Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Vetëm online
  • Çmim i zbritur
Kazablanka, Jordan Popov
  • Kazablanka, Jordan Popov

Kazablanka, Jordan Popov

SKU001486
Bota Shqiptare

Me stilin e tij elegant, Jordan Popovi, si satirist i madh, ka aftësinë të të bëjë të shoqërosh me buzëqeshje edhe fraza të tilla si: "Ne jemi vend i mundur. Pa qenë në luftë, në jemi në gjendje kapitullimi... dhe në kanë mbetur dofarë optimistësh në këtë vend ata janë avokatët".

700 Lekë
630 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kazablanka
Origjinali: Kazablanka
Gjinia: Novela
Autori: Jordan Popov
Shqipëroi: Abdurrahim Myftiu
Shtëpia botuese: Bota shqiptare
Viti: 2010
fq. 228
Pesha: 0.27 kg
ISBN: 978-9928-00-020-0

Koment nga Vangjel Kozma

Botimi në shqip i novelave të Jordan Popovit më jep ndjesinë e ardhjes në shtëpi të një miku të vjetër dhe të dashur, në takimin me të cilin, ti mezi pret që ai të të tregojë ç'ka ndodhur gjatë kohës që nuk keni qenë bashkë.

Dhe këto histori do t'i dëgjosh nga goja e një mjeshtri të madh të satirës, e një shkrimtari të mrekullueshëm që në stilin e tij është Gogol dhe Kostandinov, Ilf dhe Petrov dhe që të detyron të rrish para tij si një fëmijë kureshtar duke pritue me emocion të mësosh si përfundon historia. Po për çudi, historia nuk përfundon, se kur mbaron së lexuari novelat e Popovit, në mënyrë të pavetëdijshme fillon të krijosh vetë vazhdimin e tyre, tashmë sipas variantit tënd.

Ndezja e motorëve të fantazisë së lexuesit është një nga veçantitë e artit të madh të Jordan Popovit dhe kjo sepse ai "nuk bën letërsi", nuk tregon sa shumë di ai për personazhet e veta, po i lë ata në dorën tënde, duke të bërë pjesë të përgjegjësisë për fatin e tyre. Arsyeja tjetër pse botimin e novelave të Popovit në shqip e konsideroj si ardhjen e një miku të dashur në shtëpi, është se ky mik, ka "erën e llojit" tonë, ka kaluar afërsisht të njëjtat brenga dhe halle si ne, dhe tani, me një buzëqeshje të trishtuar nën mustaqet e tij të bukura, përcjell kohën e "zëvebdësimit të virtyteve", siç e përcakton ai kohën tonë tek "Viti i Baldosës".

Shteti totalitar shqiptar dhe ai i tranzicionit kishte dhe vazhdon të ketë modele të ngjashme me të gjitha vendet e Europës Lindore, por me asnjë prej tyre nuk ishte aq i afërt sa me Bullgarinë, pasi në asnjë vend tjetër përveç Ballkanit tonë, fqinja kurioze dhe ordinere, për të mësuar se çfarë bën dhe si jeton, nuk të sjell fshehtas nga burri i vet "musaka dhe turli me mish ose groshë me kocka të tymosura, në një kuti akulloresh të përdorur".

Këto dhe qindra vogëlsi të tjera që të duken shumë vetjake, ndrisin si temina në qëndismën mjeshtërore të Jordan Popovit, të bëjnë personazh të historive të tij, të lënë pa frymë dhe të bëjnë të pyesësh veten i habitur: "Ku i di ky këto gjëra për mua?" Po, miku prandaj është mik, se di atë që di vetëm ti për vetn tënde.

Me stilin e tij elegant, Jordan Popovi, si satirist i madh, ka aftësinë të të bëjë të shoqërosh me buzëqeshje edhe fraza të tilla si: "Ne jemi vend i mundur. Pa qenë në luftë, në jemi në gjendje kapitullimi... dhe në kanë mbetur dofarë optimistësh në këtë vend ata janë avokatët" dhe kjo më sjell ndërmend epitafin: "Me fjalën time të hidhur, do të qeshni", gdhendur mbi varrin e Gogolit.

