Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

Përshtypje(t): 0

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.

Çmimi 0,00 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Përshtypje(t): 0

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.

Çmimi 1 050,00 Lekë
More
Nuk ka produkte të mjaftueshme në stok

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përshtypje(t): 0

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.

Çmimi 700,00 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000783

Botuesi: Onufri

Darka e gabuar, Ismail Kadare

Përshtypje(t): 0

Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.

Çmimi 700,00 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001180

Botuesi: Onufri

Aksidenti, Ismail Kadare

Përshtypje(t): 0

Në një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka që do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një qytet të Europës.

Çmimi 800,00 Lekë
More
Në gjendje
Më të shiturat
  • Banner

Lista e produkteve të botuesit Dino Buzzati

Bota që ofron Dino Buzzati (1906-1972) është një botë magjike, e mistershme, mjaft tërheqëse për lexuesin, i cili mbërrin deri në fund të leximit me frymën pezull, në pritje për të njohur të vërtetën e vetme që kthen në anën tjetër të gjitha ato që deri në ato momente dukeshin të vërteta. E kjo ndodh në mënyrë të veçantë në tregimet e tij, që frymëzohen nga episode prej së përditshmes, e prej së cilës më në fund subjekti merr jetë.

Atmosfera bëhet surreale dhe në një moment ndodh e pabesueshmja. Pas dukjes së rrëfimit përrallor shfaqen edhe tematikat e rëndësishme me të cilat autori përballet... "Historitë që do të shkruhen, tablotë që do të pikturohen, muzikat që do të kompozohen, çmenduritë dhe gjithçka e pakuptueshme që ti thua, do të jenë gjithnjë pika maksimale e njeriut, flamuri i vet autentik... ato idiotësi që ti thua se do të mbeten gjithçka që të bën të dallueshëm nga kafsha... Ditën kur ato idiotësi nuk do të bëhen më, njerëzit do të jenë kthyer në disa krimba nudo të mjerueshëm si në kohën e shpellave", kështu shkruante shkrimtari, gazetari dhe piktori italian, Dino Buzzati.

Vila e familjes dhe biblioteka ishin thelbësore në formimin e shkrimtarit, detaje të jetës që do të meritonin një histori më vete. Gjatë viteve të para të fëmijërisë, shkrimtari tregoi vëmendje të veçantë dhe një ndjeshmëri të madhe ndaj arteve figurative dhe muzikës. Për 12 vite ai studio piano dhe violinë, por më pas vendosi t'i braktisë studimet. Dashuria për malin është gjithashtu e rëndësishme për Buzzati – n, një dashuri që do ta shoqërojë përgjatë gjithë jetës. Pas vdekjes së të atit, në moshën 14 vjeçare Buzzati regjistrohet në Liceun e Milanos, ku njihet me Arturo Brambilla, i cili në vazhdim do të jetë edhe miku i tij më i mirë.

Të dy jo rrallë herë u përballën edhe në duele shkrimesh, prej së cilave do të dalë edhe prodhimi i parë letrar i këtij autori. Me Brambilla – n do të nisë edhe një korrespondencë e vazhdueshme deri në vdekjen e parakohshme të mikut të tij të ngushtë, ngjarje që la gjurmë të thellë në jetën e shkrimtarit. Qysh në rini ai nis të mbajë një ditar ku vazhdimisht shkruante mendimet dhe ngjarjet e ndodhura. Brenda tij nisi të marrë jetë dëshira për t'iu kushtuar cilitdo zanat që ka të bëjë me të shkruarin.

Ndihet mjaft i tërhequr prej gazetarisë dhe ja ku në vitin 1928, pa i përfunduar ende studimet, hyn si praktikant në gazetën "Corriere della Sera". Shënon në 10 korrik në ditar: "Sot hyra në "Corriere", kur do të dal prej saj? - shpejt, ta them unë, i zbuar si një qen". Në janar të vitit 1939 dorëzon dorëshkrimin e kryeveprës së tij, librit më të dashur e më të njohur, "Shkretëtira e Tartarëve" që do të kthehet më pas në një emblemë të letërsisë së '900 – s.

