Mekembesi, Rolf Hochhuth
  • Mekembesi, Rolf Hochhuth

Mëkëmbësi, Rolf Hochhuth

OMBRA GVG

Drama "Mëkëmbësi" ka shkaktuar debate shumë të ashpra për shkak të kritikës që i bëhet Papa Piut XII – të, pozicionimit të tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, edhe pse vepra nuk është konsideruar asnjëherë si histori e mirëfilltë.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mëkëmbësi
Origjinali: Der Stellvertreter
Gjinia: Dramë
Autori: Rolf Hochhuth
Shqipëroi: Klio Evangjeli
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2016
Fq. 296
Pesha: 0.478 kg.
ISBN: 978-9928-06-160-7

Mbi librin

Drama "Mëkëmbësi" ka shkaktuar debate shumë të ashpra për shkak të kritikës që i bëhet Papa Piut XII – të, pozicionimit të tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, edhe pse vepra nuk është konsideruar asnjëherë si histori e mirëfilltë.

Debati mbi dramën u rihap edhe një herë shumë furishëm në vitin 2007, kur Ion Mihai Pacepa, një ish spiun rumun, deklaroi se vepra kishte qenë pjesë e planit të KGB – së për të nëpërkëmbur Piun XII – të.

Ndërkohë gazetat kryesore gjermane ishin përgjigjur se "Hochhuti nuk ka pasur të nevojshme "ndihmën" e KGB – së për të treguar një të vërtetë historike". Versioni i plotë i veprës të vënë në skenë, zgjat nëntë orë.

Njëra linjë e dramës mbështetet tek historia e Kurt Gesteinit, një ish – anëtar i SS – ve dhe dëshmitar okular i dhomave të gazit. Bazuar mbi këtë histori të "Mëkëmbësit" të Costa Gavras në vitin 2002, realizoi filmin me titull "Amen".

Komente mbi librin

"Një tragjedi kristiane... "Mëkëmbësi" ka krijuar më shumë debate dhe jehonë sesa çdo vepër tjetër e pasluftës."

Goodreads

"Është një vepër ulëritëse, shokuese, që hedh dritë mbi portretet e udhëheqësve shpirtërorë të supozuar, rolin që ata luajnë në kohën e krizave të mëdha humanitare."

Google Books

"I stuhishëm. I rëndë për t'u pranuar. "Mëkëmbësi" ka shkaktuar në të gjithë Perëndimin një shkundje të moralit dhe religjionit. Ishte mëse i domosdoshëm për kohën."

The New York Times

"Nëse jo i drejtpërdrejtë, Rolf Hochhuth pyet duke të shkundur: Çfarë do bëje ti përballë kësaj të keqeje kaq të madhe? Do të ngrije zërin? Do të heshtje? Do të vrapoje? Apo... do të luftoje?"

Variety

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928061607
ean13
9789928061607
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Alkimisti, Paulo Coelho

Asnjë prej tyre nuk e dinte se për çfarë thesari bëhej fjalë ose nëse Santiago do të mund të kapërcente pengesat që do të haste duke përshkuar shkretëtirën.
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU000599

Botuesi: Skanderbeg Books

Prill ne Paris, Michael Wallner

Rreshteri i ushtrisë gjermane, Roti, vendoset në Pars në shërbim të forcave naziste. Gjatë ditës ai është i pranishëm në seancat e torturave ndaj antarëve të Rezistencës antinaziste, por në mbrëmje ai shndërrohet në zoti Antuan, që ndryshon veshje dhe sjellje dhe endet nëpër Parisin e mrekullueshëm, por të pushtuar prej bashkëkombësve të tij.
600 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Udhëtim në fund të natës, Louis-Ferdinand Celine

Skandal që vërtet s'ka ndal! Udhëtimi selinean tej skajnatës mbetet unikal në historinë e shkrimit. Skandal i së Keqes dhe Mjerimit total, pllakosur sheshit jo si befasi të udhës, por si kanun kushtetues i ekzistencës dhe zemberek i vetë qenies, të cilit hipokrizia e dekorit të jargavitur moralist nuk i lëviz dot as qimen.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Jashtë skene, Ahmet Hamdi Tanpinar

Jashtë skene, që fillimisht njohu dritën e botimit në numrat e gazetës "Yeni Istanbul", të vitit 1950, u botua për herë të parë si një vëllim i vetëm më 1973. Ai është pjesë e një trilogjie, bashkë me dy romanet e tjera "Kënga e Mahurit" dhe "Paqja".
800 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Thërrmijat elementare, Michel Houellebecq