 

Detajet e librit
Bota Shqiptare
SKU001486
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: IDK

Perandoria e Diellit, J. G. Ballard

Një libër nga ata që pasi e lexon, ke dëshirë ta lexojnë sa më shumë njerëz të tjerë, vepër e një shkrimtari të madh, e sjellë mjeshtërisht në shqip nga shkrimtari e përkthyesi Bashkim Shehu. Historia mbresëlënëse e një djali anglez njëmbëdhjetë vjeçar, Xhimit, që jetonte qetësisht bashkë me prindërit biznesmenë në Shangai.
990 Lekë 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 9789928338778

Botuesi: Living

Dilema, B. A. Paris

Ndërkohe, Adami ka menduar një surprizë për Livian: ai është marrë vesh tinëz me Marnin që ajo të vijë në festë, por para mbërritjes se saj, merr vesh një lajm të kobshëm.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Pesha e dashurisë, Sara Stridsberg

Ajo rrëfen me pasigurinë e adoleshentes, që në spitalin psikiatrik ka rënë në dashuri, dhe të gruas, që tashmë ka një fëmijë, të cilin e rrit vetë duke e mbajtur sëmundjen dhe të atin në një largësi sa intime aq edhe të trishtueshme.
720 Lekë 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Mikesha gjeniale, Elena Ferrante

Dy vajza jetotojnë në një univers dhune, xhelozie, trekëndësha dashurie dhe çrregullime politike, ato janë dy personazhe të paharrueshme... E megjithatë, është aftësia e Ferrantes për të paraqitur të vërteta përvëluese që u jep këtye librave një fuqi të papërmbajtshme... Ferrante shfaqet si një Dickens i shekullit XXI, që lexuesit i kërkojnë me ngulm...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Rrugëtimi i Silkës, Heather Morris

Bazuar në historinë e vërtetë të Silka Klainit, libri “Rrugëtimi i Silkës” ka shitur miliona kopje në mbarë botën… Kjo është historia e një gruaje që i mbijeton kampit famëkeq të Aushvicit dhe më pas e degdisin sërish në internim…
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2906

Botuesi: Pegi

Delikatesa, David Foenkinos

Natalia dhe Fransuai janë çifti i përkryer dhe janë përsosmërisht të lumtur. Por, kur Fransuai vdes papritur, pas shtatë vjetësh martese të bekuar, vejusha Natali ngre një kala rreth emocioneve te saj, ku askush nuk mund të hyjë më. Derisa kandidati më i paimagjinueshëm shfaqet.
720 Lekë 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Neraida

Më quajnë Ana, Maria Cirita

Besoj se Ai atje lart nuk e ka harruar asnjëherë dhe thjesht kishte ardhur ora për të paguar. Prandaj ula kokën dhe pranova ndëshkimin. Pranova të jetoj e vazhdoj të jetoj, ndërsa vdekja do të qe shëlbim.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Parfumi të njeh, Cristina Caboni

Por për Elenën, ky udhëtim do të thotë diçka më shumë; ajo do të gjejë përgjigjen që e kërkon prej vitesh. Sepse parfumi është shtegu që duhet ndjekur, por vetëm kur e kuptojmë se kush jemi në të vërtetë, mund t’ia dalim në krye dhe të prekim esencën tonë të pastër.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Parfume, Philippe Claudel

Me të mbërritur në Nansi, zë një apartament te "Rruga e Madhe", nr. 27, në lagjen më të vjetër të qytetit. Jam 19 vjeç. Eshtë muaji shtator i vitit 1981. Atje gjithçka është e ende e pistë, e zezë, familjet janë të varfra, me shumë fëmijë, shpesh nga Portugalia. Macet bëjnë lirshëm dashuri dhe shtohen pa pikë turpi nën hijen e kishës Sen-Epvrë.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Udhëtime me Herodotin, Ryszard Kapuscinski

Edhe pse më mirë udhëtohet vetëm, mendoj se nuk e kemi penguar njëri – tjetrin – na ndante largësia e 2500 vjetëve, por edhe një lloj distance që buron nga ndjenja ime e respektit – sepse, ndonëse në raport me të tjerët Herodoti ka qenë përherë i thjeshtë, dashamirës dhe i butë, gjithmonë kam pasur ndjesinë se jam me një gjigand.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Pavdekësia, Milan Kundera

Në Francën bashkëkohore, Anjeza, e martuar dhe me një vajzë të rritur, ndihet e tëhuajësuar nga i shoqi, e bija dhe motra e saj. Në Vajmarin e shekujve 18-19, Gëtja, tashmë i martuar prej kohësh dhe drejt pleqërisë, përjeton një histori të ngatërruar me Betina Brentanon, njëzet vjet më e re se ai dhe e sapomartuar.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Pa u venitur kujtesa, Toshikazu Kawaguchi

Te Pa u venitur kujtesa takojmë: të bijën që u mban mëri prindërve të saj të ndjerë që e lanë jetime; komedianin që vuan për më të dashurën e vet dhe ëndrrat që ndanë bashkë: motrën të cilën e ka përpirë pikëllimi; dhe rioshin që kup- ton se e do miken e tij të fëmijërisë
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe