Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11,66 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Oxford - Historia e teatrit, John Russell Brown
  • Oxford - Historia e teatrit, John Russell Brown

Oxford - Historia e teatrit, John Russell Brown

SKU001774
Tirana Times

Kjo përmbledhje tërheqëse e hisotrisë së teatrit, e mbështetur në hulumtimet më të fundit shkencore, përshkruan dhe nxjerr në pah arritjet më të mëdha të teatrit gjatë 4500 vjetëve, nga interpretimet festive në Egjiptin e Lashtë e deri te teatri ndërkombëtar, i shumë kulturave të kohës sonë.

33,30 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Oxford - Historia e teatrit
Origjinali: The Oxford Illustrated History of the Theatre
Gjinia: Histori arti
Autori: John Russell Brown
Shqipëroi: E. Jusufaj, M. Shaqiri, G. Bushati
Shtëpia botuese: Tirana Times
Viti: 2011
Fq. 574
Pesha: 1.116 kg.
ISBN: 978-9928-40-384-1

Mbi librin

Kjo përmbledhje tërheqëse e hisotrisë së teatrit, e mbështetur në hulumtimet më të fundit shkencore, përshkruan dhe nxjerr në pah arritjet më të mëdha të teatrit gjatë 4500 vjetëve, nga interpretimet festive në Egjiptin e Lashtë e deri te teatri ndërkombëtar, i shumë kulturave të kohës sonë. I shkruar nga një grup autorësh të shquar dhe i ilustruar, ky është një burim themelor reference për studentët, pedagogët, profesionistët e teatrit dhe shikuesit e tij.

Komente mbi librin

"I shkruar bukur, jashtëzakonisht tërheqës...një përmbledhje mjaft e plotë e teatrit botëror."

Booklist

"Ai flet jo vetëm për ndikimin që patën mbi teatrin individët e jashtëzakonshëm, por edhe ndikimin që patën mbi të faktorët ekonomikë, shoqërorë dhe ndryshimet teknologjike. Mjaft i pasur me ilustrime të zgjedhura, që e plotësojnë me informacion dhe e zbukurojnë këtë tekst."

Times Literary Supplement

"I shkëlqyer...ju këshillojmë ta lexoni."

Library Journal

Detajet e librit
Tirana Times
SKU001774
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: IDK

Statutet e Shkodrës, nga gjysma e parë e shek. XIV me shtesat deri më 1469

Në tërësinë e tyre, kapitujt e Statuteve na paraqesin një jetë qytetare e cila nuk kishte asnjë ndryshim nga ajo që zhvillohej në shumë vende të tjera të ngjashme në Europën mesjetare. Në fakt është fjala për një dokument që na lejon ta vendosim historinë e një pjese të Shqipërisë në kontekstin më të gjerë të historisë të Mesjetës italiane dhe europiane.
23,31 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Kanoa prej letre, Eugenio Barba

Lënda e parë e teatrit nuk është aktori, hapësira apo teksti, por vëmendja, vështrimi, dëgjimi, mendimi i spektatorit. Teatri është arti i spektatorit.
8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Jetët e artistëve, Giorgio Vasari

Vazari i shihte fillesat e shekullit XIII dhe XIV, të përfaqësuara nga Çimabue dhe Xhioto, si fëmijërinë e artit, e pasuar nga një energji rinore, e cila do të merrte trajtë në vepra të atilla si ato të Donatelos, Bruneleskit, Gibertit dhe Mazaçios, dhe më pas në periudhën e pjekurisë së përsosmërisë, e sunduar nga figurat titaneske të Leonardos, Rafaelos...
33,30 
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Van Gogh, Antonin Artaud

Artaud shkroi atë çka më shumë i donte kokrra e qejfit. Shkroi me gjak zije dhe shigjetë. Na qenkësh a s'qenkësh dakord një çifut apo një diktator, a mos do kishin preferuar t'i shkulnin koqet, kjo Artosë as që i hynte fare në punë.Aspektet e të thekshmes le të analizohen nga studiozët stupid, që lavdërojnë apo fajësojnë një njeri për gjithçka ose për...
5,55 
More
Ka mbaruar

HomeLand, Albania’s hidden gems, Fation Plaku

Në Shqipëri jam ngjitur jo vetëm në shumicën e majave më të larta, por kam zbuluar në këtë rrugëtim vende të një bukurie natyrore të rrallë të tokës, detit, ajrit dhe të trashëgimisë kulturore, të cilat jam përpjekur t'i pasqyroj tek ky album fotografish.
61,05 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Vilat e Tiranës, Vera Bushati

Ky studim ka patur si sfidë të tij zgjerimin e kufijve të evidentimit e vënies në mbrojtje të një sërë ndërtimesh, që i përkasin fillimit të shek. XX - të, për të cilat shumë pak është folur e aq më pak vlerësuar e mbrojtur këto vepra.
33,30 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Berk

Korça, urbanistika dhe arkitektura, Pirro Thomo

Historia e Korçës nuk ka vlerë në vetvete dhe të kufizuar për një qytet. Ajo merr vlera përgjithësuese për një periudhë shumë të rëndësishme të historisë së urbanistikës dhe arkitekturës shqiptare në veçanti dhe asaj ballkanike në përgjithësi.
16,65 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Gjuha pamore, Gëzim Qëndro, pjesa e parë

Një nga detyrat e gjuhës pamore është përcaktimi i njësive themelore si rajone tipologjike të grupuara në fusha forcash. Gjuha pamore, si gjuhë jo – verbale dhe si formë paraqitje dhe komunikimi ekziston qysh prej agut të historisë, por interesi për të mjerisht nuk është shoqëruar nga përpjekjet e mjaftueshme për të analizuar sistematikisht strukturën e...
5,55 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Nga Çaslavi në Hollywood, Miloš Forman

Një ditë të ftohtë janari, më shkrepi në kokë një ide e çuditshme. Në pushimin pas leksioneve, u kërkova disa studentëve e pedagogëve të Akademisë Marubi, që të qëndronin në oborr pranë filxhanit të kafesë, apo duke thithur një cigare, të bënim së bashku një fotografi. U thashë se doja që ajo fotografi t’i shkonte në Nju Jork Milosh Formanit, tamam në...
11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Mitologjia greke, N. A. Kun

Kur përfundojmë së lexuari këtë përmbledhje pak a shumë të plotë të miteve të lashta greke, nuk mund të mos ndiejmë në thellësi të shpirtit një hidhërim të thellë. Ndoshta janë të shumtë ata që kanë pritur të gjejnë disa gojëdhëna emocionuese dhe mendjedëfryese dhe befasisht janë ndeshur me disa alegori, të cilat janë aq të hidhura në vërtetësinë e...
16,65 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2472

Botuesi: Naimi

Gati per rinisje, Monika Shoshori Stafa

Autorja shfaqet mjeshtre e reportazhit problemor, historik, politik e shoqëror dhe sjell risi të naryrës teorike e praktike të këtij zhanri të gazetarisë e publicistikës.
5,55 
More
Ne gjendje

Botuesi: Aeditions

Histori e ilustruar e artit

Një udhëtim i jashtëzakonshëm në historinë e artit, nga pikturat e shpellave, tek ekspresionizmi abstrakt. Çdo rrymë arti e rëndësishme shpjegohet më qartë se kurrë më parë në boshte kohore të ilustruara mjeshtërisht.
55,50 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000388

Botuesi: Albin

Filmkultura, Bela Balazs

Bela Balazh renditet ndër personalitet më të shquara të kulturës hungareze në veçanti dhe estetët e artit filmik në shkallë ndërkombëtare. Lindi më 1884 në Seged (Hungari) dhe qysh në të ri e tërhiqnin filozofia dhe estetika.
8,88 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001549

Botuesi: Princi

Mbi pikturën, Leon Battista Albertini

Pak libra mund të kenë qenë aq të papërsëritshëm sa De Pictura (Mbi Pikturën)... libri i parë kushtuar arsyes intelektuale për të pikturuar. Alberti e shkroi traktatin "Mbi pikturën" në latinisht në vitin 1435 dhe sipas shpirtit të vërtetë të Rilindjes, bëri një përkthim në italisht vitin pasues.
5,55 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001550

Botuesi: Princi

Mbi skulpturën, Leon Battista Albertini

Botimi që po ju paraqesim, redaktuar dhe renditur (në italisht) nga Marco Collareta, është mbështetur në versionin original në gjuhën latine dhe na lejon të kuptojmë plotësisht e një teksti thelbësor mbi teorinë e origjinës së figurave (imazheve).
4,44 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001551

Botuesi: Princi

Skulptura, parimet dhe praktika, Louis Slobodkin

"Skulptura - parimet dhe praktika" është një prej librave më autoritar dhe më gjithëpërfshirës mbi krijimin e skulpturës. Ndryshe nga udhëzuesit mësimorë nga njerëz që kurrë nuk i kanë ngjyer gishtat e tyre me baltë, ky libër është akumulim i shumë viteve dituri dhe përvojë praktike nga një skulptor i njohur amerikan dhe një instruktor arti.
11,10 
More
Ne gjendje