Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,79  8,65 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
16,68  18,54 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,12  12,36 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Mahur Beste, Ahmet Hamdi Tanpinar
  • Mahur Beste, Ahmet Hamdi Tanpinar

Mahur Beste, Ahmet Hamdi Tanpinar

OMBRA GVG

E vërteta është se Behxhet Beu edhe i donte pasqyrat, por edhe frikësohej prej tyre. Me fytyra të qeshura, këto orendi të dashura përthithnin brenda tyre çdo gjë që takonin në dritë, e kishte raste kur ato të mbyllnin me forcë e ashtu heshtazi të balsamosnin në një mënyrë të çuditshme... Pasqyrat, e shpërndara në të katër anët, ishin simbol i një kohe të kaluar në heshtje.

7,42 
6,67  Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mahur Beste
Origjinali: Mahur Beste
Gjinia: Roman
Autori: Ahmet Hamdi Tanpinar
Shqipëroi: Esmeralda Çaça
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2016
Fq. 192
Pesha: 0.221 kg.
ISBN: 978-999-06-135-5

Fragment nga libri

E vërteta është se Behxhet Beu edhe i donte pasqyrat, por edhe frikësohej prej tyre. Me fytyra të qeshura, këto orendi të dashura përthithnin brenda tyre çdo gjë që takonin në dritë, e kishte raste kur ato të mbyllnin me forcë e ashtu heshtazi të balsamosnin në një mënyrë të çuditshme... Pasqyrat, e shpërndara në të katër anët, ishin simbol i një kohe të kaluar në heshtje.

Sidoqoftë Behxhet Beu, atë pjesë të kohës që ne e mbartim me vete, duke i dhënë kuptim të veçantë çdo grimce dhe pamje të veçantë, çdo forme, teksa ndreqte me duart e tij një pirg sahatësh, të pastruar më parë, herë me shqetësim e herë me një durim dhe kujdes të madh, një e nga një, aq të vegjël, pa u lodhur, pa gabuar, pa nxituar, e donte si një vëlla të urtë, pulsin tonë matës, kohën.

Ju doni që bota të rrotullohet pas jush. Nuk mendoni që jeta ju ka flakur jashtë orbitës së saj. Jeta nuk rrotullohet pas askujt, ajo ecën me të gjithë. Si qenka e mundur që të rri tek për tek me ju? E di, tani do të më thoni: "Atëherë kjo nuk është më historia ime".

Po ashtu është, tani nuk është më historia juaj. Filloi si e juaja, por ju futët aq shumë elemente brenda saqë doli nga kuptimi i të qenurit e juaja. U bë historia e të gjithëve, madje u bë historia e kohës që jetojmë. Nuk mund të mblidhja kaq shumë njerëz përreth një personi të vetëm.

Meqë u hap kjo temë, po them edhe këtë: tashmë historitë me një protagonist më mërzisin shpirtin. Më në fund do t'i kthej përgjigje fjalisë suaj të fundit. "Tani që as nuk punoni, kam frikë se do të më lini përgjysmë."

Jo, nuk do të ngeleni përgjysmë. Vetëm se rreth meje u mblodhën shumë njerëz. Të gjithë flasin në të njëjtën kohë... mos e merrni mundimin të plotësoni fjalën time i vetëm. Unë jam i detyruar të orkestroj zërin e tyre. Sa të mbarojë kjo punë do duhet të prisni.

Do të rrini pak larg nga miqtë tuaj atje jashtë. Nuk keni të drejtë të tregoheni më pak i duruar se unë në këtë punë. Mbetshi më shëndet! Miq përgjithmonë, më besoni.

