Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Enigma e Qaf-it, Alberto Mussa
  • Enigma e Qaf-it, Alberto Mussa

Enigma e Qaf-it, Alberto Mussa

OMBRA GVG

Kjo enigmë është vetë gjuha dhe kultura arabe: që nga origjina, traditat, mënyra nomade e jete-sës, haremet, simbolika, shkrimi si dhe variantet e shumta të një rrëfimi që në kohë të ndryshme duket i pamundur, duke e bërë në këtë mënyrë edhe më magjepsës.

6,42 CHF
5,78 CHF Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Enigma e Qaf - it
Origjinali: O enigma de Qaf
Gjinia: Roman
Autori: Alberto Mussa
Shqipëroi: Eljona Balilaj
Shtëpia botuese: OMBRA GVG
Viti: 2016
Fq. 228
Pesha: 0.265 kg.
ISBN: 978-9928-06-134-8

Mbi librin

Kjo enigmë është vetë gjuha dhe kultura arabe: që nga origjina, traditat, mënyra nomade e jete-sës, haremet, simbolika, shkrimi si dhe variantet e shumta të një rrëfimi që në kohë të ndryshme duket i pamundur, duke e bërë në këtë mënyrë edhe më magjepsës.

Në këtë rrëfim artistik, romancieri brazilian Alberto Mussa në rolin e një studenti pasuniversitar të letërsisë paraislamike, endet nëpër konferencat arabe dhe labirintet e bibliotekave për të krahasuar atë që është origjinale me atë të trilluar në tekstet e mijëvjeçarit. Dhe të duket sikur udhëhiqesh nga një udhëzues i verbër i mitit të quajtur Jorge Luis Borges.

Kjo endje letrare çon në një prozë poetike të një bukurie të rrallë, të shpërndarë nëpër mësimet e të antikitetit e tëLindjes së pafundme. Dhe nuk është vetëm bota e saj e trashëguar malesh le-gjendare, shkretëtirash me erërat e tyre mizore, beduinësh, poetësh e xhindësh mitikë që na magjeps. Është gjithashtu edhe gjuha arabike që në Enigmën e Qaf-it na shfaqet si një personazh po aq joshës.

Ali Baba dhe dyzet hajdutët nuk ishin kriminelë, por filozofë; teorema e Pitagorës për trekëndëshin u frymëzua nga një kryqëzim në Jerusalem dhe demoni më i keq me të cilin u përball Sinbadi nuk ishte mitik, por kanibal. Këto të dhëna jepen për ata të krisur që përpiqen të zgjidhin Enigmën e Qaf-it.

Një brazilian me origjinë libaneze e dëgjon këtë enigmë në trajtën e poezisë i ulur tek këmbët e gjyshit. Beson se ka dëgjuar një muallaqat të panjohur–poezitë paraislamike të varura në muret e kaaba-së, një nga vendet më të shenjta për fenë islame.

Sipas traditës madhështore të këtyre poezive arabe, poeti protagonist i Enigmës së Qaf-it rrëfen kërkimin nëpër shkretëtirat e Arabisë për të gjetur gruan që dashuron, të cilën nuk e ka parë asnjëherë me sy.

28 kapitujt e Enigmës së Qaf-it përkojnë me njëzet e tetë shkro-njat e alfabetit arab duke na udhëhequr në një udhëtim nëpër kohë e kultura të ndryshme si dhe nëpër vetë natyrën e gjuhës, në kërkim të zgjidhjes që garanton triumfin e dashurisë.

Koment nga autori

Nga momenti i parë që e dëgjova u mahnita nga ky rrëfim i një poeti që kishte përshkuar shkretëtirën në kërkim të një gruaje të panjohur, nga një enigmë që flet për një mal mitik në formë qarku, nga një xhind i verbër dhe vëngërosh që ka aftësinë të udhëtojë në kohë.

Mbi autorin

Alberto Mussa ka lindur në Brazil në vitin 1961 dhe ka studiuar matematikë përpara se të studionte për gjuhësi në Universitetin e Rio de Janeiro-s. Përveç Tupi-t, gjuhës së fisit vendas brazilian, ka studiuar gjuhë të ndryshme afrikane, ndërmjet tyre edhe Yoruba, gjuhën e komuniteteve afro-braziliane, si dhe arabisht.

I përfundoi studimet në vitin 1991 me një punim mbi historinë e portugalishtes së skllevërve. Pas kësaj, punoi si mësues i klasës së gjashtë dhe si leksikograf. Ka një interes të veçantë në letërsinë arabe

Familja e të atit është me origjinë nga Libani dhe Palestina. Mussa e mësoi arabishten në moshë të rritur dhe ka përkthyer muallaqat: shtatë poezi paraislamike, në gjuhën portugeze.

