Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,84  7,60 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,66  16,29 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,77  10,86 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Trupi i njeriut, Paolo Giordano
  • Trupi i njeriut, Paolo Giordano

Trupi i njeriut, Paolo Giordano

Botimet Dudaj

Për ushtarët e një toge që komandohet nga nënoficer Antonio Reneja, misioni në Afganistan është prova e parë e madhe e jetës së tyre. Në çastin e nisjes, ende nuk e dinë ende se vendi ku do të dërgohen është një nga më të rrezikshmit e krejt zonës së konfliktit.

9,77 
8,80  Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Trupi i njeriut
Origjinali: Il Corpo Umano
Gjinia: Roman
Autori: Paolo Giordano
Shqipëroi: Adrian Beshaj
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2014
Fq. 316
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-99943-0-347-2

Mbi librin

Për ushtarët e një toge që komandohet nga nënoficer Antonio Reneja, misioni në Afganistan është prova e parë e madhe e jetës së tyre. Në çastin e nisjes, ende nuk e dinë ende se vendi ku do të dërgohen është një nga më të rrezikshmit e krejt zonës së konfliktit.

Të sfilitur nga vapa, nga mërzia dhe nga frika e ndonjë kërcënimi që mund të vijë nga çasti në çast, ushtarët rindërtojnë në bazë jetën që njohin. Por natën, në heshtjen e plotë, arrijnë të ndiejnë rrahjet e zemrës, gumëzhimën e organeve të tjera të brendshme – veprimtarinë e pareshtur të trupit njerëzor.

Rasti kur do të detyrohen të futen në territorin armik do të jetë gjithashtu ai kur secili, papritur, do të duhet të bëjë llogaritë me atë që kanë lënë pezull. Dhe kur të kthehen, do ta kenë kapërcyer në mënyrë të pakthyeshme vijën që ndan rininë nga mosha e rritur.

Koment nga Massimo Gramellini

"Një ndjeshmëri kirurgjike dhe një rrëfim i besueshëm si në përshkrime, ashtu dhe në dialogë. Faqe të shkëlqyera dhe të pamëshirshme."

Mbi autorin

Paolo Giordano ka lindur në Torino në vitin 1982. Me romanin e tij të parë, "Vetmia e numrave prim" (2008), botuar në më shumë se dyzet vende, mori shumë vlerësime, mes të cilave çmimin Strega dhe çmimin Campiello Opera Prima. Bashkëpunon me gazetën "Corriere della Sera" dhe me "Vanity Fair"-in.

Detajet e librit
9789994303472
9789994303472
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Versioni i Barnit, Mordecai Richler

Barni Panofski – i çatdhesuar kanadez, admirues finok i grave, shkrimtar, producent televiziv, tregimtar –vendos, më në fund, që të marrë penën dhe të hedhë në letër, kundërshtinë ndaj akuzave që i bëhen në autobiografinë e rivalit të tij.
11,73  13,03 
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Paraleli 42, John Dos Passos

SH.B.A. është lugina më e madhe në botë e rrethuar me male dhe kodra, është një grup zyrtarësh të babëzitur me shumë llogari bankare... janë shumë burra të groposur me uniforma në varrezat Arlington. SH.B.A. janë germat në fund të një adrese kur je larg shtëpisë. Por mbi të gjitha SH.B.A. është zëri i botës.
17,59  19,55 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Fotografja e shpirtrave, Desy Icardi

Ndërkohë, në fshatrat përreth, shumë njerëz vendosin të emigrojnë; ky është edhe rasti i Pias, një vajzë e thjeshtë, e cila, me shpresën për të ndihmuar familjen, është bindur nga një fotograf që të niset për në Argjentinë së bashku me disa moshatare, me iluzionin e takimit të një bashkëshorti që nuk e ka parë dhe nuk do ta shohë kurrë. 
11,73  13,03 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Hah, Birgul Oguz

Hah rrëfen udhëtimin shpirtëror të një gruaje të re të brengosur për humbjen e idealeve të saj të vendlindjes. Solide, krijuese, e zhurmshme si një stuhi, çdo histori është një meditim i fuqishëm në aktin e zisë, duke fiksuar imazhe mbresëlënëse në mënyra të ndryshme dramatike, zemërim, dashuri, frustrim, kapriço, butësi dhe mall.
3,91  4,34 
More
Në gjendje

Botuesi: Efekos

Trashëgimia, Hannah Fielding

Përkundrazi, ai i shfaqet si një burrë i pashëm, i çiltër dhe i ndershëm, me të cilin dashurohet marrëzisht. Por, si t’i dorëzohet pasionit me një identitet të rremë, në një situatë ku secila lëvizje e gabuar mund të ishte shkatërruese? Por, nuk është vetëm Luna që mbante sekrete…
13,68  15,20 
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: UEGEN

Unë më parë se ti, Jojo Moyes

Lu Klarku di plot gjëra. Di sa hapa janë nga stacioni i autobusit deri në shtëpi. Di që i pëlqen të punojë në barin "Simitja me gjalpë", di që nuk është e sigurtë në dashurinë për Patrikun. Ajo që Luja nuk e di është se do të humbasë punën dhe se ato që do t'i ndodhin më pas do ta bëjnë normale...
11,73  13,03 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Ideart

