Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
8,18  9,09 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
17,53  19,48 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,69  12,99 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Në kërkim të Xhulias, Catherine Dunne
  • Në kërkim të Xhulias, Catherine Dunne
  • Në kërkim të Xhulias, Catherine Dunne

Në kërkim të Xhulias, Catherine Dunne

Dituria

Xhulia Sejmur zhduket krejt papritur një ditë më se të zakonshme tetori dhe i dashuri i saj, Uilliam Harris, e gjen veten në një situatë që nuk e kishte menduar kurrë. Tre vitet e kaluara me Xhulian kishin qenë më të lumturat e jetës së tij.

12,99 
11,69  Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Në kërkim të Xhulias
Origjinali: Missing Julia
Gjinia: Roman
Autori: Catherine Dunne
Shqipëroi: Mira Kroqi
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2013
Fq. 320
Pesha: 0.411 kg
ISBN: 978-9928-103-71-0

Mbi librin

Xhulia Sejmur zhduket krejt papritur një ditë më se të zakonshme tetori dhe i dashuri i saj, Uilliam Harris, e gjen veten në një situatë që nuk e kishte menduar kurrë. Tre vitet e kaluara me Xhulian kishin qenë më të lumturat e jetës së tij.

Edhe Xhulia kishte qenë e lumtur me të. Ishte ndier me fat që mundi të dashuronte edhe një herë tjetër në jetë. Atëherë, përse braktisi gjithçka? Uilliami në fillim ndihet krejt i çoroditur, madje edhe fajtor për largimin e Xhulias. Çfarë kishte ndodhur? Ku kishte gabuar? Mos e kishte lënduar pa e kuptuar? Uilliami e di se duhet ta kërkojë. Ai e di se arsyen e largimit të saj duhet ta gjejë te sekretet e të tjerëve.

A do të mund ta pranojë ai shndërrimin e Xhulias. A do mundet Uilliami ta pranojë të vërtetën që ajo ia kishte fshehur gjatë gjithë lidhjes së tyre? Një rrëfim i hollësishëm e që të përpin i ndjenjave dhe mendimeve të një gruaje, së cilës i kërcënohet dashuria, jeta, familja. Ky është romani i ri i fuqishëm i shkrimtares së njohur Catherine Dunne.

Komente mbi librin

“Catherine Dunne është një shkrimtare elektrizuese. Në romanin e saj të fundit, “Në kërkim të Xhulias”, ajo analizon subjektin e zakonshëm të moshës së mesme dhe e shfrytëzon këtë për të depërtuar në mendjen e dy personazheve të komplikuara.”

Evening Echo

“Jashtëzakonisht e lexueshme dhe me një rrëfim imponues... Dunne kombinon inteligjencën emocionale me një intrigë të thurur mjeshtërisht dhe mjaft tërheqëse... Pa dyshim, admiruesit e saj të shumtë duhet ta shijojnë këtë elegancë tepër interesante në të shkruar.”

Bookseller

“E ngrohtë, zbavitëse, këmbëngulëse, prekëse, e gjallë... Catherine Dunne është një tregmtare e shkëlqyer.”

Irish Independent

“Ky është romani i tetë i Dunne; ashtu si në librat e mëparshëm, ajo shfaq talentin e veçantë për t’i bërë tërheqëse edhe detajet më të vogla të jetës dhe për të eksploruar me mjaft finesë në botën emocionale të personazheve të veta.”

Sunday Tribune

Mbi autoren

Catherine Dunne lindi më 1954 në Dublin, ku jeton edhe sot. Ka studiuar për letërsi angleze dhe spanjolle në Trinity College. Pas studimeve, në vitet 1987 – 1995, punoi si mësuese e anglishtes dhe spanjishtes. Ajo e la mësimdhënien për t’iu përkushtuar karrierës si shkrimtare.

Nisi të shkruajë, siç pohon vetë autorja, pas vdekjes së djalit të saj të dytë, duke u prezantuar kështu për herë të parë përpara lexuesve me romanin “Gjysma e asgjëse”. Romani shënoi sukses të madh dhe e bëri menjëherë të njohur shkrimtaren.

