Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Dallendyshet e Kabulit, Yasmina Khadra
  • Dallendyshet e Kabulit, Yasmina Khadra

Dallëndyshet e Kabulit, Yasmina Khadra

SKU001169
Bota Shqiptare

Drithërues... I fuqishëm, surreal... Një meditim i sakrificës së fundit të dashurisë... Khadra me mjaft mjeshtëri zbulon shkatërrimin e marrëdhënieve njerëzore në një shoqëri mbytëse.

700 Lekë
630 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dallëndyshet e Kabulit
Origjinali: Les hirondelles de Kaboul
Gjinia: Roman
Autori: Yasmina Khadra
Shqipëroi: Vladimir Gjonaj
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2009
Fq. 208
Pesha: 0.28 kg
ISBN: 978-99956-11-81-1

Komente mbi librin

"Kabuli i Yasmina Khadrës është ferri në tokë, një vend i urisë, frikës dhe mbytjes."

J. M. Coetzee, fitues i çmimit Nobel, 2003

"Unë i jam shumë mirënjohës që Dallëndyshet e Kabulit është shkruar me të tilla nota të pamëshirshme dhe pasion... Kjo provon edhe një herë fuqinë e prozës për të kthyer dëshpërimin në shpresë, për të kthyer ndjenjën e vjedhur të dinjitetit dhe të humanizmit dhe dëshirën për të jetuar kur vdekja duket se është streha më e sigurtë."

Azar Nafisi, autori i "Leximi i Lolitës në Teheran"

"Drithërues... I fuqishëm, surreal... Një meditim i sakrificës së fundit të dashurisë... Khadra me mjaft mjeshtëri zbulon shkatërrimin e marrëdhënieve njerëzore në një shoqëri mbytëse."

Milwaukee Journal Sentinel

"Një roman konçiz, dëshpërues... Proza e Khadrës është e butë dhe skrupuloze... Trajton me detaje të fuqishme se çka mund t'i ndodhë një njeriu kur "drita e ndërgjegjies së tij shuhet."

The New Yorker

"Khadra është shembulli i romancierit të talentuar: ai na paraqet jetën emocionale dhe zërin e atyre që janë tjetërsuar dhe harruar..."

The Times – Picayune (New Orleans)

"Khadra është i kursyer, shpreh shumë në pak rreshta... Stili i tij është i thjeshtë dhe i fortë si kodrat e thepisura që rrethojnë qytetin... është për lexuesit që duan të eksplorojnë hijet më të thella të dëshpërimit."

Baltimore Sun

"Emocionues, tronditës... Përshkrimet e Kabulit që na ka paraqitur Khadra janë përshkrime të ngjashme me Ferrin e Dantes."

The Columbus Dispatch

"Madhështor... I përkryer... Portretizimi i tragjedisë afgane nga Khadra është flakërues, proza e tij e magjishme dhe aftësitë e të treguarit janë të paarritshme..."

South Florida Sun – Sentinel

"Mahnitës... Khadra përshkruan mjeshtërisht dhunën fizike dhe përvuajtjet me detaje befasuese, por paragrafet më rrënqethëse të librit zbulojnë traumat mendore të të jetuarit nën një terror të tillë... Ky roman është një goditje e fortë kundër fundamentalizmit madje më domethënëse se çdo trillim i Pentagonit."

The Christian Science Monitor

Mbi autorin

Yasmina Khadra është pseudonimi i shkrimtarit Mohammed Moulessehout, lindur në Saharanë algjeriane në vitin 1955. Pseudonimi femëror e mbajti për të shmangur kontrollin e dorëshkrimeve të tij nga censorët ushtarakë ndërsa ishte ende duke shërbyer si oficer në ushtrinë algjeriane.

Është i njohur dhe i vlerësuar në mbarë botën kur romanet e tij janë botuar në 36 vende dhe përkthyer në 33 gjuhë. Është fitues i mjaft çmimeve letrare në Francë, Amerikë etj. Dallëndyshet e Kabulit është volumi i parë i një trilogjie kushtuar dialogut të shurdhët ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit dhe që vazhdon me Sirenat e Bagadatit dhe Atentati. Jeton në Francë.

 

Detajet e librit
Bota Shqiptare
SKU001169
9789995611811
9789995611811
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Parajsa e humbur, Cees Noteboom

Një libër në kërkim të arsyes së jetës dhe kuptimit të asaj çka përjetojmë në jetën tonë tokësore, krejtësisht e parëndësishme në krahasim me përjetësinë. Një mbrëmje vere, në San Paolo, Brazil, një grua del për të shëtitur me makinë për t'u gjendur më pas shtrirë pranë një burri që fle, në Australi.
540 Lekë 600 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Toena

Ditari i një pabesie, Emilios Solomou

Një roman kushtuar kohës, zvetënimit, kujtimeve, dashurisë dhe pabesisë, që luhatet midis së tashmes dhe së shkuarës. Jorgo Dhukareli, arkeolog dhe pedagog në Universitetin e Athinës, kthehet në ishujt e Cikladheve të Vogla njëzet vjet pas gërmimeve arkeologjike, të cilat e bënë të famshëm dhe ndryshuan përgjithmonë jetën e tij personale dhe profesionale.
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K3R4

Botuesi: Skanderbeg Books

Bija e errësirës, Elena Ferrante

Ndërsa të bijat nisen për në Kanada për të takuar të atin, e ëma vendos të shkojë të pushojë për disa javë diku në bregdetin e Napolit, ku ka kaluar fëmijërinë e saj. Ne presim që gruan ta pushtojë melankolia dhe dhimbja, siç i ndodh çdo nëne kur i largohen fëmijët. Përkundrazi, ajo ndjehet e çliruar dhe e qetë.
630 Lekë 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: IDK

Gjyzlyket e arta, Giorgio Bassani

Njeriu ngjan shumë me kafshën, e megjithatë, a mund që njeriu të dorëzohet? Ta pranojë se s'është veçse një kafshë? Sërish skena e romanit të Bassani-t është qyteti i qetë e i përgjumur i Ferrarës, në Itali, qyteti i tij i lindjes, me të cilin është e lidhur tërë vepra e shkrimtarit të madh italian.
585 Lekë 650 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Lepuri kthehet, John Updike

Por, kur ajo fton mikun e saj të jetojë me ta, një zezak i ri dhe radikal, i quajtur Skitër, harmonia e brishtë e çiftit prishet në mënyrë të pakthyeshme. “Lepuri kthehet” është i dyti nga katër romanet e John Updike, që përqendrohet te personazhi qendror, Herri “Lepur” Engstrëm. Duke rrëfyer se si Lepuri i zgjidh ose i ndërlikon më tej problemet e tij,...
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Portret në sepje, Isabel Allende

Në romanin “Portret në sepje”, autorja e suksesshme kiliane rrëfen historinë e një gruaje të re që ka vendosur të zgjidhë të fshehtën e së kaluarës së saj të largët, nga e cila ajo nuk mund të kujtojë asgjë, për të hedhur dritë mbi një ankth të vjetër që nuk e lë të qetë.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Gabriela, Karafil dhe Kanellë, Jorge Amado

Iljeusa e viteve 1925 është një qytet në lulëzim, me rekorde shitjesh për kultivimin e kakaos dhe me aspirata për t’u bërë një ndër qytetet më të mëdha të Portugalisë, por rruga e progresit shpesh bie ndesh me atë të traditave. 
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

A mund të vij tek ti, Marie Aubert

Në nëntë tregimet e shkurtra në këtë libër, kalohet shpejt nga malli në paturpësi, e më tej deri në nëpërkëmbje. Bëhet fjalë për njerëz që ndahen – nga miqësirë, martesat dhe marrëdhëniet e krijuara në takimet e tyre intime. Të gjithë bëjnë gjëra për të cilat iu vjen turp dhe që të gjithë i përmbahen idesë se ka diçka më të madhe se ajo që po lënë pas.
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Lumturia e ujkut, Paolo Cognetti

Në përmbyllje të një marrëdhënieje të gjatë, Faustoja kërkon strehë mes shtigjeve të rrahura kur ishte fëmijë. Në Fontana Fredda takon Babetën, edhe ajo ikur nga sytë këmbët prej Milanos shumë kohë më parë, që i propozon të nisë punë si kuzhinier në restorantin e saj mes skiatorëve të pistës së vogël dhe punëtorëve të teleferikut.
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000483

Botuesi: OMSCA-1

Gjuetari i balonave, Khaled Hosseini

I shkëlqyer, fabula tronditëse e të cilit e bën këtë libër të paharrueshëm jo vetëm si një kronikë politike, por edhe si një rrëfenjë të thellë personale... Ndodh rrallë që një libër t'i përshtatet kaq shumë kohësh dhe njëkohësisht të ketë cilësi kaq të lartë letrare.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2712

Botuesi: Bota Shqiptare

Kusherira K, Yasmina Khadra

Mbyllur në vetminë e tij dhe i përhumbur nga kujtimet e dhimbshme të fëmijërisë, një njeri kujton. Fëmijëria nuk është gjithmonë një parajsë e humbur. Përkundrazi, ajo mund të jetë një botë e përbërë nga padrejtësia dhe makthet.
450 Lekë 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Dhe malet oshëtinë, Khaled Hosseini

Autori nr. 1, më i shituri në Nju Jork, Khaled Hosseini vjen sërish me një libër të ri pas gjashtë vjetësh. Një libër emocional, provokues dhe i paharrueshëm, që përshkruan se si dashurojmë, si kujdesemi për njëri – tjetrin dhe se si zgjedhjet që bëjmë reflektohen brez pas brezi.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje