- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Zoli është vetëm gjashtë vjeç kur prindërit e saj, të rrethuar nga rojat fashiste të Hlinkës, Hitlerit sllovak, zhduken brenda një liqeni të ngrirë. Shpëton vetëm ajo dhe gjyshi, i cili i mëson të shkruajë dhe të lexojë, madje e dërgon edhe në shkollë, pavarësisht nga traditat e bashkësisë së tyre.
Titulli: Zoli
Origjinali: Zoli
Gjinia: Roman
Autori: Colum McCann
Shqipëroi:Jorgji Qirjako
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2012
Fq. 280
Pesha: 0.35 kg
ISBN: 978-9928-103-33-8
Zoli është vetëm gjashtë vjeç kur prindërit e saj, të rrethuar nga rojat fashiste të Hlinkës, Hitlerit sllovak, zhduken brenda një liqeni të ngrirë. Shpëton vetëm ajo dhe gjyshi, i cili i mëson të shkruajë dhe të lexojë, madje e dërgon edhe në shkollë, pavarësisht nga traditat e bashkësisë së tyre. Dalëngadalë, te Zoli psikat një talent i jashtëzakonshëm për të shkruar e për të kënduar.
Kënga e saj ngrihet nga pluhuri për të treguar dhimbjen dhe persekutimet, forcën dhe kurajën e një populli që gjithmonë i ka rënë harpës. Mirëpo, kur një anglez i dashuruar me të i boton poezitë, ciganët e detyrojnë të largohet prej tyre, sepse i ka tradhtuar për botën e "të bardhëve" dhe i ka shitur shpirtin dhe zërin një regjimi, që në emër të Barazisë e Përparimit, donte të vendoste rregulla të reja për një popull me tradita mijëvjeçare.
I mbështetur në historinë e vërtetë të poetes rome, Papusza, dhe i vendosur në sfondin e Luftës së Dytë Botërore, Zoli është një histori dashurie, një rrëfim për humbjen dhe një parabolë për Europën e ditëve tona.
Ky roman përfaqëson portretizimin e fuqishëm të një gruaje, e cila edhe pse e brakstisur nga njerëzit e saj, i ka kaluar me sukses të gjitha sprovat me të cilat e ka përballuar fati, duke u udhëhequr nga dëshira e paepur për liri dhe, në të njëjtën kohë, duke ruajtur pastërtinë e shpirtit të saj.
"Novelë e bukur plot mendim... shkruar me mprehtësi dhe ndjeshmëri të madhe."
The Independent
"Zoli është një roman i mrekullueshëm dhe McCann – i është një romancier po aq i shkëlqyer dhe bindës."
Scotsman
"Me veprën e tij poetike të paharrueshme, McCann – i ka fituar vendin e tij mes njerëzve të mëdhenj të vendit."
Metro
"Zoli është një histori e paharrueshme europiane, e qëndisur bukur nga një prej romancierëve më të mirë të Irlandës. Çdo libër i Colum McCann – it e zgjeron gamën e tij dhe zbulon territore të reja. Vetë ai është një shkrimtar i guximshëm, me aftësi të mrekullueshme."
Joseph O'Conner
Shkrimtari irlandez Colum McCann, profesor i letërsisë në European Graduate School në Zvicër dhe në Hunter College në Nju Jork.
Është autor i një sërë veprash artistike, të botuara në më tepër se 30 gjuhë të botës e të vlerësuara me çmime ndërkombëtare dhe i shumë artikujve në New York Times, Atlantic Monthly, Times, Irish Times dhe La Republica. Më 2003, Esquire, gazetë që botohet në SHBA që prej 1932, e ka cilësuar McCann si romancierin e ri "më të njohur e më të shquar".
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Albas
Botuesi: Pegi
Botuesi: Bota Shqiptare
Botuesi: Bota Shqiptare
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: IDK
Botuesi: Toena
Botuesi: Bota Shqiptare
Botuesi: Bota Shqiptare
Botuesi: Mediaprint
Botuesi: Bota Shqiptare
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Dituria
Botuesi: Mediaprint
Botuesi: OMBRA GVG
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: 2189
Botuesi: Dituria
Referenca: 2190
Botuesi: Dituria
Referenca: 2191
Botuesi: Dituria
Zoli është vetëm gjashtë vjeç kur prindërit e saj, të rrethuar nga rojat fashiste të Hlinkës, Hitlerit sllovak, zhduken brenda një liqeni të ngrirë. Shpëton vetëm ajo dhe gjyshi, i cili i mëson të shkruajë dhe të lexojë, madje e dërgon edhe në shkollë, pavarësisht nga traditat e bashkësisë së tyre.
check_circle
check_circle