Përveç Enigma e Qafit, ka botuar edhe dy romanë të tjerë, si dhe një përmbledhje me tregime të shkurtra. Veprat e tij janë përkthyer në disa gjuhë të botës. Jeton në Rio de Janeiro.

Detajet e librit
9789928061348
9789928061348
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Estetika e letërsisë, Massimo Fusillo

Viteve të fundit estetika dhe letërsia kanë përjetuar një periudhë transformimi të thellë: estetizimi i përhapur që karakterizon botën aktuale, imagjinarja që gjithnjë e më tepër merr trajtë pamore, revolucioni i studimeve kulturore, ia kanë ripërcaktuar kufijtë
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Zotëria i jetimëve, Adam Johnson

Pak Jun Do është biri i një nëne të zhdukur, një këngëtare e rrëmbyer dhe e dërguar në Penian për të joshur të fuqishmit e kryeqytetit, dhe i një babai të rreptë, drejtor i një jetimoreje. Në moshë të rritur, shquhet për besnikërinë dhe guximin, aq sa e bindi shtetin t'i japë mundësinë të ngjitë me shpejtësi shkallët e karrierës.
12,04 CHF 13,38 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Pa frymë, Lorenzo Amurri

Jeta e tij ishte e bukur: muzikë, miq, drogë dhe rock & roll. Lorenco Amurri ishte njeri me fat, derisa, një ditë, teksa po bënte ski me të dashurën, Johanën, pëson një aksident të rëndë. Një çast më pas, është i shtrirë diku dhe po nxitojnë për në spital. Ofiçina, helikopterë, sulme ushtarakësh të ëndërruar e doktorë të vërtetë.
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Sinagoga e ikonathyesve, J. Rodolfo Wilcock

Janë 35 rrëfime (titulli i secilit syresh është një emër dhe mbiemër, për ne i padëgjuar), 35 biografi personazhesh të pagjasë, të gjithë ekscentrikë, ndonjëherë makabër, pak groteskë, rrallë të mençur: kryesisht “shkencëtarë” (por jo vetëm të tillë), qëmtuar në 200 vjet histori (nga gjysma e dytë e shekullit XVIII te gjysma e parë e shekullit XX)
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2712

Botuesi: Bota Shqiptare

Kusherira K, Yasmina Khadra

Mbyllur në vetminë e tij dhe i përhumbur nga kujtimet e dhimbshme të fëmijërisë, një njeri kujton. Fëmijëria nuk është gjithmonë një parajsë e humbur. Përkundrazi, ajo mund të jetë një botë e përbërë nga padrejtësia dhe makthet.
4,82 CHF 5,35 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: K1R2P8

Botuesi: Bota Shqiptare

Magjia e dashurisë, Nicholas Sparks

Por kur dukej se jeta po i sillte vetëm gëzime, një e-mail misterioz, me përmbajtje shqetësuese do të shkaktojë një varg ngjarjesh që do të ndryshojnë rrjedhën e martesës së këtij çifti. Sa mirë e njohim ne atë që dashurojmë? Si të reagojmë ndaj dyshimeve të paevitueshme, frikërave që kanë lidhje me fëmijërinë, që na ngrenë pengesa që ndonjëherë na zënë...
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Morava

Motra e Frojdit, Goce Smilevski

A ishte Zigmund Frojdi përgjegjës për vdekjen e së motrës në një kamp përqendrimi nazist? Në Vjenën e pushtuar nga nazistët, Zigmund Frojdit i jepet privilegji që të largohet jashtë vendit, duke marrë me vete njerëzit më të afërt.
8,67 CHF 9,63 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Sashenka, Simon Sebag Montefiore

Kjo është historia ndër breza e grave dhe fëmijëve të një familjeje të sajuar dhe shpresoj se do të shijohet si e tillë: një roman i ngushtë për një familje. Por frymëzimin e ka tek shumë historia, letra dhe raste që kam gjetur në arkiva dhe kam dëgjuar në intervista gjatë dhjetë viteve që jam marrë me studimin e historisë ruse.
18,30 CHF 20,33 CHF
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Toena

Konformisti, Alberto Moravia

Romani, i publikuar më 1951, është portreti i një personazhi dhe një qëndrimi moral karakteristik për kohën tonë: konformisti dhe konformizmi. Heroi bashkëkohor, sipas Moravias, është njeriu që kërkon të mjegullohet, të jetë i njëjtë me gjithë të tjerët.
12,52 CHF 13,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Mërzia, Alberto Moravia

I konsideruar si romani qendror i një trilogjie ideale, që fillon me romanin "Indiferentët" dhe përfundon me romanin "Jeta intime", "Mërzia", botuar në vitin 1960, jep një portret të thellë dhe mizor të një individi pa strukturë, pa mbështetje, i tjetërsuar nga jeta sociale. Është një histori krizash, dështimesh, zhgënjimesh.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Në gjendje