Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Trilogjia e mjegullës, Carlos Ruiz Zafon
  • Trilogjia e mjegullës, Carlos Ruiz Zafon
  • Trilogjia e mjegullës, Carlos Ruiz Zafon

Trilogjia e mjegullës, Carlos Ruiz Zafon

Dituria

Në Kalkutën e vitit 1916, një tren në flakë shqyen natën, ndërsa binjakët e porsalindur, Beni dhe Sheri shpëtojnë për mrekulli. Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, thëngjijtë e atij zjarri kthehen e nisin sërish të digjen rreth dy të rinjve, duke shënjuar fatin e tyre.

16,05 CHF
14,45 CHF Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Trilogjia e mjegullës
Origjinali: El Príncipe de la Niebla, El palacio de la medianoche, Las luces de septiembre
Gjinia: Roman
Autori: Carlos Ruiz Zafón
Shqipëroi: Flavia Kaba
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2014
Fq. 568
Pesha: 0.701 kg.
ISBN: 978-9928-103-95-6

Mbi librin

Në këtë vëllim përfshihen romanet: "Princi i Mjegullës", "Pallati i Mesnatës" dhe "Dritat e Shtatorit". Një shtëpi misterioze në bregdetin atlantik të Spanjës dhe tre të rinj që zbulojnë sekretet e lashta që ai ruan, të lidhura me pakte të nënshkruara me një personazh djallëzor e misterioz, Princin e Mjegullës, që del nga hijet e natës për t'u zhdukur në agim. Në Kalkutën e vitit 1916, një tren në flakë shqyen natën, ndërsa binjakët e porsalindur, Beni dhe Sheri shpëtojnë për mrekulli.

Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, thëngjijtë e atij zjarri kthehen e nisin sërish të digjen rreth dy të rinjve, duke shënjuar fatin e tyre. Në një far në bregdetin e Normandisë, Irena dhe Ismaeli hyjnë në botën e fshehtë të një prodhuesi lodrash, një enigmë që do t'i bashkojë ata përgjithmonë, duke i zvarritur në një botë të komplikuar dritëhijesh.

Tri romanet e para të autorit të veprës "Hija e erës", të bashkuara në një vëllim të vetëm. Atmosfera gotike, drama marramendëse dhe personazhe që nguliten në mënyrë të pashlyeshme në mendjet e lexuesit. Kombinimi i pashoq i aventurës, misterit e ankthit, nga dora e mjeshtrit rrëfimtar, autorit ë romanit "Hija e erës".

"Trilogjia e mjegullës" bashkon tre librat e parë të shkruar nga Carlos Ruiz Zafón, duke formuar një cikël romanesh me mister dhe aventurë. Plot intriga dhe befasi, të tre historitë formojnë një triptik ku elementet romanceske nga letërsia fantastike dhe gotike, të kombinuara me forcën e madhe tregimtare dhe stilin e pagabueshëm të autorit, do t'i ofrojnë lexuesit të ri një hyrje emocionuese dhe tërheqëse në botën e leximit, kurse lexuesit më të vjetër, një ftesë për të gëzuar këtë magji të re të leximit, që do të lërë gjurmët e veta tek ta.

Detajet e librit
9789928103956
9789928103956
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Një grua tjetër, Emmanuele Bernheim

Dhe, pak nga pak, dashuria e Tomasit mbush tërë jetën e Klerit, të cilës i pëlqen ta imagjinojë jetën e të dashurit deri në detajet më të imëta. Dhe veçanërisht gruan e tij. Në të vërtetë, Tomasi nuk rri kurrë më shumë se një orë e gjysmë me Klerin, sepse duhet të shkojë pranë gruas dhe fëmijëve të tij.
4,82 CHF 5,35 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Spiuni që u kthye nga i ftohti, John le Carré

Në hijen e Murit të porsangritur të Berlinit, Alek Limas shikon t’i vritet edhe  agjenti i fundit nga ushtarët e Gjermanisë Lindore. Për Limasin, një agjent  britanik në Berlin, Lufta e Ftohtë ka mbaruar. Teksa pret të dalë në pension  ose më keq akoma, t’i japin një punë të rëndomtë zyre, Kontrolli, kreu i  Shërbimit, i jep një mundësi të rrallë për t’u...
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Sinagoga e ikonathyesve, J. Rodolfo Wilcock