Detajet e librit
978999061355
978999061355
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001604

Botuesi: Skanderbeg Books

Pylli norvegjez, Haruki Murakami

Toru, një student i urtë dhe serioz para kohe, jeton në Tokio dhe i është kushtuar Naokos, një vajze të bukur por tepër melankolike, por ndjenja e tyre e përbashkët ndikohet nga vdekja tragjike e shokut të tyre më të ngushtë para disa vjetësh.
15,57  17,30 
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Kafe Hiena, Jana Benova

Kafe Hiena ishte një kafene me goxha hapësirë që frekuentohej, kryesisht, nga të huajt dhe nga njerëz të pasur. Këtu ata e konsideronin Trini të jesh student. Ata gjendeshin, gjithnjë, duke u dridhur nga të ftohtit, jo të veshur ngrohtë, duke ngrohur duart me filxhanët e nxehtë, duke përzier gjithfarë alkoolesh dhe, vazhdimisht, duke lexuar ose duke...
5,56  6,18 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001449

Botuesi: Morava

Eklipsi, Stephenie Meyer

Nga prapa kurrizit dëgjova zërin e ëmbël të Eduardit. U ktheva ta shihja tek kërcente lehtë mbi shkallët e verandës, me flokët e shpupuritur nga era prej vrapit. Më tërhoqi menjëherë në krahët e tij ashtu siç pat bërë te parkingu dhe më puthi sërish.
15,57  17,30 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Fabrikanti i lotëve, Erin Doom

Megjithatë, Nika, e ëmbël dhe e guximshme, është e gatshme të bëjë gjithçka për të mbrojtur ëndrrën e vet, sepse vetëm nëse do të guxojë të përballet me ankthet që e torturojnë, do të jetë në gjendje, më në fund, të fluturojë e lirë si flutura, emrin e së cilës mban.
16,68  18,54 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Hajdutja e librave, Markus Zusak

1939. Gjermania naziste. Vendi mban frymën. Vdekja kurrë nuk ka qenë më e zënë me punë se tani. Lizeli, një vajzë nëntë vjeçare, jeton në rrugën Himel me familjen që e birësoi. Prindërit ia dërguan në një kamp përqendrimi. Lizeli vidhte libra. Kjo është historia e saj dhe historia e banorëve të asaj rruge kur nisën të binin bombat.
11,12  12,36 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Si një roman, Daniel Pennac

Pika kryesore ku rreh Pennac – u është shumë e thjeshtë: askush s'ka për të lexuar ndonjë libër ndonjëherë në qoftë se nuk ka dëshirë. Ai thekson se leximi, së pari, është kënaqësi. Nëse njerëzit zgjedhin ta kalojnë kohën duke bërë gjëra të tjera është e drejta e tyre.
7,79  8,65 
More
Ne gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Klasa, Erik Segal

Historia shpërthyese fillon në një kohë pafajësie dhe përfshin një çerek shekulli të stuhishëm, duke kulmuar në ritakimin dramatik të përvjetorit tradicional të njëzetepestë, gjatë të cilit ata përballen me shokët e klasës dhe me bilancin e jetëve të tyre.
13,90  15,45 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Mbretëresha hesht, Laura Freudenthaler

Një rrëfim , jashtëzakonisht I këndshëm, mbi jetën në hapësirën e izoluar të një fshati, përftuar nga fragmented e kujtesës së një gruaje të moshuar. Historia e kësaj jete është tragjike. Sidoqoftë, kjo grua kurrë nuk e percepton atë si të tillë – ajo përkundrazi e mban peshën e saj mbi supe me krenari, si një “mbretëreshë”. 
11,12  12,36 
More
Në gjendje

Botuesi: Arka e Noes

Gungaçi, Roberto Arlt

Një vrasës mbart me vete një shkak të fortë për të justifikuar aktin e tij dhe i vetmi detaj që mundet ta zbulojë është një fletë ari në dhëmballë, ndërkohë që ekziston te gruaja që ka në dorë dorëzimin e tij një shkak më i fuqishëm për të mos e kallëzuar: dashuria.
5,56  6,18 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Delfini, Aleksandar Prokopiev

Katërmbëdhjetë tregime të përfshira në këtë përmbledhje janë vazhdim i krijimtarisë së deritanishme, në të cilën gërshetohen me sukses karakteristika të letërsisë postmoderniste me vëzhgime intime. Bota rrëfyese e tregimeve të Prokopievit është diku në kufirin midis botëve të ndryshme, midis realizmit dhe fantastikes.
11,12  12,36 
More
Në gjendje

Botuesi: Ideart

Kumbari, Mario Puzzo

Ky roman është një vullkan! Një shpërthim i vitalitetit të vrazhdë, i besnikërisë dhe traditës së mirëllogaritur. Romani është i përshkruar tej e mbanë nga trafiqet e mëdha, vrasjet e kobshme, seksi amerikan dhe dashuria siciliane.
10,01  11,12 
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMSCA-1

