Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Zoti Guajn, Alessandro Baricco
  • Zoti Guajn, Alessandro Baricco

Zoti Guajn, Alessandro Baricco

Botimet Dudaj

Xhesper Guajni është shkrimtar. Jeton në Londër dhe me gjasë është një njeri që e do jetën. Krejt papritur, ka dëshirë të pushojë. Ndoshta të reshtë së shkruari, por ajo e tija nuk është kriza që prek shkrimtarët pa frymëzim. Xhesper Guajni duket se do të ndryshojë perspektivë, të arrijë në thelbin e një magjie.

700 Lekë
630 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Zoti Guajn
Origjinali: Mr. Gwyn
Gjinia: Roman
Autori: Alessandro Baricco
Shqipëroi: Adrian Beshaj
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2016
Fq. 176
Pesha: 0.201 kg.
ISBN: 978-99943-0-430-1

Mbi librin

"Xhesper Guajni thoshte se të gjithë jemi disa faqe të një libri, por të një libri që askush nuk e ka shkruar kurrë."

Xhesper Guajni është shkrimtar. Jeton në Londër dhe me gjasë është një njeri që e do jetën. Krejt papritur, ka dëshirë të pushojë. Ndoshta të reshtë së shkruari, por ajo e tija nuk është kriza që prek shkrimtarët pa frymëzim. Xhesper Guajni duket se do të ndryshojë perspektivë, të arrijë në thelbin e një magjie.

Një vajzë e ndihmon, i shërben si bashkëpunëtore që mbledh me devotshmëri të rreptë atë që në mënyrë progresive bëhet misteri i zotit Guajn. Alessandro Baricco hyn në simetritë e fshehta të këtij misteri me hapin e sigurt dhe shpenguar të atij që i di dhe i do shtigjet që përshkon.

Lëviz dy personazhe të jashtëzakonshme që, në gjysmë të romanit, ia lënë vazhdimin njëri-tjetrit dhe nëse zoti Guajn ka detyrën të përziejë kartat e misterit, vajza ka detyrën të rikompozojë sekuencën për të mbërritur në një dukje të guximshme dhe të shndritshme.

Detajet e librit
9789994304301
9789994304301
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Hah, Birgul Oguz

Hah rrëfen udhëtimin shpirtëror të një gruaje të re të brengosur për humbjen e idealeve të saj të vendlindjes. Solide, krijuese, e zhurmshme si një stuhi, çdo histori është një meditim i fuqishëm në aktin e zisë, duke fiksuar imazhe mbresëlënëse në mënyra të ndryshme dramatike, zemërim, dashuri, frustrim, kapriço, butësi dhe mall.
360 Lekë 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Kur fryma bëhet ajër, Paul Kalanithi

... megjithatë, diçka të së ardhmes nuk e anashkaloj dot: vajzën tonë, Kedin. Shpresoj të jetoj aq gjatë sa ajo të më kujtojë. Fjalët sigurisht që jetojnë më gjatë sesa unë. Kisha menduar t'i lija asaj letra, po çfarë t'i shkruaj? Nuk mund ta di se si do të jetë ajo në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Klasa, Erik Segal

Historia shpërthyese fillon në një kohë pafajësie dhe përfshin një çerek shekulli të stuhishëm, duke kulmuar në ritakimin dramatik të përvjetorit tradicional të njëzetepestë, gjatë të cilit ata përballen me shokët e klasës dhe me bilancin e jetëve të tyre.
1 125 Lekë 1 250 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Kanali Musolini, Antonio Pennacchi

Kanali Musolini është themeli mbi të cilin qëndron bonifikimi i kënetave Pontine. Në këtë tokë krejt të re, të bonifikuar falë projekteve ambicioze të Musolinit, u vendosën mijëra njerëz që vinin nga Veriu. Përtej kontekstit historik të Kanali Musolini, zbulohet një roman plot jetë të gjalla personazhesh dhe plot humanizëm.
1 125 Lekë 1 250 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Vera kur ime më i kishte sytë jeshilë, Tatiana Ţîbuleac

Aleksit i kujtohet ende vera e fundit që kaloi me të ëmën. Kanë kaluar shumë vjet që atëherë, por, kur psikologu e këshillon ta rijetojë atë periudhë, në mënyrë që të arrijë të kapërcejë bllokimin krijues që po përjeton si piktor, Aleksi nis një udhëtim që do ta përballë me emocionet e verës kur ai dhe mamaja e tij mbërritën në një fshat pushimi në Francë...
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Aleksandri, Valerio Massimo Manfredi

Aleksandri u praktikua që në fëmijëri me dijetarë të urtë dhe ushtarë trima dhe shumë shpejt zotëroi artin e luftës, forcën mahnitëse të trupit, shpirtit dhe mendjes. Si pasardhës i Herakliut dhe Akilit, siç e quante veten, synoi t'i kalojë bëmat, heroizmin dhe nderin e tyre dhe e ndau bashkë me shokët e zgjedhur fatin e tij hyjnor.
2 250 Lekë 2 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Një grua e re e bukur, Tommy Wieringa

Një hendek thellohet edhe midis dy botëve të tyre: Eduardi, njeri ambicioz, i shkencës, që vë pragmatizmin racional para ndjenjave, Ruthi, idealiste e ndjeshme deri në skaj, që nuk pranon eksperimentet e tij te kafshët dhe aq më pak refuzimin e shkencëtarit për të kuptuar vuajtjet. Kur fëmija që vetëm Ruthi e dëshiron, e kthen pasionin në detyrim, kur...
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Enigma e Qaf-it, Alberto Mussa

Kjo enigmë është vetë gjuha dhe kultura arabe: që nga origjina, traditat, mënyra nomade e jete-sës, haremet, simbolika, shkrimi si dhe variantet e shumta të një rrëfimi që në kohë të ndryshme duket i pamundur, duke e bërë në këtë mënyrë edhe më magjepsës.
540 Lekë 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2459

Botuesi: Toena

Tinguj dhe plumba, Giuseppe Scelsi

Kur muri i fortë i ideologjive thyhet e bëhet copa, mijëra shqiptarë bien në një dëshpërim të thellë. Sistemi shkërmoqet, idetë dhe ndjenjat tronditen, ndërsa ngurtësia e një regjimi me dhjetëra vite i mbyllur në vetvete shpie në egërsimin e njerëzve.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000291

Botuesi: Cabej

Deti oqean, Alessandro Baricco

Deti oqean shpaloset në një mënyrë poetike dhe eliptike. Z. Baricco është një kubist letrar, një stilist që shikon njëkohësisht në shumë anë të gjërave. Ai zhvendoset nga një mënyrë retorike te një tjetër, nga një lloj poezie simbolike te një narrativë e madhe aventureske dhe te një komedi.
621 Lekë 690 Lekë
More
Ne gjendje