• Banner

Tregime & Novela
tregime dhe novela nga shkrimtaret shqiptar

Tregime & Novela

Këtu do mund të gjeni një përzjerje librash me tregime dhe novela nga autorë shqiptarë.
Filtrat aktiv

Botuesi: Albas

Zonja nga Parga, Enver Kushi

(0)

“ Isha vetëm 16 vjeç e nuk mbaj mend veç shi dhe ulërima erërash që të tromaksnin. Dukej që Parga lëngonte pa gjetur derman”, janë fjalët e zonjës plakë tani kur është në muzgun e jetës duke kujtuar vitet e errëta të gjenocidit grek mbi shqiptarët e këtyre anëve.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Zonja e loteve, Kastriot Mahilaj

(0)

Tregimet dramatike të këtij libri fqinjërojnë me një tregim humoristik, i cili, i vetëm, ka aftësinë të përthyejë krejt tematikën "e përlotur" të tyre. Jani është një tip që hypën në pemët pranë pallateve për të përgjuar nuset në intimitetin e tyre femëror, gjersa një natë, i përpirë nga pamja, rrëshqet dhe thyen këmbën.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000750

Botuesi: Onufri

Zhurma e erërave të dikurshme, Dritëro Agolli

(0)

Pas këtyre vërejtjeve, një ndër pjesëmarrësit, që nuk më kujtohet se cili ishte, tha se libri duhej ndaluar, një tjetër shtoi se duheshin hequr disa tregime dhe të botohej me një kopertinë tjetër jo aq të zymtë. I treti propozoi të botohej siç ishte dhe pastaj të kritikohej, duke u përcjellë me disa artikuj.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Vrasje ne Venecia, Mira Meksi

(0)

Një krim i llahtarrshëm ndodh në Venecia një mesnatë fundnëntori. Pranë urës së Turkeshëzave, Fantino varkëtarit i gdhendet në retinë me saktësi pamja e tmerrit: imazhi i një djaloshi të pashëm mbi urë, i cili nxjerr nga pelerina e zezë kokën e prerë të një gruaje të re shumë të bukur, që çurkon gjak.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000749

Botuesi: Onufri

Vjedhja e gjumit mbreteror, Ismail Kadare

(0)

"Vjedhja e gjumit mbretëror" përfshin disa tregime, si: "Vdekja e gruas ruse", që trajton temën e gruas ruse, që ka mbetur në Shqipëri pas prishjes së marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike; "Lamtumira e së keqes" shpall dhe përgatit tërheqjen e osmanëve jashtë kufijve të tokave shqiptare.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001738

Botuesi: Onufri

Vjedhesit e eres, Bahri Myftari

(0)

Ka shkrimtarë të cilët gjatë jetës së tyre krijuese jetojnë midis krijimit dhe publicitetit, ndërkohë disa syresh i bezdis publiciteti dhe mediat televizive, pasi iu duket sikur u vjedhin heshtjen e nevojshme, iu rrëmbejnë diçka nga thjeshtësia dhe vërtetësia e jetës.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Vitet e trilleve, Jonada Feimi

(0)

Mbase një sipërfaqe prej tridhjetë e pesë metrash katrorë mund të ishte parajsa ime, nëse në mure do të ishin të varura njëqind korniza druri secila me një fletë poezie brenda, nëse një cep i shtëpisë do të kishte një piano të vjetër, nëse në këndin tjetër do të gjendej një bibliotekë me tërë librat e mi dhe nëse në cepin përbri do të ndodhej një llambë e...

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Vetem nje nate, Uran Butka

(0)

Shkrimtari, historiani dhe ish – deputeti i parlamentit shqiptar, Uran Butka, publikon një tregim i shkurtër, të cilin e ka shkruar gjatë periudhës komuniste, kohë në të cilën literatura kundër linjës së Partisë konsiderohej akt tradhtie dhe dënohej.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Varrimi i nje armiku te popullit, Glori Husi

(0)

Sytë e kuq morën një kthesë të beftë ... u lëshua për poshtë, duke u hedhur lehtë në rrugën e pashtruar automobilistike drejt qytetit. Bishtin e tërhiqte pas... ('Dikush po na përgjon') më vetëtiu në mendje. Duhet të kishte kohë që na ruante prej asaj ane ... Zgjata ngadalë dorën e djathtë dhe preka bishtin e lopatës.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje