Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • I ri
Pellgu i djallit, George Sand
  • Pellgu i djallit, George Sand

Pellgu i djallit, George Sand

Dritan Tirana

Ky bie në dashuri me vajzën e re dhe niset të takojë gruan e ve në fshatin Furshë, po nuk e vlerëson këtë kandidate, ngaqë ajo ka tashmë tre pretendentë, të cilët i mban me shpresa më kot e për tu mburrur.

76,99 SEK
69,29 SEK Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Pellgu i djallit

Origjinali: La mare au diable

Kategoria: Roman

Autori: George Sand (Zhorzh Sand)

Përktheu: Vladimir Bako

Botues: Botimet Dritan

Viti: 2016

Fq. 186

Pesha: 0.260 kg

ISBN: 9789928184290

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Xha Morisi këshillon dhëndrin, Zhermenin, 28 vjeç, mbetur i ve, të martohet përsëri me një të ve të një krahine fqinjë. Po në udhën për ta takuar, Zhermeni humbet në një pyll dhe gjen një lugajë, Pellgun e Djallit, ku vendoset për të shtyrë natën, tok me të birin, Pjerin e vogël dhe Marinë, një vajzë të re 16 vjeç, të ëmbël e të bukur, e cila po niset të punojë në një fermë. Ky bie në dashuri me vajzën e re dhe niset të takojë gruan e ve në fshatin Furshë, po nuk e vlerëson këtë kandidate, ngaqë ajo ka tashmë tre pretendentë, të cilët i mban me shpresa më kot e për tu mburrur.

Duke u kthyer të kërkojë të birin, të cilin e ka lënë me Marinë, mëson se kjo e fundit ka ikur befasisht. E gjen dhe e merr nën mbrojtje prej fermerit, ndaj të cilit i ishte dashur të merrte arratinë për tu shpëtuar sulmeve. Pas kthimit shëndoshë e mirë në shtëpi, që të dy nuk guxojnë ti flasin njëri-tjetrit për shumë muaj, derisa Zhermeni, i nxitur nga e vjehrra, i del përballë Marisë duke i pohuar dashurinë.

Detajet e librit
Dritan Tirana
9789928184290
9789928184290
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 9789928338778

Botuesi: Living

Dilema, B. A. Paris

Ndërkohe, Adami ka menduar një surprizë për Livian: ai është marrë vesh tinëz me Marnin që ajo të vijë në festë, por para mbërritjes se saj, merr vesh një lajm të kobshëm.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Eva e njerëzimit, Giovana Fletcher, Tom Fletcher

Për të janë përzgjedhur 3 kandidatë. E ardhmja e njerëzimit është në duart e saj. Ajo gjithmonë e ka pranuar fatin. Derisa takoi Bramin. Eva do që të vendosë vetë për jetën e saj. Por si mund të zgjedhë mes dashurisë dhe të ardhmes së racës njerëzore?
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Ditari i Noelit, Richard Paul Evans

 Me një qëllim të vetëm, për të zbuluar të kaluarën dhe për të rishkruar të ardhmen, Xhejkobi dhe Rejçëlli fillojnë të kërkojnë Noelin. Gjatë rrugës gjejnë më shumë nga sa imagjinonin, duke përfshirë mirësinë, faljen dhe mundësinë për të jetuar dashurinë e vërtetë.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 9789928325457

Botuesi: Papirus

Roman natyral, Georgi Gospodinov

Por si mund të tregohet një histori personale, kur ajo vetë është e patregueshme? Roman natyral është një rrëfim i çuditshëm dhe i çiltër, ku bashkëjetojnë dashuria, braktisja, humori absurd dhe kujtimet më intime. Një burrë që bëhet endacak për të shkruar për një endacak. Një botë e parë nga sytë e mizave. Një histori tualetesh që bëhen vende lirie në...
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Thatësia e gjatë, Cynan Jones

Thatësia e gjatë është një himn për korruptueshmërinë e mishit. Toni elegjik gjithpërfshirës karakterizohet nga momente të shëmbëllimit befasues dhe një bukurie të thellë lirike. Shpreh drojën ndaj brishtësisë së jetës dhe një respekt të thellë për dinjitetin e të gjitha qenieve të gjalla.
63,96 SEK 71,07 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Devijimi, Gerbrand Bakker

Zbuloni "Devijimi" nga Gerbrand Bakker, i cili na flet për dhimbjen, vetminë dhe lidhjen e brishtë me natyrën. Një libër që do t'ju mbajë në mendime gjatë pas leximit. 
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Uria, Jamal Ouariachi

Dhjetë vjet më parë, marrëdhënia pasionante midis Aurelias, atëherë studente e re, pjesëmarrëse në projekt dhe e Aleksandrit të mrekullueshëm u ndërpre papritur, kur Laszlo u dënua për abuzim seksual të njërit prej fëmijëve të tij etiopianë të birësuar. 
149,25 SEK 165,83 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000946

Botuesi: Botimet Dudaj

Simboli i humbur, Dan Brown

ÇFARË KA HUMBUR... DO TË GJENDET. Në këtë roman të ri tronditës, pas dukurisë globale "Kodi i Da Vinçit", Dan Brown-i demonstron edhe një herë pse është shkrimtari më i njohur në botë. "Simboli i humbur" është një rrëfim mjeshtëror, një rendje për jetë a vdekje përmes një labirinti të botës së njëmendtë të kodeve, sekreteve dhe të vërtetave të...
138,59 SEK 153,99 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Albas

Macja dhe miu, Günter Grass

 Por, nga ana tjetër, këto veprime të çuditshme të Malkes nxjerrin në pah errësirën që ka krijuar dhuna naziste, lufta dhe pasojat e saj në zemrat e një kombi. Me një përzierje delikate të humorit dhe të fuqisë së rrëfimit.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Shkuma e ditëve, Boris Vian

Në jetë, kryesorja është të gjykosh për gjithçka a priori. Ç'është e vërteta, duket se masat e kanë gabim dhe se individët kanë përherë të drejtë. Nga kjo duhet të ruhemi se mos nxjerrim ca rregulla se si të sillemi: që të zbatohen, këto nuk lypset të kenë nevojë që të shkruhen e zezë mbi të bardhë.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Raga, J. M. G. Le Clezio

Le Clèzio ofron sërish një udhëtim, në përvijimin e lundrimit të një piroge të gjatë që shkon në drejtim të Ragës – një ishull vullkanik i zi në Oqeanin Paqësor – aty ku banorët kanë zgjedhur të vendosen në mes të paqes së lartësive, pas një rrugëtimi të pabesueshëm.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje