- Çmim i zbritur
- I ri

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Kur një grua gjendet e vdekur në një arkë druri me trupin të shpuar nga shpata, policia e Stokholmit është e trullosur...
Titulli: Kodi i iluzionistit
Origjinali: Box
Autori: Camilla Läckberg, Henrik Fexeus
Shqipëroi: Adrian Beshaj
Kategoria: Roman
Botues: Dudaj
Specifikimi: Kapakë të hollë
Viti i botimit: 2023
Pesha: 0.75 kg
Faqe: 712
ISBN: 978-99943-070-50
Ky libër është në gjuhën shqipe
1. Letërsia suedeze. 2. Camilla Läckberg 3. Henrik Fexeus 4. Adrian Beshaj
Mbi autorët
Camilla Läckberg është ndër shkrimtarët më të lexuar në botë, me njëzet e nëntë milionë kopje të shitura në gjashtëmbëdhjetë vende. Ka lindur dhe është rritur në Fjelbakë, jeton në Stokholm me të shoqin dhe katër fëmijët.
Henrik Fexeus është një mentalist me famë ndërkombëtare, librat e të cilit, të përkthyer në më shumë se tridhjetë gjuhë, kanë marrë vkerësime të ndryshme dhe kanë shitur më shumë se një milionë kopje në botë.
Mbi librin
Kur një grua gjendet e vdekur në një arkë druri me trupin të shpuar nga shpata, policia e Stokholmit është e trullosur: e vështirë të kuptosh nëse bëhet fjalë për një numër shpejtësie të përfunduar në tragjeti apo për një ritual të llahtarshëm vrasës. Hetimet i besohen një skuadre speciale: një grup heterogjen agjentësh të zgjedhur - dhe alergjikë ndaj procedurave institucionale - mes të cilëve spikat për dhunti investigative Mina Dabiri. Pikërisht Mina sugjeron të përfshijnë në këtë çështje Vinsent Valderin, një mentalist të famshëm, njohës të thellë të gjuhës së trupit dhe botës së iluzionizmit. Së bashku vihen në gjurmët e vrasësit, por personaliteti i të dyve, i shoqëruar mnga raste të vogla dhe të mëdha dhe nga sekrete të parrëfyeshme, e ngatërron ndjekjen, edhe sepse vetë e shkuara e tyre rezulton e lidhur në mënyrë shqetësuese me çështjen. Dhe para se situata të rrokulliset, e vetmja armë në dispozicion e dy hetuesve për ta ndalur vrasësin të veprojë sërish, është t'u paraprijnë lëvizjeve të tij: vetëm duke e kuptuar në thellësi çmendurinë e tij, do të mund t'i japin fund. Në këtë episod të parë e shpërthyes të një serie që është tashmë një fenomen ndërkombëtar, aftësia e jashtëzakonshme e Camilla Läckberg-ut për të rrëmuar në honet e shpirtit njerëzor takon kompetencat psikologjike të njërit prej mentalistëve më të vlerësuar në botë, për t'i dhënë jetë një çifti shumë origjinal hetuesish: Mina Dabiri dhe Vinsent Valder, policja mizofobe dhe mentalisti ekspert i mistereve numerike, në luftë kundër një vrasësi të pamëshirshëm serial dhe kundër demonëve të vet.
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: 2889
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Botimet Dudaj
Kur një grua gjendet e vdekur në një arkë druri me trupin të shpuar nga shpata, policia e Stokholmit është e trullosur...
check_circle
check_circle