• Banner

Nje histori dashurie me rock e roll, Enriko Brici
  • Nje histori dashurie me rock e roll, Enriko Brici

Nje histori dashurie me rock e roll, Enriko Brici

Tashmë, historia e Aleksit dhe e Aidit është kthyer në një nga klasikët e letërsisë italiane më të lexuar për të rinj. Shkruar nga një 19 - vjeçar bolonjez, ky libër gjysmë - autobiografik ka shitur mbi dy milionë kopje dhe është përkthyer në njëzet gjuhë të botës.

550 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Një histori dashurie me rock & roll - Xhek Frushante la grupin
Origjinali: Jack Frusciante è uscito dal gruppo
Gjinia: Roman
Autori: Enriko Brici
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2011
Fq. 176
Pesha: 0.22 kg
ISBN: 978-9928-124-18-0

Mbi librin

Tashmë, historia e Aleksit dhe e Aidit është kthyer në një nga klasikët e letërsisë italiane më të lexuar për të rinj. Shkruar nga një 19 - vjeçar bolonjez, ky libër gjysmë - autobiografik ka shitur mbi dy milionë kopje dhe është përkthyer në njëzet gjuhë të botës.

Fragment nga libri

Ajo: "Nuk ma ka ënda të lidhemi bashkë, por në disa gjëra jemi shumë më larg se thjesht një lidhje."
Ai: "A jam unë i gatshëm që... të kërkoj thjesht atë që më bën të lumtur... të ndihem gjallë me të vërtetë? Po, jam i gatshëm... Pastaj, nuk dua të bie në gabimin e rëndomtë të mohimit të ekzistencës apo të rëndësisë themelore të ndjenjave që çon në shndërrime mjerane në moshë të vonë..."

Mbi autorin

Enriko Brici u lind në Nisë në vitin 1974. Në librin "Një histori dashurie me rock & roll - Xhek Frushante la grupin", dëshmi e aftësisë shpërthyese për të folur me të gjithë e për të gjithë, ka përshkruar hapat e parë në jetën shoqërore të një djaloshi të hedhur, që ngërthen në vetvete gjithë çapkënllëqet dhe harenë e moshës, i gatshëm t'u dalë ballas telasheve e mashtrimeve, kryelartë ndaj kujtdo që rreket t'i kallë frikën.

Stili letrar i Enriko Bricit shquhet për njëfarë anarkie gjuhësore. Pikësimi dhe kujdesi në përdorimin e duhur të kohëve të foljeve nuk janë shumë të pranishëm, ashtu si në të folurit e shkujdesur të të rinjve , që është i pasur me zhargone dhe dialekte. Stili i Bricit karakterizohet nga i ashtuquajturi "përroi i ndërgjegjes".

Falë gojëtarisë që s'ka të sharë dhe përshkrimeve mjeshtërore, vihet në ballë të shokëve dhe u hap sytë; një udhërrëfyes i sigurt që s'lë dy gurë bashkë. Gjuha, e mbarsur me lojëra fjalësh dhe konceptesh, duke arritur kulmet e ilaritetit dhe të shpotisë, e bën këtë roman mishërim të prirjeve rinore, idhull të adoleshentëve.

Komente mbi librin

"Të lësh grupin" është një metaforë për arratisjen nga presionet shoqërore... Nganjëherë, të lësh grupin është e nevojshme për të krijuar një identitet vetjak... Ky libër u kushtohet të gjithë adoleshentëve si dhe gjithë atyre të rinjve që ende mbajnë mend kohërat e shkollës së mesme, lavdinë dhe turpet e saj, të cilat bëhen pjesë e pandashme e jetës së çdonjërit prej nesh, njësoj si konfliktet me prindërit apo rritja me muzikën..."

The Washington Post

"Si të mos tërhiqeni nga një histori dashurie me rock & roll, sidomos kur ajo ndodh në Itali, në vendin e modës, të ushqimit dhe të dolce far niente?"

The New York Times

"Ah, sikur të kishte shumë libra të tillë, kaq të freskët dhe të këndëshëm..."

La Stampa

 

Detajet e librit
SKU002006
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: K3R2

Botuesi: Skanderbeg Books

Shembja e burrit, Sandro Veronesi

Një shkrimtar dyzetvjeçar i qetë. Gjithçka në jetën e tij duket se shkon më së miri. Por një pasdite të çuditshme, incidente të vogla në dukje, fillojnë ta ndryshojnë këtë rrjedhë qetësie. Takimi i beftë me një taksist, që më pas del se di shumë nga intimitetet e jetës së tij, e çon prè të një rrëfimi "të çmendur".