Dy gjysmëvëllezër, janë karakteret gati të vetmuara të këtij rrëfi mi. Mishel Zherzinski, një shkencëtar superan dhe Brunoja, një mësues i pafat. Ata janë të dy frute familjesh të ndara, dhe po aq ndarje dhe vetmi u derdh edhe shoqëria, pjesë e së cilës janë.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Erik Botime

Burri i saj, Luixhi Pirandelo

Ky roman, jo krejt i kuptuar në kohën e vet, shënon fazën tranzitore në krijimtarinë e Pirandelos kur autori kapërcen verizmin (forma që mori realizmi në letërsinë italiane në shekullin XIX, një realizëm me elemente natyralizmi) dhe kalon në modernizëm.
700 Lekë
More

Botuesi: Albas

Dita e shtatë, Yu Hua

“Dita e shtatë” – një udhëtim në ferrin e kohëve moderne, ku na udhëheq Yang Fei, heroi kryesor i romanit, që vdes papritmas në moshën dyzetenjëvjeçare.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000733

Botuesi: Onufri

Tuneli, Ernesto Sabato

Gjithë historia e shtigjeve ishte një shpikje qesharake, apo thjesht një bindja ime dhe se, sidoqoftë, ekzistonte një tunel i vetëm, i errët dhe vetmitar, tuneli nëpër të cilin kishte rrjedhur fëmijëria dhe rinia ime, e gjithë jeta ime...
700 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Krijesa të bukura, Kami Garcia, Margaret Peterson

Lina Dukein është ndryshe nga të gjithë njerëzit e qytezës jugore Getlin. Ajo po mundohet t'i mbajë të fshehta fuqitë e saj, si dhe mallkimin që e ka përndjekur familjen e saj për gjenerata me radhë. Por, edhe në lulishtet e egra, moçalet e thella dhe varrezat e rrënuara të një vendi të harruar, një sekret nuk mund të rrijë i fshehur për shumë kohë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Buzuku

Mori fund Eddy Bellegueule, Édouard Louis

Nuk doja të rrija afër tyre, nuk pranoja ta ndaja këtë çast me ta. Isha larg tashmë, nuk i përkisja më botës së tyre tash e tutje, letra e thoshte. Shkova fushave dhe eca një pjesë të mirë të natës, freskia e Nordit, rrugët e tokës, aroma e kolzës, shumë e fortë në këtë kohë të vitit. E gjithë nata i qe kushtuar përgatitjes së jetës sime të re larg nga...
600 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Çelestja, planeti im, Timothée de Fombelle (e-book)

Një histori dashurie mes dy të rinjve? Një aventurë ekologjike? Është e vështirë ta futësh në korniza këtë roman të shkurtër të De Fombelles, shkrimtarit francez, i cili tashmë ka fituar disa çmime të rëndësishme në Francë dhe jashtë saj.
560 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Shtëpia në udhëkryq, Vassilis Vassilikos

Vepra sjell atmosferën e jetës rinore dhe të qarqeve të artistëve grekë të fundviteve ‘50, përshkruan ambicie të zhgënjyera dhe ëndrra të parealizuara, që, pa dyshim, shënjojnë karakterin dhe jetën e personazheve kryesore.
700 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Ari i rremë, Maro Douka

Ndryshimi i regjimit në Greqi ishte një epokë kalimtare dhe fluide, plot kundërshtime dhe surpriza... Secili më vete dhe të gjithë së bashku kërkonin të pagabueshmen. Disa kërkonin shpërblime dhe disa heshtnin... Pikërisht në atë kohë shfaqet prozatorja e re Maro Douka, që me "Arin e rremë" hap perden dhe e vë gishtin në plagë.
800 Lekë
More

Botuesi: Living

Lajla, Colleen Hoover

Shumë shpejt, Lidsi kupton se duhet të bëjë një zgjedhje, sepse nuk mund t’i ndihmojë të dyja, por, nëse bën zgjedhjen e gabuar, mund të jetë e tmerrshme për të gjithë ata.
1 200 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000442

Botuesi: Koha Ditore

Siddharta, Herman Hese

Në romanin "Siddharta" kemi të bëjmë me reflektimin e filozofisë dhe religjionit në jetën tonë. Rrëfimi për një djalosh të ri është i stilizuar në mënyrë të fuqishme në vija autobiografike duke përfshirë këtu sidomos refuzimin masiv të mësimeve dogmatike.
600 Lekë
More