Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv

Botuesi: Toena

Jung, Agron Bajraktari

Kishim braktisur frikën dhe si pasojë kishim rrënuar shpresën për të gjetur një kurë për atë monstrën e vogël brenda nesh, e cila edhe pse ushqehet me frikën tonë, në mungesë të saj do të qëndrojë përherë aty, duke fjetur, për të mos na braktisur asnjëherë.
600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Princi i buzëqeshjes, Zija Çela

Lexuesi nuk e ka të vështirë të kujtohet posaçërisht për tre libra të letërsisë botërore, të cilët na vijnë ndër mend si librat më fatlumë: "Princi i lumtur" i Oskar Uajlldit, "Princi i vogël" i Ekzyperisë, "Princi dhe i Varfri" i Mark Tuenit. Janë libra që kanë bashkuar statusin mbretëror të rangut Princ me statusin mbretëror të mjeshtërisë së lartë të...
600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Tymi, Kronikë bardhezi, Rikard Ljarja

Gabrieli vdiq. Dje e kremuan. E kisha mik të mirë. Së pari ma prezantoj Aureli, mandej Mira dhe në fund Roberti i madh, miku im i i mirë. O zot, sa histori të bukura më ka tregue. E s'pushonte, e s'pushonte. Ishte si një krue që gurgullonte e gurgullonte e uji s'i mbaronte kurrë.
600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Zonja e lotëve, Kastriot Mahilaj

Tregimet dramatike të këtij libri fqinjërojnë me një tregim humoristik, i cili, i vetëm, ka aftësinë të përthyejë krejt tematikën "e përlotur" të tyre. Jani është një tip që hypën në pemët pranë pallateve për të përgjuar nuset në intimitetin e tyre femëror, gjersa një natë, i përpirë nga pamja, rrëshqet dhe thyen këmbën.
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Fytyra dhe maska, Vili Minarolli

Përmbledhja me tregime "Fytyra dhe maska", e shkrimtarit Vili Minarolli, na paraqet, përmes vështrimesh të mprehta, pamje të realitetit tonë bashkëkohor. Gjatë këtyre viteve të ndërtimit të shtetit demokratik, shoqëria u ballafaqua me dukuri e me realitetin e vendeve që kishin fuqizuar me kohë shtetin dhe ekonominë kapitaliste.
500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Pacientja "101", Nimfa Hakani

Nëpër faqet e këtij libri, do t'ju kristalizohen para syve karaktere grash që pësojnë trauma të paimagjinueshme si femra gjatë jetës së tyre qoftë nga meshkuj agresivë jashtë familjes, por edhe nga anëtarë perversë të familjes, trauma për të cilat, ne si shoqëri e kemi nganjëherë të vështirë të flasim, duke ndjekur parimin se çfarë është fshehur pas...
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Koha e dashurisë, rrëfim trikohësh, Ismail Kadare

Dy pjesë të këtij triptiku "Koha e shkrimeve" dhe "Koha e dashurisë", të shkruara në vitet tetëdhjetë në Shqipëri, u botuan në përmbledhjet "Koha e shkrimeve" dhe "Ëndërr mashtruese". Novela e dytë "Koha e parasë", u shkrua në vitet 1996-1997 në Paris dhe Tiranë, dhe u botua për herë të parë në Veprën e plotë të "Fayard"-it, në dy gjuhë, shqip dhe...
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Dyert, Artur Gorishti

Në këtë vëllim janë paraqitur tregimet e autorit: "Peshkimi i parë", "Mes dy Krulave", "Nga një tjetër botë", "Dyert" dhe "Dita".
500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Ti doje të shkruaje një fugë, Idlir Azizi

Një profesor filozofie në universitetet private të Tiranës kërkon me ngulm një bombë. Por për çfarë e përse? Ky tekst shoqërohet nga një bisedë imagjinare mes Enver Hoxhës dhe mjekut të tij në fund të jetës. Si në dy romanet më parë, autori e ka si skenë Tiranën e këtyre dhjetë viteve të fundit të post – tranzicionit.
500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Anatomi e shkurtër e pikëllimit, Azem Qazimi

Në këtë vëllim janë përfshirë tregimet: Jeta e çuditshme e Progron Zaharisë; "La fouet": sprovë për eulogji; Visili, i përsosuri; Anatomi e shkurtër e pikëllimit; Letër; Humbold Revolucionari; Për mishin dhe shpirtin; Zenodoti dhe Abu "Umar al – Muhamed in Husein" sufu.
600 Lekë
More
Në gjendje