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2797

Botuesi: Pegi

Fluturaku i kohes, Stefano Benni

Një Zot? Një hyjni pagane të madhe e të fëlliqur si gjiriz që i dhuron për tërë jetën një dhunti të mrekullueshme: një orë të brendshme, një orë magjike madje, që do t'i japë mundësi të fluturojë përpara në kohë, të shohë atë që do të ndodhë në botë dhe njëherësh të jetojë kohën e tij, mes parandjenjash dhe zbu

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000181

Botuesi: Ideart

Largesia mes nesh, Fiona Sampson

Ky roman në vargje i shestuar bukurisht, hapet me një histori dashurie në krizë, shtillet përmjet humbjes, rrezikut dhe sfidës ekzistenciale, dhe përfundon me një akt dashurie në një rrafsh njëherazi sensual dhe të imagjinuar. Kjo dykuptimësi të fton t'i përjetosh dilemat e të dashuruarve si të ishin të tuat: A mund të përjetohet afërsia vetëm përmes...

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Shtëpia Holandeze, Ann Patchett

Shtëpia holandeze” është e vetmja pikë e orientimit dhe e nostalgjisë që i mban të lidhur me prejardhjen por edhe që i motivon ata në investimet e jetës. Ndërkohë, ashtu siç kishte ndodhur edhe me Sirëllin, si pa kuptuar kjo shtëpi i mban të lidhur në grackën e së shkuarës, duke mos i lejuar që ta hedhin atë pas krahëve... 

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000182

Botuesi: Ideart

Lekures rrjedh shikimi, Olga Sedakova

Në poezinë e Olga Sedakovës ndjehet ndikimi i filozofisë dhe muzikës bashkëkohore. Shqisa e hollë muzikore e saj dallohet në parimet e rrepta të rimave origjinale e të parregullta, kurse ritmi rezonon me semantikën e përgjithshme të idesë së poezisë.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Toka amerikane, Jeanine Cummins

inda Perez jeton në qytetin e Akapulkos në Meksikë. Ajo ka një librari që e konsideron si strehën e saj të ëndrrave, një djalë, dritën e syve të saj dhe një bashkëshort të mrekullueshëm, i cili është një gazetar sypatrembur. NJë ditë, në librarinë e saj hyn një burrë, i cili blen dy nga librat e saj të preferuar. Ai quhet Havier dhe është erudit...

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000187

Botuesi: Ideart

Nje mik, Fred Uhlman

Dy të rinj, Konradini dhe Hansi, që në pamje të parë duket se ndajnë së bashku vetëm të njëjtën klasë, lidhen më njëri – tjetrin për një arsye të vetme: miqësinë.

Çmimi 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001581

Botuesi: Skanderbeg Books

Platforma, Michel Houellebecq

Michel, një nëpunës i administratës shtetërore franceze, vendos të marrë një udhëtim të zakonshëm pushimesh në Tailandë. Në këtë rastësi të tij, ai do të gjendet, herë si spektator, e herë si aktor, në rrjetin e turizmit seksual botëror.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Çmimi i tundimit, Johanna Lindsey

Duke pyetur veten pse një vajzë e pavarur si Vanesa pranon të shndërrohet në kukull e të martohet me një batakçi arrogant, Monti vendosa ta ndihmojë për t’ia realizuar këtë ëndërr. Por asnjë veprim i mirë nuk kalon pa u ndëshkuar, sapo përballet me probleme më të ngutshme, përfshi tundimin për të penguar planet e Vanesës për martesë, me qëllim që të...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ishulli nën det, Isabel Allende

1770, Santo Domingo, sot Haiti. Teteja është nëntë vjeçe, kur i riu francez Tuluz Valmorein e blen që të merret me punët e shtëpisë. Përreth janë fushat e kallamit të sheqerit, vapa ligështuese e ishullit, puna e skllevërve.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

L’Alchimiste, Paulo Coelho

Et Santiago, jeune berger andalou, vendit ses brebis pour rejoindre les pyramides d’Egypte qu’il avait vues en reve. Son Chemin sera long, peuple d’embuches et de rencontes inattendues. Parfois, il seraa pret d’abandonner, mais trouvera toujours la force de continuer.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Mëkëmbësi, Rolf Hochhuth

Drama "Mëkëmbësi" ka shkaktuar debate shumë të ashpra për shkak të kritikës që i bëhet Papa Piut XII – të, pozicionimit të tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, edhe pse vepra nuk është konsideruar asnjëherë si histori e mirëfilltë.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001567

Botuesi: Poeteka & Ideart

Baladë për Metka Krasovec, Tomaz Salamun

Tomaž Šalamun lindi më 1941 në Zagreb, dhe pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Koper të Sllovenisë. Është diplomuar pranë Universitetit të Lubjanës në fushën e Historisë së Artit, dhe përpara se të niste t'i përkushtohej tërësisht poezisë, ka punuar si lëvrues i artit konceptual.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)