• Banner

Filtrat aktiv

Referenca: 2349

Botuesi: Te tjere

Rabini i pasy, Lisandri Kola

Zhapiku u kulaç si kushëriri tjetër pa këmbë mbi do gjethe të kthyera në pleh kur pa ballin tim. Fillova t'i flas. Unë jam një shpirt i rilindur. I njoh mirë dhëmbët e tu. Ati im ish shkrimtar i pafe; vëllai një flokëpërdredhur mbi supe. Nëna ishte një mbretëreshë e martuar rishtas. Unë jam kripë e futur mishit për njerëzit.

Çmimi 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2347

Botuesi: Botimet Dudaj

Kurore a kryqezim, Ledi Kacani Myshketa

Ledi Kacani Myshketa, autore e romanit "Muri" dhe e librit me tregime "E përsosur për të vdekur" në krijimtarinë e saj rrëfen thjesht, të tërheq me sinqeritetin, lirshmërinë, gjen ngjarje që bëjnë të njohësh më mirë veten dhe tjetrin, i futet zbërthimit të kontradiktave të shumta, paraprirë nga ndjenjat, i pëlqen përsiatja, m

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2342

Botuesi: Princi

Kthimi i syve, Kujtim Morina

Kujtim Morina lindi në vitin 1972 në Has. Është diplomuar për Matematikë në Universitetin e Tiranës (1994), pastaj për Drejtësi në Universitetin e Shkodrës (2004) dhe ka përfunduar një Program Master dyvjeçar për Integrimin Europian dhe Rajonalizëm në Universitetin e Gracit në Austri (2008).

Çmimi 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2341

Botuesi: Toena

Shen Shiu, Bardhyl Londo

Bardhyl Londo është një nga poetët më të mëdhenj bashkëkohorë dhe do të thoja nga më modernët. Forca morale e një kulture letrare (dhe jo vetëm letrare) e dhënë nëpërmjet mënyrave shprehëse me një semantikë tejet të thjeshtë, si dhe aftësia për të bërë poetike shprehjen e thjeshtë, është padyshim mjeshtëri e spikatu

Çmimi 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2336

Botuesi: Skanderbeg Books

Robi i manive, Timo Flloko

Orët e gjata vonë përcjell,Gjumin mposht në rrekje,Mbahu, them, do flesh pa fund,Gjumi është vdekje...! Sa herë ndodh të më mashtrojë,Tinëzisht, si t'ish dehje,I tromaksur ngrihem në çart,Gjumi është vdekje...! Kur më merr, më vë poshtë,Më përhumb në prehje,Nëpë ëndrra druaj, mosZgjimi është vdekje...!

Çmimi 700 Lekë
More
In Stock

Referenca: 2331

Botuesi: Botimet Dudaj

Antologji e poezise bashkekohore arbereshe

Në këtë përmbledhje janë paraqitur poezitë më të shquara të poetëve arbëreshë: Dushko Vetmo, Lluka Perone, Vorea Ujko, Karmell Kandreva, Pietro Napolitano, Xhuzepe Skiro di Modika, Xhuzepe Skiro di Maxho, Vinçens Belmonte, Kate Xukaro, Françesko Altimari, Xhuezepe del Gaudio, Matilda Ferraro dhe Enca Skutari.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2248

Botuesi: Botimet Dudaj

Puthja e fundit, Irma Kurti

Vëllimi poetik i Irma Kurtit sjell për lexuesin lirika që përshkohen nga ndjenja e dashurisë dhe e dhimbjes së pafund për humbjen e njeriut të dashur. Vargjet sjellin gjithashtu çaste të paharrueshme, copëza kujtimesh, ëndrra të këputura e zhgënjime në kërkim të dikujt që ndoshta nuk ekziston.

Çmimi 250 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2132

Botuesi: Botimet Dudaj

Trajektorja e eres, Migena Gjoka

Erdhi kometa nga yllësitë e mistershme,Solli grimca që s'mbetën të tilla.U ngjizën grimcat, lëshuan zgjatime,Të etura u trupëzuan nga mrekullia e krijimit. Ndaj gjithësisë hiqemi mospërfillës,Ne qeniet e rastësishme të kozmosit.Lindëm siç lindin yjësitë, galaktikat,Krijuar krejt papritur si rastësi e domosdoshme.

Çmimi 550 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2131

Botuesi: OMBRA GVG

Cigania, Migena Gjoka

Fatet në pëllëmbën e dorës i mbajmë.Fatet në pëllëmbë të dorës s'na mbajnë.Lojë të çuditshme luajnë me neNa hedhin, na presin,Na flakin, na shkelin,Parajsën kërkojmë e ferrin ndeshim.

Çmimi 550 Lekë
More
Ka mbaruar