Në udhë, Jack Kerouac

Të çmendur për jetë, të çmendur për shëlbim, të çmendur të shpallin me të lartë, thekshëm këlthasin fërgëllimën e zemrës, dëshiruar për gjithçka njëherësh, e që kurrë s'i sheh tu hapet goja, ose të belbëzojnë qoftë edhe një fjalë të vetme të rëndomtë, por që kallen, kallen, kallen pa nda, si qirinjtë e verdhë të kishave.
11,12  12,36 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Ylber hëne, Emmanuelle Pagano

Adela është shoferja e autobusit të shkollës; çdo ditë ajo sfidon pllajën e lartë malore duke shoqëruar në shkollë disa fëmijë që jetojnë në shtëpi të izoluara. Shtëpi që ngjajnë me "fermën e fundit", ku ajo është rritur, e që një liqen artificial e ka fshirë nga faqja e dheut së bashku me fëmijërinë e saj.
6,67  7,42 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000600

Botuesi: Skanderbeg Books

Kështjella e bardhë, Orhan Pamuk

"Kështjella e bardhë" është një roman i shkurtër, një dialog i lirë rreth modernizimit dhe ironisë së tij. Rrëfyesi në vepër është një dijetar dhe inxhinier i ri venecian, i rrëmbyer nga turqit gjatë udhëtimit të tij me anije nga Venecia në Napoli.
11,12  12,36 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000606

Botuesi: Skanderbeg Books

Bora, Orhan Pamuk

Poeti i njohur turk Ka, i cili prej vitesh jeton si emigrant në Gjermani, kthehet në atdhe. Ai rrugëton për në verilindje të vendit dhe mbërrin në qytetin kufitar Kars, dimrat e të cilit janë të acartë e të akullt.
17,80  19,77 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001239

Botuesi: Skanderbeg Books

Stambolli, Kujtime dhe qyteti, Orhan Pamuk

Duke shkruar një rrëfim mbi ngjarjet e largëta historike, autori nënvizon historinë e tij dhe të familjes, përmes rrëfimeve të gjyshes, fotografive dhe gravurave. Dhe s'ka rëndësi, në është fjala për vizitën e Floberit në Stambollin e vitit 1850 apo për marrjen e Konstandinopolit.
15,57  17,30 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001593

Botuesi: Skanderbeg Books

Baulja e babait, Orhan Pamuk

Unë shkruaj sepse kam dëshirë të shkruaj. Shkruaj sepse nuk mund të bëj si të tjerët, një punë norma­le. Shkruaj që libra si të mitë të jenë të shkruar dhe që t'i lexoj. Shkruaj sepse jam tepër i mërzitur me të gjithë ju, me tërë botën.
4,45  4,94 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001673

Botuesi: Skanderbeg Books

Muzeu i pafajësisë, Orhan Pamuk

Vepra voluminoze është shkruar dhe është botuar dy vjet pas marrjes së Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2006. "Muzeu i pafajësisë" është një histori magjepsëse dashurie, me një shtritje të gjatë në kohë dhe një densitet të lartë emocional.
22,25  24,72 
More
Në gjendje

Referenca: 2554

Botuesi: Skanderbeg Books

Shtëpia e heshtjes, Orhan Pamuk

Shtëpia e heshtjes është një roman intrigues për lojën e tij me strukturën, përshkrimin universal të shoqërisë së luhatur mes Lindjes dhe Perëndimit. Shtëpia e heshtjes nuk mban vetëm sekretin dramatik të një familjeje turke. Ai është një roman i ndjenjave njerëzore, një afresk i madh i Turqisë moderne.
13,35  14,83 
More
Ne gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Flokëkuqja, Orhan Pamuk

Është Stambolli i viteve '80, kur Xhemi, një gjimnazist i etur për libra, duhet t'i nxjerrë vetë paratë për të shkuar në universitet, ngaqë i ati, një aktivist i majtë, zhduket shpesh nga jeta e tyre familjare.
13,35  14,83 
More
Në gjendje