- Çmim i zbritur
- Ka mbaruar

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Ç'kryevepër e mistershme, e çartur deri në harbim, e përçmueshme deri në absurd... Ky trillim artistik mjeshtëror, që e tejkalon vlerën e orgjinalit të paqenë; shkurt një histori e larmishme e shkëlqyer, e thurur prej një rrëfimtari homerik të përkryer.
Titulli: Fjalori Kazar, roman leksikon me 100 000 fjalë (me kopertinw tw trashw)
Origjinali: Hazarski Rečnik
Gjinia: Roman
Autori: Millorad Paviq
Shqipëroi: Ahmet Selmani
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2012
Fq. 296
Pesha: 0.64 kg
ISBN: 978-99956-87-67-0
"Gjithmonë kam qenë e mendimit se nga tradita doemos burojnë e degëzohen prirje të reja dhe arritje madhore... .Në rastin e Paviqit, kam bindjen e thellë se dy shekuj me traditë letrare i kanë dhënë përfundimisht shtatin e një romancieri të madh..."
B. Mikasinovich, World Literature Today
"Ç'kryevepër e mistershme, e çartur deri në harbim, e përçmueshme deri në absurd... Ky trillim artistik mjeshtëror, që e tejkalon vlerën e orgjinalit të paqenë; shkurt një histori e larmishme e shkëlqyer, e thurur prej një rrëfimtari homerik të përkryer..."
Charles Fenyvesi, The Washington Post
"Libër kaq i veçantë e kompleks, që do mundim të madh për t'u përmbledhur shkurt. Autori i tij Millorad Paviq, i lindur më 1929, është poet e profesor jugosllav, si dhe romancier; dhe nëse letërsia e shkruar në serbo – krotaishte nuk ka gëzuar pëlqim të gjerë në perëndim krahasuar me letërsi të tjera europianolindore, mbase romani i Paviqit do të sjellë ndonjë ndryshim. "Fjalori Kazar" hahet me "Emrin e Trendafilit" të Umberot Eco – s për nga fuqia shprehëse, fuqia e krijimit artistik dhe fuqia e mendimit, kurse qëndron mbi të për nga thurja tejet e ndërlikuar e enigmës që duhet zgjidhur."
Douglas Seibold, Chicago Tribune
"Ashtu si Borgesi, ose si Garcia Markez... Paviqi, me portrete të shkëlqyera në miniaturë e me rrëfenja magjepsëse, arrin t'i bëjë marifetet e natyrës tekstuale të qëndrojnë bukur mirë brenda veprës".
Michael Dirda, Washington Post
"Mënyra si ai mendon është mënyra si njerëzit ëndërrojnë... Ka disa proza artistike, që shpesh vlerësohen si novatore. E tillë është ajo e librit të thellë në mendim e mjaft tërheqës "Fjalori Kazar" të poetit dhe studiuesit Milorad Paviq, libër që me zërat e tij alfabetikë me rend kronologjik të shprishur dhe me simbolet shpjeguese që hidhen nga njëri zë tek tjetri, i jep mundësi çdo lexuesi "t'i lidhë bashkë ato e ta hartojë librin vetë, ashtu si renditen bashkë letrat e lojës apo gurët e dominosë". Lexuesi mund të ndjekë një pikë të caktuar të fabulësi si në fjalor, ta këndojë librin nga fillimi deri në fund, nga e majta në të djathtë, ose nga e djathta në të majtë, e madje edhe "në mënyrë diagonale", duke punuar "më tresh". Ai madje, sikundër na e shtie në mend Paviqi, "mund ta këndojë ashtu si ha bukën në tryezë: syrin e djathtë mund ta përdorë për pirun, të majtin për thikën, kurse kockat e mishit të gjellës mund t'i flakë fluturim mbrapa shpine".
