Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Mami, Brendan O'Carroll
  • Mami, Brendan O'Carroll

Mami, Brendan O'Carroll

Botart

Anjeza Brauni është një grua e fortë – mjaft e fortë për t'u përballur me vejërinë, shtatë fëmijët, apartamentin me qira dhe rraskapitjen e përditshme me tezgën e saj në rrugën "Moore". Por edhe gruas më të fortë i lipset pak ndihmë dhe një ëndërr për t'i dhënë forcë të vazhdojë...

7,49 CHF
6,74 CHF Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mami
Origjinali: Mother
Gjinia: Roman
Autori: Brendan O'Carroll
Shqipëroi: Artan Miraka
Shtëpia botuese: Botart
Viti: 2015
Fq. 172
Pesha: 0.201 kg.

Mbi librin

Anjeza Brauni është një grua e fortë – mjaft e fortë për t'u përballur me vejërinë, shtatë fëmijët, apartamentin me qira dhe rraskapitjen e përditshme me tezgën e saj në rrugën "Moore". Por edhe gruas më të fortë i lipset pak ndihmë dhe një ëndërr për t'i dhënë forcë të vazhdojë...

Koment nga autori

Kur lindi ky libër isha ulur në një prej hoteleve "Hilton", në Orlando të Floridës. Ishte viti 1994 dhe Republika e Irlandës qe kualifikuar për në finalet e Kupës Botërore të Futbollit.
Atëherë sapo kisha nisur të vija emër si humorist në Irlandë dhe Tim O'Connor-i, kreu i programit sportiv të RTE-së (Televizioni Publik Irlandez) më kishte punësuar që të shoqëroja skuadrën në aventurën e saj e të bëja copëza humori për publikun që na ndiqte nëpërmjet ekranit në atdhe.

Domethënë, puna ime ishte që një herë në dy ditë të shkruaja një pjesëz treminutëshe. Të gjithë ata që më njohin e dinë mirë se sa të lajthitur më bën mua një punëz e tillë. Ndaj, meqë kisha kohë me bollëk, bleva një bllok e një stilolaps të ligjshëm dhe mendova të shkruaj.
Po çfarë të shkruaja?

Para disa muajsh, aktori i magjishëm Gabriel Byrne më kishte dhënë një libër të Syd Field, të titulluar "Skenari". Ai është një libër i mrekullueshëm që duhet ta lexojë çdo shkrimtar që aspiron të bëhet skenarist. Aty skenaristit i sugjerohet që të kompozojë një "histori prapaskene" për personazhin kryesor të filmit të tij. Rreth njëzet faqe që përshkruajnë jetën e tij para se të takohet me ne.

Skenaristi mund të mos e përdorë kurrë, por ajo i hyn goxha në punë kur personazhi has pengesa gjatë filmit – duke e ditur historinë e tij të prapaskenës, ajo i jep idenë se si t'i kapërcejë. Pra, ja se ç'vendosa të shkruaja! Por nuk bëhej fjalë për film.

Atëkohë kisha në duar një serial komik pesëminutësh të titulluar "Djemtë e zonjës Brauni", që shfaqej nga e hëna deri të premten në shfaqjen e Gareth O'Callaghan-it. "Ç'ushtrim i përkryer! – mendova. – Një histori prapaskene njëzetfaqëshe për zonjën Brauni."

Kështu e nisa. Pak a shumë. Se s'po vendosja dot se ku ta filloja historinë. Nuk doja t'i hyja fëmijërisë së saj, sepse për këtë do të më lipseshin kërkime në "kohë". Ndaj vendosa ta filloja ditën kur ajo u bë vejushë. Hapa bllokun dhe nisa të shkruaja. Prisja që ato njëzet faqe të më hanin jo më shumë se një orë.

Mirëpo edhe pas dy javësh vazhdoja të shkruaja. Njëzeta u bë tridhjetë, dyzet dhe vazhdoi më tej. Në kohën që e lashë punën, kisha shtjelluar vetëm nëntë muajt e parë të vejërisë së saj. E mbylla bllokun i kënaqur dhe nuk e vrava më mendjen për të.

