- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Një Zot? Një hyjni pagane të madhe e të fëlliqur si gjiriz që i dhuron për tërë jetën një dhunti të mrekullueshme: një orë të brendshme, një orë magjike madje, që do t'i japë mundësi të fluturojë përpara në kohë, të shohë atë që do të ndodhë në botë dhe njëherësh të jetojë kohën e tij, mes parandjenjash dhe zbu
Titulli: Fluturaku i kohës
Origjinali: Saltatempo
Gjinia: Roman
Autori: Stefano Benni
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2012
Fq. 330
Pesha: 0.36 kg
ISBN: 978-9928-162-12-0
E hasim vogëlush, një mëngjes fund – dimri, teksa "hovkërcen" drejt shkollës. Janë vitet 50 dhe, ndërsa zgrep në një vresht një veshak stërkalamushti, Ujkoshi, kështu e quajnë, sheh një burrë, me kokën e re, mjekrën shtëllungë dhe një qen të rrëgjuar përbri. Një Zot?
Një hyjni pagane të madhe e të fëlliqur si gjiriz që i dhuron për tërë jetën një dhunti të mrekullueshme: një orë të brendshme, një orë magjike madje, që do t'i japë mundësi të fluturojë përpara në kohë, të shohë atë që do të ndodhë në botë dhe njëherësh të jetojë kohën e tij, mes parandjenjash dhe zbulesash.
Kësisoj Ujkoshi bëhet Fluturak i Kohës, rritet i çartur e luftarak. Nga lufta partizane te Gjashtëdhjeteteta, nga lindja e televizionit te koha heroike e rokut, nga dashuria e parë te shoku i parë i humbur, teksa e bren profecia e një krimi që ndoshta do të kryhet: është koha e Italisë që ndryshon, e qytezave që humbasin identitetin për t'u bëra xhepa autostradash, e lindjes dhe rritjes së makutërisë dhe padronëve të rinj, koha e konsumimit që po përparon, e shndërrimeve të politikës dhe të botës.
Disa çifte të tjera pllaquriteshin në puthje. Ama unë dhe Venereli qemë përhumbur në një det thithjesh dhe pështyme, puthjesh pa fund, gjuhësh që vërtiteshin si shigjetë, për mua qe një kurs i përshpejtuar që më dha përvojë e dobi për të gjithë jetën.
Dhe duke u ngjeshur pas cicave të saj epike, e duke hovur pas dhe sërish duke u lëshuar përpara, provova kënaqësi e çmeritje që ende më mallëngjejnë. Pastaj, kur u shfaqën dritat e para të qytetit, pas një dueli të fundit kush e kush ia puprronte mishin tjetrit, e pashë në profil, yll të bukur, plot bulëza djerse, tërë afsh, me një cullufe mbi sy dhe golfin e leshtë mënjanë që i linte një sup zbuluar.
-Të dua! – i thashë.
-Mos ke luajtur mendsh? – u gjegj ajo.
Stefano Benni u lind në Bolonjë në vitin 1947. Ai është autor i mbi 25 veprave letrare, i përkthyer në tridhjetë gjuhë të botës dhe i konsideruar si një nga gjenitë rebelë të Italisë bashkëkohore.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU000836
Botuesi: OMSCA-1
Referenca: 2646
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU001480
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Toena
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Fan Noli
Botuesi: Helga's Secrets
Botuesi: Aleph
Botuesi: Fan Noli
Botuesi: Bota Shqiptare
Referenca: SKU001174
Botuesi: OMSCA-1
Referenca: SKU001051
Botuesi: Dituria
Botuesi: PA
Referenca: 2719
Botuesi: OMBRA GVG
Botuesi: Dituria
Referenca: SKU000439
Botuesi: Koha Ditore
Referenca: SKU002006
Botuesi: Pegi
Një Zot? Një hyjni pagane të madhe e të fëlliqur si gjiriz që i dhuron për tërë jetën një dhunti të mrekullueshme: një orë të brendshme, një orë magjike madje, që do t'i japë mundësi të fluturojë përpara në kohë, të shohë atë që do të ndodhë në botë dhe njëherësh të jetojë kohën e tij, mes parandjenjash dhe zbu
check_circle
check_circle