Robert Coover, The New York Times Book Review
"Ky gjasme – kërkim në histori i Paviqit pasqyron një galeri njerëzish, të cilët i qepen si të çartur të vërtetës së një ngjarjeje që mund të mos ketë ndodhur kurrë. Dhe ata që hyjnë në botën klaustrofobike të këtij romani do të shohin se edhe vetë bëhen pjesë e kësaj marrëzie të çartur. Ata duan të dijnë se cfarë ka ndodhur realisht, por pa dobi. Veçse mbresa e zhgënjimit venitet e shuhet para magjisë së vetë kërkimit të së vërtetës."
Paul Gray, Time Magazine
"Paviqi ka shfrytëzuar formatin e librave enciklopedikë për të krijuar dicka që është njëherazi edhe parodi për studimet akademike, edhe prozë jolineare me subjekt studimi detektiv e aventurash... Fjalori Kazar është sikundër na paralajmëron vetë autori, vepër letrare klasike fantazie moderne."
Robert Irwin, The Listener, London
"Fjalori është libër me faqe të kthyer fort kah ana më emocionuese, më e këndshme e jetës, libër që është edhe universal, edhe i veçantë, fryt i kësaj imagjinate të papërmbajtur plot befasi."
Nicholas Rothwell, The Weekend Australian
"Ky libër ka një karakter gazmor të magjishëm, që e bën edhe të kapshëm, edhe të këndshëm për t'u lexuar. Janë të gjitha gjasat për t'u bërë romani i admiruar i vitit në Shtetet e Bashkuara."
T. J. Binyon, Literary Review, London
"Romanet e Paviqit hyjnë te realizmi magjik... Kemi të bëjmë me një eksperiment të imagjinatës në fluturim, me një orvatje për t'u matur me peshën e rëndë të jetës së rëndomtë e për t'i bërë ballë asaj. Nuk di roman tjetër, ku heroina të bjerë në dashuri me lexuesin. E kush vallë mund t'i bëjë ballë kësaj dashurie? Nuk kemi rrugë tjetër, veçse menjëherë të biem në dashuri me të edhe ne."
Anne Tyler, The Philadelphia Enquirer
Millorad Paviq ka lindur në Beograd më 15 tetor 1929, në familjen e një skulptori dhe një mësueseje të filozofisë. Midis paraardhësve të shkrimtarit pati edhe letrarë: në vitin 1766 një nga Paviqët botoi një përmbledhje me vjersha. Në vitet 1949 – 1953, studioi në fakultetin filozofik të Universitetit të Beogradit, më vonë mori gradën e doktorit të filozofisë në fushën e historisë së letërsisë në Universitetin e Zagrebit.
Para se t'i kushtohej plotësisht krijimtarisë letrare, Millorad Paviq dhe mësim në universitete të ndryshme (në Sorbonë, Vjenë, Frajburg, Regensburg dhe Beograd). Përmbledhja e tij e parë poetike "Palimpsest" u botua në vitin 1967.
Millorad Paviq ka punuar në gazeta, ka shkruar vepra kritike, monografi për historinë e vjetër të letërsisë serbe dhe poezinë e simbolizmit, ka përkthyer vargje nga gjuhët europiane. Famën ndërkombëtare ia solli romani "Fjalori Kazar" (1984), i cili u bë bestseller. Librat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. Ka qenë nominuar për çmimin Nobel. Ka vdekur në Beograd në vitin 2009.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: 2203
Botuesi: Bota Shqiptare
Botuesi: Zenit Editions
Botuesi: Skanderbeg Books
Botuesi: Bota Shqiptare
Referenca: SKU001520
Botuesi: Skanderbeg Books
Botuesi: Morava
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Pegi
Botuesi: Berk
Referenca: SKU000484
Botuesi: OMSCA-1
Botuesi: Dituria
Botuesi: Onufri
Botuesi: Living
Referenca: SKU000835
Botuesi: Papirus
Referenca: 2215
Botuesi: Onufri
Ç'kryevepër e mistershme, e çartur deri në harbim, e përçmueshme deri në absurd... Ky trillim artistik mjeshtëror, që e tejkalon vlerën e orgjinalit të paqenë; shkurt një histori e larmishme e shkëlqyer, e thurur prej një rrëfimtari homerik të përkryer.
check_circle
check_circle