Lexuesi i parë që e merr këtë dorëshkrim është sigurisht miku i ngushtë, Arturo Brambilla, i cili pasi e lexon me entuziazëm ia kalon atë Leo Longanesi – t, që ishte duke përgatitur një koleksion të ri për shtëpinë botuese "Rizzoli", të quajtur "Sofà delle Muse". Me sinjalizim të Indro Montanelli – t, ai pranon publikimin e romanit, edhe pse në një letër Longanesi i lutet autorit t'i ndërrojë titullin origjinal, "Kështjella", për të evituar çdo lidhje që mund të bëhej asokohe me luftën tashmë mjaft afër.

Më 10 qershor në Romë dëgjon fjalimin e Musolinit dhe shpalljen e luftës. I thirrur nën armë, niset nga Napoli mbi kryqëzorin Fiume si korrespondent lufte dhe arrin zonën e operacioneve detare të Mesdheut. Në bordin e luftanijes Trieste merr pjesë në betejën e Kepit të Tauladës. E kujton kështu një dëshmitar i drejtpërdrejtë: "Dino Buzzati, edhe duke mos qenë i kontingjentit tonë, domethënë duke mos pasur detyra specifike në gjuajtje apo në manovrim, qëndronte gjithmonë në vendin e tij, duke treguar qetësi dhe guxim".

Që nga Adis Abeba vazhdonte të ndiqte fazat e shtypjes së romanit të ri. I shkruan më 16 shkurt mikut Arturo Brambilla dhe e ngarkon të korrigjojë bocat dhe të procedojë me ndonjë rregullim të diktuar nga frika e censurave të mundshme. Më në fund, "Shkretëtira e Tartarëve" del. Libri ka sukses, botimi i parë mbarohet me shpejtësi. Rreth fundit të viteve '50 takon S.C., gruan e re, që pastaj do të bëhet protagoniste e romanit "Një dashuri".

Duke iu referuar kësaj lidhjeje sentimentale e torturuese, ai shkruan në ditar: "E vetmja gjë, për të shpëtuar, është ta shkruaj. Të tregoj gjithçka, të bëj të kuptohet ëndrra e fundit e burrit që është te porta e pleqërisë. Dhe, në të njëjtën kohë ajo, mishërim i botës së ndaluar, të rremë, romanceske e përrallore, në kufijtë e së cilës kishte kaluar gjithmonë me përbuzje dhe dëshirë të errët". Njeh më pas Almerina Antoniacin, që e takon gjatë punës së një shërbimi fotografik për gazetën "La Domenica del Corriere".

Në një bisedë me Paolo Monelin në shkurt të vitit 1961, zbulon disa aspekte të përvojës së tij private. "Ka individë... që piqen vonë, shumë të shtyrë në vite. Unë duhet të jem njëri prej tyre. Shumë gjëra nuk i kuptoj ende, të tjerat i kam kuptuar kur nuk më shërbente më t'i kuptoja. Dashuria për gruan, them dashuria, jo të shkuarit në shtrat, xhelozitë, lotët e pasionit, dëshira për të vdekur, ose madje për të vrarë veten, kënaqësia e dëshpëruar që të vuash për një mosmirënjohëse, për një të pabesë, të gjithë këtë e kam zbuluar vetëm në këto kohë. Nuk di të them nëse jam bërë më në fund i pjekur, apo sapo i kam arritur tani njëzet vjetët e vërtetë".

