Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Parfumi të njeh, Cristina Caboni
  • Parfumi të njeh, Cristina Caboni

Parfumi të njeh, Cristina Caboni

Dituria

Por për Elenën, ky udhëtim do të thotë diçka më shumë; ajo do të gjejë përgjigjen që e kërkon prej vitesh. Sepse parfumi është shtegu që duhet ndjekur, por vetëm kur e kuptojmë se kush jemi në të vërtetë, mund t’ia dalim në krye dhe të prekim esencën tonë të pastër.

1 000 Lekë
900 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Parfumi të njeh
Origjinali: Il profumo sa chi sei
Kategoria: Libër motivues
Autori: Cristina Caboni
Shqipëroi: Rafaela Marteta
Botues: Dituria
Viti: 2022
Fq. 280
Pesha: 0.410 kg
ISBN: 978-9928-366-20-7
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin

Për Elenën parfumet janë gjithçka. Janë mënyra për të lexuar botën që e rrethon, ato nuk e kanë tradhtuar kurrë. Në Paris, parfumet e saj të personalizuara kërkohen shumë, sepse vetëm ajo di të shohë thellë brenda njerëzve dhe të gjejë esencën e duhur për ta. E ka prirje dhe kjo i sjell lumturi. Prandaj, kur një ditë, papritur, e humbet këtë aftësi, jeta i kthehet në makth. Duket se magjia e parfumeve është tretur diku. Pikërisht atëherë i vjen një propozim nga një person që nuk do t’i shkonte ndonjëherë në mendje: nga Suzana, nëna e saj, që nuk e ka dashur kurrë si bijë.

Gruaja i kërkon që ta shoqërojë në një udhëtim që nis nga Firence dhe nga pallati i Rosinëve, paraardhëset e Elenës prej të cilave ka mësuar gjithçka. Dëshiron që ta marrë me vete në Japoni, sepse në vendin e luleve të qershisë, arti i parfumerisë udhëhiqet nga thjeshtësia dhe pastërtia. Për t’u lëshuar më pas në magjinë dhe forcën e trëndafilave nëpër Indi e deri në Ta’ifi të Arabisë Saudite, ku Lulja e Mbretit është traditë dhe shenjtëri. Një rrugëtim në kërkim të asaj që Elena druhet se e ka humbur. Një rrugëtim që kundërmon aromë lulesh dhe temjani. Por për Elenën, ky udhëtim do të thotë diçka më shumë; ajo do të gjejë përgjigjen që e kërkon prej vitesh. Sepse parfumi është shtegu që duhet ndjekur, por vetëm kur e kuptojmë se kush jemi në të vërtetë, mund t’ia dalim në krye dhe të prekim esencën tonë të pastër.

Cristina Caboni u bën një dhuratë lexuesve, duke iu rikthyer protagonistes dhe magjisë së romanit të saj të parë, Shtegu i parfumeve, që e bëri aq të njohur në skenën letrare italiane. Pas kaq vitesh, Elena Rosini vazhdon të jetojë në zemrat e lexuesve. Tani ajo është sërish mes nesh nëpër rrugicat e Parisit, peizazhet e Firences dhe destinacionet e reja të udhëtimit të saj. Përkrah ka miq të vjetër e të rinj, por mbi të gjitha parfumet, që kanë aq shumë për të na thënë e mësuar.

Detajet e librit
9789928366207
9789928366207
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Icebreaker, Hannah Grace

Çka ndërlikohet kur një problem i detyron djemtë të përdorin të njëjtën pistë patinazhi me ekipin e patinazhit artistik – ku bën pjesë Anastasia, e cila e shpreh qartë se nuk e duron dot tipin e tij. Por kur partneri i patinazhit të Anasta-sias përballet me probleme, asaj nuk i mbetet gjë tjetër veçse të hedhë sytë drejt Nates.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Një xhentëlmen në Moskë, Amor Towles

"Një xhentëlmen në Moskë" na fut në një epokë tjetër, plot hijeshi dhe elegancë, personazhi kryesor i së cilës është konti Aleksandër Rostov i Rusisë. Në vitin 1922, konti tridhjetëvjeçar paraqitet para një gjykate bolshevike dhe nuk pendohet për të shkuarën e tij aristokrate.
1 170 Lekë 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Nën hijen e kodrës së gjelave, Osvalds Zebris

Përgjigjja do të presë në mes jetën e dy familjeve në një revolucion, ku të gjitha palët shndërrohen në viktima. Në roman, ndodhitë e protagonistëve gërshetohen me historinë e vendit, Letonisë, në kërkim të lirisë, në sfondin e revolucionit rus të 1905-s. Ngjarjet e asaj periudhe marrin një rëndësi të madhe në formimin e kombit, duke hedhur kështu bazat...
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Gjahtari i tigrave, Paullina Simons

Xhuliani, një djalë i ri dhe i pashëm, bën një jetë magjepsëse në Los Anxhelos. Bota e tij përmbyset nga një lidhje dashurie me Jozefinën, një grua e re misterioze, që ia merr mendjen krejtësisht. Por ajo nuk është ashtu siç duket, ajo mbart sekrete që i ndajnë - ndoshta përgjithmonë.
1 440 Lekë 1 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000840

Botuesi: OMSCA-1

Bija e heshtjes, Kim Edwards

Kim Edwards ka shkruar një roman kaq intrigues, që e përpin me një frymë. Personazhet e saj do t’ju lënë pa fjalë.Në romanin “Bija e heshtjes”, Kim Edwards-i ka krijuar një tregim për keqardhjen dhe shpëtimim, për ndjenjat e ndershme të personazheve që jetojnë në varësi të së kaluarës së tyre. I shkruar me një gjuhë sh
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Të paharruarit, Lidia Jorge

Në agimin e datës 25 prill 1974, nën drejtimin e disa kapitenëve të ushtrisë të cilët ishin kundër luftës koloniale të Portugalisë dhe kundër regjimit diktatorial salazarist që mbizotëronte në Portugali prej vitit 1933, pesë mijë ushtarë hynë në Lisbonë, me tanke dhe të armatosur.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Të qetë në kohë lufte, Cristian Crusat

Ky vëllim me tregime është një libër personazhesh, më shumë se intrigash. Në këto tregime, argumentet thuajse i nënshtrohen konfliktit të disa personazheve, që duket se problemet e tyre i zgjidhin në vetmi dhe jo me gjykimin e shëndoshë, por me shpirtin e tyre sentimental.
540 Lekë 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Tregtari, Joseph O'Connor

Është vera më e nxehtë që është parë ndonjëherë në Dublin, por Billi Suini, një tregtar mesoburrë, me një martesë të dështuar, karrierë të luhatur e shtëpi të rrënuar, nuk do t'ia dijë për të, në mendje i vlojnë një mijë e një mendime. Pas një përpjekjeje për grabitje, vajza e tij e vogël sulmohet dhunshëm nga një grup djemsh dhe bie në koma.
1 125 Lekë 1 250 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Stuhia e borës, Vladimir Sorokin

Në disa nga veprat e tij, Vladimir Sorokini shfaqet si kronist i një vendi të "shpikur" – Rusisë së ardhshme, ku jehon gjuha kineze dhe lulëzon high tech-u, por problemet e përjetshme të këtij vendi, si gjithmonë, nuk i lejojnë njerëzit të jetojnë njëlloj si gjithë të tjerët. Edhe në novelën "Stuhia e borës" paraqitet një pamje e po kësaj historie.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Koka plot lumturi, Ognjen Spahic

Asnjëherë nuk kam arritur ta kuptoj se çfarë më kishte ngacmuar në atë pamje, por jam i sigurtë se gjuha e saj e mprehtë nuk ka asnjë lidhje me të. Mbërtheva xhaketën dhe ia hoqa shishen nga dora.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Dituria

Shtegu i parfumeve, Cristina Caboni

Elena nuk beson më tek askush. Ka humbur sigurinë dhe nuk beson më te dashuria. Vetëm kur krijon parfumet e saj, arrin të largojë të gjitha pasiguritë. Vetëm kur pushtohet nga esencat e luleve, të drurëve dhe erëzinave, di si t'i mposhtë frikërat e veta.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Kopshti i luleve sekrete, Cristina Caboni

Londër, Panairi i luleve në Çelsi, më i madhi në botë. Nën harqet e ngarkuara me trëndafila, Iris Donati është e lumtur: mes bimëve ndihet si në shtëpinë e saj. Një shtëpi e vërtetë, atë që kurrë s'e pati, sepse që në vogëli është endur nëpër botë vetëm me të atin.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Dëshmitarja e fundit, Cristina Gregorin

Një e shkuar e errët gjatë Luftës së Dytë Botërore, të rinj që kanë qenë pjesë e Rezistencës Italiane dhe e kanë mësuar Françeskën të mos i besojë askujt në këtë jetë. Por të luftosh deri në fund për idealin, do të thotë të bësh zgjedhje që të ndryshojnë të ardhmen, zgjedhje që e kanë një çmim, zgjedhje që fshehin sekrete, për të cilat nuk duhet të ketë...
1 170 Lekë 1 300 Lekë
More
Në gjendje