- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
"Netët e vështira", doli në qarkullim në shtator '71 dhe është libri i fundit i botuar nga Buzzati kur ishte ende gjallë. Në këtë përmbledhje me pesëdhjetëenjë tregime, ai operon me të gjitha dimensionet e fantazisë, me regjistra të lartë të satirës, ironisë, sarkazmës, groteskut, sureale.
Titulli: Netët e vështira
Origjinali: Le notti difficili
Gjinia: Novela
Autori: Dino Buzzati
Shqipëroi: Eris Rusi
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2016
Fq. 384
Pesha: 0.472 kg.
ISBN: 978-9928-06-149-2
"Netët e vështira", doli në qarkullim në shtator '71 dhe është libri i fundit i botuar nga Buzzati kur ishte ende gjallë. Në këtë përmbledhje me pesëdhjetëenjë tregime, ai operon me të gjitha dimensionet e fantazisë, me regjistra të lartë të satirës, ironisë, sarkazmës, groteskut, sureales, duke depërtuar në detaje të problemeve të vetmisë, indiferencës së fatit, magjisë, vdekjes, përkohshmërisë së ekzistencës, identitetit etj.
Këto histori të shkurtëra, herë herë me tingëllima vetjake, që na vendosin përballë botës së shkuar, fallse dhe prozaike, lexohen shpejt dhe na japin çelësin për të zbërthyer ankthin e pritjes dhe frikës nga vdekja, dëshirave dhe dyshimeve të përditshme, duke i "çmontuar" ato nga skutat e magjisë.
... Edhe pse i botuar tridhjetëepesë vite më parë, "Netët e vështira", lexohen edhe sot me të njëjtin emocion. Tregimet me strukturë absurde, metafizike, alegorike, shpesh shoqërohen me gjendje magjike dhe të hidhur.
Tekstet i tij janë thellësisht realistë, magjikë dhe argumentues. Fabulat ndërthuren me kohëzgjatjen e tregimit dhe përshkohen nga detaje filigrane të situatave fizike dhe depërtojnë në psikologjinë e karaktereve.
Dino Buzzati është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të Italisë së shekullit të njëzetë. Me tregimet dhe romanet ai e mundësoi lexuesin që të takohet me shpirtrat dhe të komunikojë me to për një periudhë të gjatë kohe.
"Dino Buzzati na propozon një realitet apokaliptik, me shumë enigma dhe labirinte në kërkim të dinjitetit të munguar, rrethuar me mister dhe dashuri njëkohësisht. Proza e Buzzatit lexohet me të njëj-tat emocione si romanet e Gogolit, Bulgakovit, Kafkës, Kamysë e Borgesit."
Corriere Della Sera
Dino Buzzati, shkrimtar, poet, piktor, gazetar, u lind më 16 tetor 1906 në Beluno, në San Pelegrino. Shkollën e mesme e mbaroi për muzikë, ndërsa studimet universitare i ndoqi në fakultetin Juridik në Milano. Mbas mbarimit të studimeve në vitin 1928, u punësua, pranë gazetës Corriere della Sera ku punoi deri në ditët e fundit të jetës.
• Shpallet fitues i çmimit "Strega" në Panairin letrar, në 20 korrik 1958.
• Në maj 1967 ekspozon pikturat në galerinë "Gian Ferrari" në Milano.
• Në 8 dhjetor 1967 martohet në famullinë e San Gottardos, në Korte, me Almerina Antoniacin.
• Në vitin 1970 u nderua me çmimin e gaze-tarisë "Mario Massai" për komentet e zbri-tjes së njeriut të parë në hënë.
• Në shtator 1970 çel ekspozitën në Venecia, në galerinë "Il Naviglio".
• Shtator 1971 - Dorëzon për botim te Monda- dori përmbledhjen e fundit me tregime "Netët e vështira".
• 8 dhjetor 1971 - Boton elzevirin e fundit, "Pemët", në "Corriere della Sera". Në të njëj-tën ditë shtrohet në klinikën "La Madonnina" të Milanos.
• 1972, 28 janar, vdes klinikën "La Madonnina" në orën 4:20, mbasdite
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU001618
Botuesi: OMBRA GVG
Referenca: SKU001014
Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime
Botuesi: OMBRA GVG
Botuesi: OMBRA GVG
Botuesi: OMBRA GVG
Referenca: SKU000924
Botuesi: Te tjere
Referenca: SKU000926
Botuesi: OMBRA GVG
Referenca: SKU001014
Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime
Referenca: SKU001618
Botuesi: OMBRA GVG
"Netët e vështira", doli në qarkullim në shtator '71 dhe është libri i fundit i botuar nga Buzzati kur ishte ende gjallë. Në këtë përmbledhje me pesëdhjetëenjë tregime, ai operon me të gjitha dimensionet e fantazisë, me regjistra të lartë të satirës, ironisë, sarkazmës, groteskut, sureale.
check_circle
check_circle