Titulli: Shtatë të çmendurit
Origjinali: Los siete locos
Gjinia: Roman
Autori:Roberto Arlt
Shqipëroi: Erion Karabolli
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2021
Fq.304
Pesha: 0.385 kg.
ISBN: 978-9928-356-33-8
Ky libër është në gjuhën shqipe
Mbi librin
Shtatë të çmendurit është vlerësuar unanimisht prej kritikës si kryevepra e Roberto Arlt-it. Në të, autori prek dhe shtjellon disa nga problemet e shtruara prej ekzistencializmit filozofik. Çështjet morale, vetmia, ankthi përballë pakuptimit të jetës dhe trishtimi ndaj vdekjes janë tema që përsëriten në arkitekturën metafizike të personazheve të romanit. Është një kritikë e mprehtë shoqërore e Argjentinës së viteve njëzet. Romani është i mbushur me monologë, që i shtyjnë personazhet në disa përsiatje, njëherazi të lajthitura dhe të mençura, në të cilat shtrohet çështja e çmendurisë absolute të shoqërisë, mizorisë së kapitalizmit, ftohtësisë së industrializimit dhe teknologjisë, duke i vënë ato në kontrast me dobësinë dhe brishtësinë e njeriut të vdekshëm që i ka krijuar. Autori depërton në vramendjet metafizike universale, çka e bën veprën t’i kapërcejë hendekët kohorë. Shtatë të çmendurit përbën pjesën e parë të dilogjisë së jashtëzakonshme, që përmbyllet me romanin Flakëhedhësit.