Më 18 qershor të vitit 1961 vdes e ëma, Alba Mantovani. "Nëna ime ishte i vetmi njeri që nëse unë bëja diçka, nëse kisha ndonjë sukses të vogël, ishte me të vërtetë e lumtur për këtë. Dhe, nëse përkundrazi kisha ndonjë dhimbje të vogël, ishte me të vërtetë e pikëlluar. Ky është i vetmi tip dashurie - për atë që njoh unë - që me të vërtetë realizon në mënyrë të përjetshme (domethënë pa çekuilibrime) këtë pjesëmarrje të mrekullueshme, që është pikërisht dashuria për të afërmin", shkruan ai. Vdekja dhe varrimi i së ëmës shkaktojnë te Dinoja një vrarje ndërgjegjeje të mprehtë: akuzat për mosmirënjohje e për egoizëm që i drejton vetvetes reflektohen në tregimin "Dy shoferët"... E ndërkaq, krahas krijimtarisë së gjerë letrare e gazetareske, vend të konsiderueshëm zuri edhe piktura.

Autor bocetesh e pikturash të ndryshme, Buzzati merr pjesë në ekspozita të ndryshme, duke deklaruar se e konsideron pikturën jo si një hobi, por si profesionin e tij. Në një diskutim autoironik, publikuar në katalogun e një galerie arti, ai pranon se e pikturuara dhe e shkruara për të, në fund të fundit janë e njëjta gjë. "Nuk ka rëndësi në pikturoj apo shkruaj, pikësynimi im është të arrij atë që dua, të rrëfej histori". Me "Poemë me vizatime", ai do të nderohet me çmimin "Paese Sera", në vitin 1970. Ndërkaq kishte nisur sëmundja e rëndë, prej së cilës edhe ndërron jetë në vitin 1972.

Kështu e përshkruan Indro Montanelli: "Më kujtohet shëtitja jonë e fundit në Cortina. Ishte mjaft i sëmurë, por nuk donte ta thoshte. Preferonte të bënte sikur u besonte atyre që i thoshin mjekët të cilët flisnin si disa personazhe të tregimeve të tij, duke u munduar të jepnin besim në atë që thoshin, të fusnin të dridhurat deri në kockë pikërisht për atë që nuk thoshin..."

Referenca: SKU000926

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja me flatra, Dino Buzzati

Përshtypje(t): 0

Vepra letrare e Buzzati – t ka bërë rrugë të pandërprerë, ajo vazhdon të rrugëtojë nëpër botë. Po të ishte gjallë dhe ndokush ta quante të lavdishëm, ndoshta do të vinte buzën në gaz. Nuk është për t'u habitur, sepse ashtu si lavdinë, edhe vdekjen e pati pritur jo pa shaka.

Çmimi 700,00 Lekë
More
Nuk ka produkte të mjaftueshme në stok

Referenca: SKU001618

Botuesi: OMBRA GVG

Kryeveprat, Dino Buzzati

Përshtypje(t): 0

Dino Buzzati me më të mirat e krijimtarisë së tij vjen në një opus letrar. E para përmbledhje e plotë përfshin romanet "Një dashuri" dhe "Shkretëtira e Tartarëve", të sjella në shqip nga përkthyesi i njohur Dritan Çela, si dhe 60 tregime të përkthyera nga Hasan Bregu, pjesa më e madhe e të cilave ishte e panjohur më parë për

Çmimi 2 500,00 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Netet e veshtira, Dino Buzzati

Përshtypje(t): 0

"Netët e vështira", doli në qarkullim në shtator '71 dhe është libri i fundit i botuar nga Buzzati kur ishte ende gjallë. Në këtë përmbledhje me pesëdhjetëenjë tregime, ai operon me të gjitha dimensionet e fantazisë, me regjistra të lartë të satirës, ironisë, sarkazmës, groteskut, sureale.

Çmimi 800,00 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000924

Botuesi: Te tjere

Shkretetira e Tartareve, Dino Buzzati

Përshtypje(t): 0

Bota artistike e Buzzat - it është plot hyrje e dalje. Ndërsa te Kafka dënimi është mizor, pa shpëtim, bota e Buzzat-it presupozon një gjendje mëshire për të depërtuar aty më tej, një kusht i parapëlqyer i pafajësisë zanafillore.

Çmimi 600,00 Lekë
More
Nuk ka produkte të mjaftueshme në stok