• Banner

Korça, urbanistika dhe arkitektura, Pirro Thomo

Historia e Korçës nuk ka vlerë në vetvete dhe të kufizuar për një qytet. Ajo merr vlera përgjithësuese për një periudhë shumë të rëndësishme të historisë së urbanistikës dhe arkitekturës shqiptare në veçanti dhe asaj ballkanike në përgjithësi.

1 500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi


Titulli: Korça, urbanistika dhe arkitektura
Origjinali: Korça, urbanistika dhe arkitektura
Gjinia: Arkitekturë
Autori: Pirro Thomo
Shtëpia botuese: Berk
Viti: 2022
Fq. 360
Pesha: 1.099 kg
ISBN: 978-9928-368-01-0
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi Librin

Mundësitë ekonomike, kërkesat jetësore, mënyra e banimit, shijet artistike etj., kanë lënë gjurmë të thella në fizionominë urbanistike dhe arkitektonike të Korçës. Historia e arkitekturës së saj është njëkohësisht dhe historia shoqërore e qytetit, pra mbart vlerat e shoqërisë që e mbrujti këtë arkitekturë, me gjithë interesat dhe psikologjinë e njerëzve që e jetuan. Kësisoj, zgjedhja e Korçës si objekt studimi nuk është e rastit. Historia e Korçës nuk ka vlerë në vetvete dhe të kufizuar për një qytet. Ajo merr vlera përgjithësuese për një periudhë shumë të rëndësishme të historisë së urbanistikës dhe arkitekturës shqiptare në veçanti dhe asaj ballkanike në përgjithësi.
Studimet e Prof. Dr. Pirro Thomos mbi urbanistikën dhe arkitekturën e qytetit të Korçës, si dhe punimet e shumta të restaurimit në ndërtesat e banimit i kanë mundësuar hartimin e kësaj monografie, ndërsa koha ndërmjet tri botimeve të saj, me kushte të reja pune kanë vlejtur për një ribotim të një niveli shkencor e të mirëdokumentuar. Duhet gjithashtu të vërejmë se Pirro Thomo ka qenë studiuesi i parë i tyre, rilevuesi dhe dokumentuesi i kësaj pasurie të madhe kulturore që u vu në mbrojtje shtetërore.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Nga Çaslavi në Hollywood, Miloš Forman

Një ditë të ftohtë janari, më shkrepi në kokë një ide e çuditshme. Në pushimin pas leksioneve, u kërkova disa studentëve e pedagogëve të Akademisë Marubi, që të qëndronin në oborr pranë filxhanit të kafesë, apo duke thithur një cigare, të bënim së bashku një fotografi. U thashë se doja që ajo fotografi t’i shkonte në Nju Jork Milosh Formanit, tamam në...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Gjuha pamore, Gëzim Qëndro, pjesa e parë

Një nga detyrat e gjuhës pamore është përcaktimi i njësive themelore si rajone tipologjike të grupuara në fusha forcash. Gjuha pamore, si gjuhë jo – verbale dhe si formë paraqitje dhe komunikimi ekziston qysh prej agut të historisë, por interesi për të mjerisht nuk është shoqëruar nga përpjekjet e mjaftueshme për të analizuar sistematikisht strukturën e...

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Jetët e artistëve, Giorgio Vasari

Vazari i shihte fillesat e shekullit XIII dhe XIV, të përfaqësuara nga Çimabue dhe Xhioto, si fëmijërinë e artit, e pasuar nga një energji rinore, e cila do të merrte trajtë në vepra të atilla si ato të Donatelos, Bruneleskit, Gibertit dhe Mazaçios, dhe më pas në periudhën e pjekurisë së përsosmërisë, e sunduar nga figurat titaneske të Leonardos, Rafaelos...

Çmimi 3 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Qytete për njerëzit, Jan Gehl

Libri është menduar si një udhërrëfyes për arkitekturën dhe planifikimin e qyteteve, për të ndihmuar në rritjen e cilësisë së jetesës sonë. Libri shtjellon shumë nga idetë themelore të Gehl-it dhe tregon disa nga qytetet botërore që janë përmirësuar ndjeshëm gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit dhe me më pak sfida për të ardhmen.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Si ta kuptosh arkitekturën, Bruno Zevi

Keni menduar ndonjëherë për shtëpinë tuaj, zyrën, shkollën, kinemanë, gjellëtoren, dyqanet, rrugët dhe sheshet ku shkoni shpesh? I keni parë ndonjëherë hapësirat brenda të cilave jetoni? Keni reflektuar mbi vlerën e veçantë të arkitekturës, krahasuar me atë të arteve të tjera figurative?

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2567

Botuesi: Cabej

Mjeshtrat e monumenteve muzikore, Zana Shehu

Si lindi e si u zhvillua muzika në rrjedhën e kohës, si u përpunua e u përsos ajo deri sa arriti kulmet e stërhollimit, si lindi opera, simfonia? Si jetuan e punuan kompozitorët e mëdhenj: Bethoveni, Mozarti, Verdi, Çajkovski, Shopeni?

Çmimi 650 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Arkitektura dhe moderniteti, Antonio Saggio

Ky botim vjen për arkitekturën dhe njeriun, për revolucionet e një shekulli, për arkitektë dhe kryevepra, për Gropius – in, Corbusier – në, Wright – in e të tjerë emra që shkruan historinë e arkitekturës, për Zaha Hadid – in dhe shansin e humbur të shqiptarëve për të pasur një vepër zahadiane në Tiranë...

Çmimi 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Van Gogh, Antonin Artaud

Artaud shkroi atë çka më shumë i donte kokrra e qejfit. Shkroi me gjak zije dhe shigjetë. Na qenkësh a s'qenkësh dakord një çifut apo një diktator, a mos do kishin preferuar t'i shkulnin koqet, kjo Artosë as që i hynte fare në punë.Aspektet e të thekshmes le të analizohen nga studiozët stupid, që lavdërojnë apo fajësojnë një njeri për gjithçka ose për...

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Arkitektura osmane në Shqipëri 1385 – 1912, Machiel Kiel

Deri në dekadat e fundit, kryesisht për shkak të arsyeve politike, kishte një injorancë të plotë mbi trashëgiminë osmane në Europën Lindore, edhe pse për një gjysmë mileniumi ky rajon ishte pjesë integrale e botës muslimane dhe qytetet e Ballkanit ishin ndër qytetet më të rëndësishme të Perandorisë Osmane.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)