, fabula tronditëse e të cilit e bën këtë libër të paharrueshëm jo vetëm si një kronikë politike, por edhe si një rrëfenjë të thellë personale... Ndodh rrallë që një libër t'i përshtatet kaq shumë kohësh dhe njëkohësisht të ketë cilësi kaq të lartë letrare.
11,12  12,36 
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Dhe malet oshëtinë, Khaled Hosseini

Autori nr. 1, më i shituri në Nju Jork, Khaled Hosseini vjen sërish me një libër të ri pas gjashtë vjetësh. Një libër emocional, provokues dhe i paharrueshëm, që përshkruan se si dashurojmë, si kujdesemi për njëri – tjetrin dhe se si zgjedhjet që bëjmë reflektohen brez pas brezi.
11,12  12,36 
More
Në gjendje