- Ka mbaruar

Banner
Vladimir Makanin u lind më 1937 në Orsk të Rusisë. Ka mbaruar Universitetin Shtetëror të Moskës dhe është punësuar si matematikan deri në vitin 1960 në Akademinë Ushtarake. Stili i të shkruarit të Makaninit mund të vlerësohet si thellësisht realist.
Titulli: Asan
Origjinali: AcaH
Gjinia: Roman
Autori: Vladimir Makanin
Shqipëroi: Sokrat Gjerasi
Shtëpia botuese: Omsca-1
Viti: 2010
fq. 392
Pesha: 0.40 kg
ISBN: 978-99943-41-82-5
Vladimir Makanin u lind më 1937 në Orsk të Rusisë. Ka mbaruar Universitetin Shtetëror të Moskës dhe është punësuar si matematikan deri në vitin 1960 në Akademinë Ushtarake. Më pas ka punuar në një shtëpi botuese.Stili i të shkruarit të Makaninit mund të vlerësohet si thellësisht realist.
Veprat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë kryesore të botës, duke fituar në të njëjtën kohë edhe mjaft çmime të rëndësishme letrare, si:1993- Russian Booker Prize1998- Pushkin Prize1999- State Prize of the Russian Federation2001- Italian Premio Pine"Asan" është një roman lufte në Çeçeni. Këtë luftë ju nuk e njihni dhe, njëkohësisht, as që mund ta imagjononi realisht, pa lexuar faqet e këtij romani të mrekullueshëm.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU000508
Botuesi: OMSCA-1
Shkrimtari bashkëkohor rus Anatoli Toss ka lindur në Moskë. Që nga viti 1988 jeton në Boston. Romani "Fantazitë e një gruaje", fitues i çmimit "Bukerov" në Rusi, është shpallur romani më i mirë i vitit, duke u botuar në tirazhe me qindra mijëra kopje, njëkohësisht është përkthyer në shumë vende të botës.
Referenca: SKU000520
Botuesi: OMSCA-1
Një histori amerikane jo vetëm e mbërthen lexuesin që nga faqja e parë deri tek e fundit, por edhe u jep përgjigje shumë pse-ve të jetës sonë të përditshme, me një fjalë të ndihmon të jetosh.
Referenca: SKU000856
Botuesi: OMSCA-1
Romanet e shkrimtarit bashkëkohor Anatoli Toss: Fantazitë e një gruaje dhe Një histori amerikane, të nominuar në Rusi për çmimin prestigjioz Bukerov, janë përkthyer në shumë gjuhë të botës, ku sikundër në vendin tonë, kanë njohur sukses botimi. Në Rusi, ai është një nga shkrimtarët më të lexuar në ditët e sotme.
Botuesi: Dituria
Kur Berri Ferbradher vdes papritur sapo ka shkelur të dyzetat, Pagfordi tronditet. Për atë që e viziton për herë të parë, Pagfordi është një qytezë idilike angleze, me një shesh shtruar me gurë të latuar dhe abaci të lashtë, një xhevahir i ngecur mes luginash të blerta.
Botuesi: Fenix
Osipov është njëri nga shkrimtarët më të njohur e të vlerësuar që ka nxjerrë Rusia viteve të fundit, autor i shumë eseve, tregimeve të shkurtra, pjesëve teatrale dhe romaneve. Veprën e tij e kanë quajtur letërsi të vërtetë, në kohëra të tmerrshme, me ndershmërinë e saj të thjeshtë dhe stilin krejtësisht të veçantë si kuitesencë artistike.
Botuesi: Te tjere
Në këtë roman të jashtëzakonshëm, sa komik, aq edhe të thellë në aspektin filozofik, autori i vlerësuar i romani "Netherland", zbulon konturet e fshehura të një qyteti – stoli në Lindjen e Mesme dhe dilemat e heshtura të njeriut modern.
Botuesi: Bota Shqiptare
Kolonel Kadafi jeton i tmerruar orët e tij të fundit. I braktisur nga të gjithë, plot dyshime, e kuptoi tepër vonë shkatërrimin ku qe zhytur vendi dhe tani vetmia e detyron të shohë brenda vetes e të mendojë për jetën e tij.
Botuesi: Bota Shqiptare
Pino Lela nuk dëshiron të ketë të bëjë fare me luftën apo me nazistët. Është një adoleshent normal italian, i dhënë pas muzikës, ushqimit dhe vajzave, por ditët e tij të pafajësisë janë të numëruara.