Më vonë, gjatë kthimit, ndërsa flisja në telefon me menaxherin tim të atëhershëm, Pat Egan, i përmenda shkrimin. Pati më telefonoi pas tri ditësh dhe më tha se kishte folur me Michael O'Brien, botuesin e "The O'Brien Press" dhe se ata e donin "librin". "Po ai s'e ka lexuar ende?!" – e kundërshtova pak me frikë se mos e dreqosja. Pati ma ktheu: "Ai nuk do t'ia dijë po qe se bëhet fjalë për zonjën Brauni. Ai e do."

"Mami" u hodh në qarkullim vetëm disa muaj më vonë dhe që javën e parë zuri vendin e parë në listën e librave më të shitur. Seriali radiofonik pesëminutësh shpuri te ky libër, i cili shpuri te tre libra të tjerë, të cilët më bënë të shkruaj një skenar filmi – Anjeza Braunin të luajtur nga Angelica Huston.

Paskëtaj shkrova pesë komedi, fituese çmimesh, në të cilat e luajta vetë zonjën Brauni. Ato u pasuan nga shtatë filma në DVD, të cilët u shitën gjithashtu në mbi një milion kopje, dhe tani një serial televiziv, "Djemtë e zonjës Brauni", që ka thyer rekordet e publikut si në BBC 1 edhe në RTE, e ku në trupën e aktorëve përfshihen ime shoqe, vajza, djali, motra, kunata, dhëndri dhe, s'do mend, UNË! Dikush më pyeti njëditëzaj: "Si po të shkojnë punët?" Iu përgjigja me sinqeritet: "Më mirë do të më vinte turp!"

Blloku i ligjshëm më kushtoi një dollar, stilolapsi vetëm pesëdhjetë cent. Ai një dollar e gjysmë investim ka ushqyer, shkolluar e strehuar fëmijët e mi dhe nipërit për këto shtatëmbëdhjetë vitet e fundit. Uroj që leximi i këtij libri t'ju dëfrejë po aq sa më dëfreu edhe mua kur e shkrova. Dhe, meqë e bletë... faleminderit prej gruas sime, faleminderit prej familjes sime dhe faleminderit prej meje!

Mbi autorin

Brendan O'Carroll është një nga dëfryesit më të suksesshëm irlandezë; një autor i brohoritur, aktor, udhëheqës artistik, skenarist dhe dramaturg. Gjatë karrierës së tij e ka kthyer "Prekjen e Midas" së vet në një gamë të gjerë projektesh: nga shfaqja e tij e famshme radiofonike "Djemtë e zonjës Brauni" në novelat bestseller "Mami", "Skalitësit" dhe "Gjyshja". "Mami" është kthyer gjithashtu në një film mjaft të suksesshëm, ku Anjeza Brauni luhet nga aktorja e famshme Anjelica Huston.

Detajet e librit
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Paula, Isabel Allende

Kështu fillon romani i Isabel Allende – s, kushtuar vajzës së saj. Paula, lindur më 22 tetor 1963, është e lumtur, e dashuruar, jeton në Madrid, punon... Një jetë e thjeshtë, ndryshe nga ajo e së ëmës që, tashmë, është e famshme. Dy gra, dy fate të ndryshme.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Të ndriturit, Eleanor Catton

Sa herë në kaq kohë të bie të lexosh një roman, i cili të ngrin përtej gjërave të rutinës së përditshme, të heq mënjanë, të mbledh dhe të lë të ndihesh sikur ke kaluar fundjavën me një gjeni. Eleanor Catton me këtë roman mahnitës bën thjesht këtë...
17,33 CHF 19,26 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Oriksi dhe Krejku, Margaret Atwood

Njeriu i Dëborës, i njohur si Xhimi para se njerëzimi të pllakosej nga një pandemi e tmerrshme, po rreket të mbijetojë në një botë, ku ai mund të jetë njeriu i fundit mbi dhé. Ai vajton për humbjen e shokut të tij të ngushtë, Krejkut, dhe të Oriksit, gruas së bukur e misterioze, me të cilën ishin të dashuruar që të dy. 
13,48 CHF 14,98 CHF
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Pegi