Kumbari, Mario Puzzo

Ky roman është një vullkan! Një shpërthim i vitalitetit të vrazhdë, i besnikërisë dhe traditës së mirëllogaritur. Romani është i përshkruar tej e mbanë nga trafiqet e mëdha, vrasjet e kobshme, seksi amerikan dhe dashuria siciliane.
8,80  9,77 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

451 Farenhajt, Ray Bradbury

451 farenhajt është tashmë një klasik i letërsisë botërore ku ngjarja zhvillohet në një të ardhme distopike. Sot, mesazhi që përçon kjo vepër ka fituar rëndësi më shumë se kurrë më parë.
8,80  9,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Gjethe të kuqe, Paullina Simons

Detektivi Spencer O’Malley, që e takon rastësisht, ndien një tërheqje të papërballueshme për atë studente. Kur merr përsipër të zbardhë çështjen e vrasjes, e merr me vete vorbulla e një bote të mbyllur dhe të mistershme, plot me fajësi, e cila e çon më në fund në një zbulim tronditës dhe hedh dritë mbi të kaluarën e errët dhe mbi dramën e vajzës që ka...
17,59  19,55 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Perandori ose syri i erërave, Baltasar Porcel

Në atë verë të vitit 1809, ujërat e qeta dhe të kthjellëta të gjirit të Kabrerës ndriçojnë me një dritë të keqe zbarkimin e nëntë mijë ushtarëve të ushtrisë perandorake. Ata janë syrgjynosur, pas kapitullimit në Baleare, në atë ishull të vogël të shkretë, pa ligje, pa shpresë, pa rrugëdalje, të robotizuar në copëza të hedhura në zbrazëtinë kozmike.
9,77  10,86 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001381

Botuesi: Botimet Dudaj

Edhe një ditë më shumë, Fabio Volo

Problemi nuk është sa pret, por kë pret. Zgjimi, kafeja, tramvaji, zyra, palestra, pica-kinemaja-shtrati (nëse është me fat, jo vetëm)... Ditë gjithmonë të ngjashme, të shënjuara nga takime që, në fund të fundit, i shëmbëllejnë njëra-tjetrës, të humbura nën qiellin ngjyrë gri të një metropoli që ka harruar të buzëqeshë.
8,80  9,77 
More
Ne gjendje

Referenca: 2159

Botuesi: Dituria

Një grua në Paris, Paula McLain

Pa para dhe në kërkim të jetës, të lumturisë e të suksesit Hedli dhe i riu Heminguej nisin menjëherë udhëtimin drejt Europës së vjetër. Nuk vendosen në Romë, por në Paris. Për Ernestin kjo është periudha e harrimit të luftës që ndiente brenda vetes dhe e frekuentimit të salloneve letrare, ku Ezra Paund dhe Gertrud Stejni mund ta ndihmojnë të bëjë para dhe...
9,77  10,86 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2646

Botuesi: Botimet Dudaj

Regëtimat e dritës së mëngjesit, Fabio Volo

Elena nuk është e kënaqur me jetën e saj. Martesa tërhiqet zvarrë, pa pasion dhe pa asgjë të re. Tashmë i shoqi i është bërë si vëlla. ("Nuk jetojmë bashkë, bashkë ne vrasim kohën. Menduam si budallenj se dy fatkeqësi të bashkuara mund t'i jepnin jetë një lumturie.")
9,29  10,32 
More
Ne gjendje

Referenca: 2906

Botuesi: Pegi

Delikatesa, David Foenkinos

Natalia dhe Fransuai janë çifti i përkryer dhe janë përsosmërisht të lumtur. Por, kur Fransuai vdes papritur, pas shtatë vjetësh martese të bekuar, vejusha Natali ngre një kala rreth emocioneve te saj, ku askush nuk mund të hyjë më. Derisa kandidati më i paimagjinueshëm shfaqet.
7,82  8,69 
More
Ne gjendje

Referenca: K1R2P39

Botuesi: Pegi

Mos harro të më puthësh ose Zebra, Alexandre Jardin

Gaspar Egërshani, i martuar prej 15 vjetësh me Kamilën, gëzon nofkën "Zebra". Rutina ka zëvendësuar tashmë prej kohësh zjarrin e dashurisë së viteve të para; "çiftet vdesin nga heshtja" mendon ai. Zebrës kjo i duket e papranueshme, prandaj ai vendos ta bëjë përsëri për vete Kamilën e tij... por si?
7,82  8,69 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Rruga për në shtëpi, Fabio Volo

Markoja nuk ka zgjedhur kurrë, sepse ka frikë se mos njëra zgjedhje i përjashton gjithë të tjerat. Nuk ia ka vënë veshin kurrë askujt, përveçse vetes. Duket sikur u thotë të gjithëve: "Mund të më doni, por qëndromëni larg."
8,80  9,77 
More
Ne gjendje