Janë 35 rrëfime (titulli i secilit syresh është një emër dhe mbiemër, për ne i padëgjuar), 35 biografi personazhesh të pagjasë, të gjithë ekscentrikë, ndonjëherë makabër, pak groteskë, rrallë të mençur: kryesisht “shkencëtarë” (por jo vetëm të tillë), qëmtuar në 200 vjet histori (nga gjysma e dytë e shekullit XVIII te gjysma e parë e shekullit XX)
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2112

Botuesi: Bota Shqiptare

Xhevahiri i Medines, Sherry Jones

Ajo ishte bota e Aishes, bijë e Ebu-Bekirit. Kur ajo u lind në vitin 613, gratë konsideroheshin pronë, zotërim i burrave, dhe ishin aq pa vlerë, saqë prindërit mund t'i groposnin të gjalla, nëse në atë vit do të kishin lindur shumë vajza.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000731

Botuesi: Onufri

Tango e fundit ne Paris, Robert Alley

Poli, një amerikan 45 vjeçar, me banim në Paris, e përjeton mjaft rëndë vetëvrasjen e së shoqes. Marrëdhëniet e tij me heroinën e romanit, një bionde 20 vjeçare, të fejuar me një regjisor me të ardhme, të kujtojnë shkulmin e papërmbajtur të tangos latino – amerikane.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Dita e opricnjikut, Vladimir Sorokin

Dita e opriçnjikut është një roman "fantapolitik", një skenar që transplan-tohet në fundin e viteve 2020 prej historisë ruse të shekullit XVI, nën carin Ivan IV, që vendosi një regjim sundimi të pakufizuar dhe terrori mbi popullsinë e fisnikërinë dhe krijoi opriçnjinën, një organizatë që vepronte si gardë policore e sovranit.
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001528

Botuesi: Skanderbeg Books

Vajza e prapë, Mario Vargas Llosa

Rikardoja, qysh fëmijë atje në vendin e lindjes së tij, në Lima, ka ushqyer një ëndërr: Të jetojë në Paris. Por ritakimi me Lili kiliankën, një dashuri e hershme e adoleshencës, do ta shtyjë të ndryshojë gjithçka të tij. Vajza aventuriere, pragmatiste, e paqetë, do ta zvarrisë përtej botës së vogël të ambicjeve të tij.
12,52 CHF 13,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Kryekëput mashtrim, Lesley Lokko

E njohur si "Mbretëresha e Akullt", Anelieza Zander de St. Phalle është një prej stilisteve më të shquara në botën e modës. Me një perandori të shtrirë në disa kontinente, ajo është shndërruar në një markë të përbotshme, në të gjitha kuptimet.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000992

Botuesi: Dituria

Hija e erës, Carlos Ruiz Zafon

Jeta e Danielit, djalë i një librari, do ndryshojë pas vizitës që do bëjë me të atin në varrezën e Librave të Harruar. Nga ky çast, ngjarjet e mistershme të së kaluarës do të pasqyrohen në të tashmen.
12,04 CHF 13,38 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001130

Botuesi: Dituria

Loja e engjëllit, Carlos Ruiz Zafon

Në Barcelonën e trazuar të viteve '20, djaloshi Martin ushqen një ëndërr: të bëhet shkrimtar. Kur papritur fati i jep mundësinë të botojë një tregim, suksesi më në fund i troket në derë. Nga ai moment jeta do e vendosë para pyetjeve për të cilat nuk ka përgjigje të menjëhershme.
12,04 CHF 13,38 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2197

Botuesi: Dituria

Marina, Carlos Ruiz Zafon

Oskar Drai është një student i ri që po kalon vitet e adoleshencës në një kolegj të zymtë të qytetit katalanas. I mbushur me energjinë e dhimbshme tipike për këtë moshë, herë ëndërrimtar e herë aventurier, Oskarit i pëlqen t'u shpëtojë mureve mbytëse të shkollës, për të humbur në labirintet e rrugëve, shtëpive dhe ndërtesave të lagjeve që pikojnë në çdo...
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2670

Botuesi: Dituria

I burgosuri i Qiellit, Carlos Ruiz Zafon

Një dimër i mërzitshëm dhe i acartë mbështjell Barcelonën dhe rrugicat e saj të errëta. Qyteti po përpiqet të marrë veten nga vuajtjet e luftës. Vetëm për fëmijët dhe për ata që kanë mësuar të harrojnë, Krishtlindjet ruajnë atmosferën e vet magjike, plot shpresë.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Ne gjendje