Detajet e librit
9789928103710
9789928103710
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Skanderbeg Books

Ditët e braktisjes, Elena Ferrante

Olga, një grua ende e re, e qetë dhe e kënaqur, aspak e plogësht në ambjentin e saj familjar, braktiset papritur nga i shoqi dhe rrokulliset në një vorbull të errët, por edhe të njohur nga drama njerëzore. Pasi mbetet e vetmuar me të dy fëmijët dhe qenin, e lënduar thellë shpirtërisht nga dhimbja dhe poshtërimi, nga Torinoja, ku është transferuar prej...
7,01  7,79 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Sekreti i rrobaqepëses, Fiona Valpy

Gjatë luftës, tri rrobaqepëset përballen me zgjedhje të pamundura kur veprimtaria e tyre e fshehtë i vë përballë rrezikut të madh. Të bashkuara nga besnikëria, të kërcënuara nga tradhtia, a do t’i mbijetojnë ato periudhës më të errët të historisë?
14,03  15,58 
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Merilini në tri kocka, Isabelle Wery

Merilin Tërki shkruan një roman. Qysh në fëmijëri, tek ajo, u shfaq tërheqja për takimet romantike dhe zunë vend idetë e dyshes, bashkëpunimit, pakteve, "veprimeve dashurore" dhe partneriteteve miqësore. Gjatë kohës që shkruan këtë roman, ajo riviziton fragmente të jetës së vet dhe zhytet në kujtimet e takimeve të saj intime dhe të qarta.
10,52  11,69 
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Lord Mord, Milos Urban

Ky thriller tundues i vendosur në kryeqytetin çek, të sjell në vëmendje një kokteij romance, vrasjesh dhe misteresh në stilin e Bulgakovit. Ky roman origjinal e i mprehtë gotik tregon historinë e një skermisti pasionant dhe një joshës femrash i shthurrur në Pragën e shek. të 19, i cili ngre krye i vetëm kundër shkatërrimit të lagjes së famshme hebreje.
11,69  12,99 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Bir i qiellit, Kenneth Oppel

Vetëm pasi Meti takon Kejtin pasanike dhe guximtare, do të kuptojë që fjalët e gjyshit të saj janë të vërteta, që krijesat ekzistojnë përnjëmend dhe janë krejtësisht të panjohura për botën e njerëzve.
9,35  10,39 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Dërgomë shumë jetë, Paolo Di Paolo

Moraldi, që ka mbërritur në Torino për një sesion provimesh, zbulon se ka ngatërruar valixhen me një të panjohur. Ndërsa thyen kokën mbi tekstet e filozofisë dhe vizaton karikatura, ndien t'i rritet dora-dorës admirimi për një bashkëmoshatar të quajtur Piero.
8,18  9,09 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000308

Botuesi: Botimet Dudaj

Jashtë!, Susanna Tamaro

Tregime të gjata për tema si margjinalizimi, ndarja e dialogut të vështirë midis kulturave të ndryshme që zgjidhen gjithmonë në një mjedis të ashpër. Histori pa zgjidhje, të ndaluara të shohin dritën.
7,01  7,79 
More
Ne gjendje

Botuesi: Albas

Shtatë të çmendurit, Roberto Arlt

Romani është i mbushur me monologë, që i shtyjnë personazhet në disa përsiatje, njëherazi të lajthitura dhe të mençura, në të cilat shtrohet çështja e çmendurisë absolute të shoqërisë, mizorisë së kapitalizmit, ftohtësisë së industrializimit dhe teknologjisë, duke i vënë ato në kontrast me dobësinë dhe brishtësinë e njeriut të vdekshëm që i ka krijuar. 
12,86  14,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Dita e shtatë, Yu Hua

“Dita e shtatë” – një udhëtim në ferrin e kohëve moderne, ku na udhëheq Yang Fei, heroi kryesor i romanit, që vdes papritmas në moshën dyzetenjëvjeçare.
11,69  12,99 
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Gënjeshtra, Ana Huang

Ajo është objekti i dëshirave të tij më të errëta, e vetmja enigmë që nuk mund ta zgjidhë. Dhe kur i vjen në dorë mundësia për t’u afruar me të, i thyen të gjitha rregullat, për t’i ofruar një marrëveshje, që ajo nuk mund ta refuzojë.
18,70  20,78 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001042

Botuesi: Dituria

Gjysma e asgjësë, Catherine Dunne

Jeta dramatike e një gruaje që krejt papritur gjendet vetëm, pa para dhe me familjen mbi shpatulla. Jeta e re e Rozës gërshetohet me jetën e dikurshme. Mes lotëve dhe dëshpërimit, mes zemërimit dhe ndjenjës së fajit, ajo bëhet një grua e fortë.
10,51  11,68 
More
In Stock