Referenca: SKU001590
Botuesi: Poeteka & Ideart
Libri Tigri është nga librat e rrallë jo vetëm të Tomislav Marijan Bilosnić-it. Përballë lexuesit rri një vepër 'monotematike', nga ato që, duke vëzhguar një 'objekt' të vetëm - tigrin, të yshtin drejt gjykimit të gabuar se ngado që ta kthesh e sado të mahnitesh, dikur do të përballesh me monotoninë e këtij sfinksi.
Referenca: SKU000726
Botuesi: Onufri
Jostein Gaarder zbulon nëpërmjet veprës "Vita Brevis" një letër drejtuar Shën Agustinit. Është origjinale apo kopje? Pak rëndësi ka... Kjo letër, drejtuar Shën Agustinit nga një grua përshkruan mënyrën se si ajo ndien dashuri për Shën Agustinin. Në fakt, bëhet fjalë për një dashuri të pamundur.
Botuesi: Botimet Dudaj
Samia është një vajzë nga Mogadishoja. Vrapimin e ka në gjak. Çdo ditë ndan ëndrrat e saj me Alin, mikun e zemrës, të besuarin dhe të parin trajner të apasionuar. Ndërkohë përreth, në Somalinë e konflikteve të forta politike e fetare, armët flasin gjithnjë e më fort gjuhën e pushtetit.
Botuesi: Fan Noli
Befas ndjeu sikur iu shkëput një pjesë nga vetja e tij: krenaria që ndiente sa herë që mendonte se pas do të linte trashëgimi Anën, u shndërrua në agoni, ndoshta edhe në ndjenjë fajësie.
Botuesi: Botimet Dudaj
Diku në Afganistan ose gjetkë, në mes të luftës civile, një grua kujdeset për burrin e saj, i cili, pasi ka marrë një plumb në qafë, ndodhet në gjendje kome. Ajo vuan gjithë vuajtjet e botës, në pritje të asgjëje. Në harmoni me këtë hapësirë të zhveshur e të zbrazët, Atiq Rahimi shprehet përmes fjalish të shkurtra emërore dhe të përsëritura.
Referenca: 2554
Botuesi: Skanderbeg Books
Shtëpia e heshtjes është një roman intrigues për lojën e tij me strukturën, përshkrimin universal të shoqërisë së luhatur mes Lindjes dhe Perëndimit. Shtëpia e heshtjes nuk mban vetëm sekretin dramatik të një familjeje turke. Ai është një roman i ndjenjave njerëzore, një afresk i madh i Turqisë moderne.
Referenca: 2194
Botuesi: Pika pa Siperfaqe
Titulli: Mishi i engjëjveOrigjinali: La carne degli angeliGjinia: PoeziAutori: Alda MeriniShqipëroi: Lisandri KolaShtëpia botuese: Pika pa sipërfaqeViti: 2012Fq. 158Pesha: 0.16 kgISBN: 978-9956-821-8-7
Botuesi: OMBRA GVG
Këtë vepër artistike... ua kushtoj mijëra kozakëve që u tradhtuan në vitin 1945, në qytetin mesjetar të Linzit, në Austri. Miqtë e mi rusë më besuan fotokopjet e dy librave, si edhe fotografi e dokumente të tjera të ruajtura me kujdes dhe të kaluara dorë më dorë... që zbulojnë një anë të errët të historisë: pabesinë e tri qeverive, Britanisë së Madhe,...
Botuesi: Te tjere
Përmbledhja me tregime të zgjedhura nga autorë të shquar, si: Alice Munro, Margaret Atwood, Joyce Carol Oates dhe Hart Wegner, synon të sjellë në vëmendjen e lexuesit një letërsi cilësore. Një ndër elementet më të rëndësishme që i bashkon këta autorë në një vepër të vetme, është fakti që të gjitha historitë mund të konsiderohen si "fëmijë të Çehovit".
Referenca: 2814
Botuesi: Pegi
Sa herë që qeveritë ndërhyjnë në treg, lexuesit nxitojnë të blejnë "Revoltën e Altasit". Pse? Arsyeja kuptohet, nga emri i një grupi të krijuar së fundmi në Facebook: "I lexuar lajmet sot? Duket sikur "Revolta e Altasit" po ndodh në jetën e vërtetë.
Vladimir Makanin u lind më 1937 në Orsk të Rusisë. Ka mbaruar Universitetin Shtetëror të Moskës dhe është punësuar si matematikan deri në vitin 1960 në Akademinë Ushtarake. Stili i të shkruarit të Makaninit mund të vlerësohet si thellësisht realist.