Sytë e verdhë të krokodilëve, Katherine Pancol

Kjo është historia e një gënjeshtre. Por është edhe një histori me dashuri, miqësi, tradhëti, para dhe ëndrra. Jozefina, heroina e kësaj historie, do të gjendet shumë shpejt e braktisur nga i shoqi, me të bijën që e përçmon, me një nënë që vetëm e kritikon dhe me një motër që e nënvlerëson.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Mediaprint

Libraria e Teheranit, Marjan Kamali

Por po atë ditë, Roja zbulon se sa shumë dhemb dashuria kur fati ka plane të tjera për ty. Bahmani nuk shkoi kurrë në atë shesh dhe e la Rojën të vetme në mes të trazirave dhe demonstratave të një grushti shteti, që do të shënjonte jetën e saj dhe të ardhmen e Iranit.
12,52 CHF 13,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Aziatikë çmendurisht të pasur, Kevin Kwan

“Aziatikë çmendurisht të pasur” është romani debutues argëtues që rrëfen për tri familje super të pasura kineze dhe për thashethemet, përgojimet dhe makinacionet ë ndodhin kur një nga djemtë më të pasur të Azisë sjell në shtëpi të dashurën e tij KLA (kineze e lindur në Amerikë) për të marrë pjesë në dasmën e vitit.
13,48 CHF 14,98 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000844

Botuesi: Dituria

Shakaja, Milan Kundera

Pragë, një ditë pas grushtit të shtetit të vitit 1948. Gremisja e studentit Ludvik fillon me një shaka, një pusullë ironike mbi optimizmin socialist dërguar një vajze bukuroshe, e cila e merr këtë shumë seriozisht. Ai përjashtohet nga partia dhe detyrohet të braktisë studimet.
12,04 CHF 13,38 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Hoteli i bardhë, D.M. Thomas

Vepër e mahnitshme... një eksperiment elegant e mjaft i ngrohtë. Një sensualitet i çiltër, përzier me një ndjenjë të ngrohtë për çastet më tronditëse në historinë moderne, një fluiditet e shkathtësi gati si në ëndërr.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Shkuma e ditëve, Boris Vian

Në jetë, kryesorja është të gjykosh për gjithçka a priori. Ç'është e vërteta, duket se masat e kanë gabim dhe se individët kanë përherë të drejtë. Nga kjo duhet të ruhemi se mos nxjerrim ca rregulla se si të sillemi: që të zbatohen, këto nuk lypset të kenë nevojë që të shkruhen e zezë mbi të bardhë.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Bashkëshortë dhe dashnorë, Beatriz Williams

Një roman historik i mbështjellë si një lexim veror...një çift dashnorësh tërheqës dhe të skicuar me mjeshtëri...dhe përshkrimet e Kajrosit të pasluftës janë njëherësh mbresëlënëse dhe të detajuara. Fundi është një kthesë dramatike e denjë për tenenovelat dhe më zuri në befasi
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Lutje detit, Khaled Hosseini

Libri "Lutje detit" është një libër për të gjitha moshat, një histori për të rriturit, për prindërit, për ata që përpiqen të gjejnë një vend, një strehë pa luftë në botë. E gjitha është përmbledhur në pak radhë, por me shumë gjasë, mund të jetë teksti më i fuqishëm dhe tronditës që ka shkruar Hosseini.
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pegi

Rebeka, Daphne du Maurier

Historia, e cila përmban elemente të romancës, misterit dhe romanit gotik, sfidon kategorizimin e lehtë: ajo është një rrëfim mbi sekretet dhe tradhtinë, është historia e ekuilibrit të pushtetit midis meshkujve e femrave dhe, natyrisht, siç e ka cilësuar vetë autorja, është një studim mbi xhelozinë, kësaj nepërka që jeton në skutat më të errëta të...
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Ne gjendje