• Banner

Filtrat aktiv

Botuesi: Onufri

Darka e Berlinit, Bahri Myftari

Studiues të ndryshëm, kryesisht të tregimit, i kanë përqasur tregimet e Bahri Myftarit me ato të Markezit, përqasje që na duket e drejtë. Ky pohim buron më tepër prej poetikës së tregimeve të tij. Por jemi të mendimit se një përqasje më e motivuar mund t'u bëhet tregimeve të Myftarit me tregimet e Krostarit dhe Karpentierit.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vitet e trilleve, Jonada Feimi

Mbase një sipërfaqe prej tridhjetë e pesë metrash katrorë mund të ishte parajsa ime, nëse në mure do të ishin të varura njëqind korniza druri secila me një fletë poezie brenda, nëse një cep i shtëpisë do të kishte një piano të vjetër, nëse në këndin tjetër do të gjendej një bibliotekë me tërë librat e mi dhe nëse në cepin përbri do të ndodhej një llambë e...

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Nëse një ditë një prelud, Gazmend Krasniqi

Ka një rimodelim të strukturave të të menduarit artistik e mbështetur në traditën vendase, mekanizmin e fantastikës së përrallës dhe legjendës, e shfrytëzuar edhe nga autorë të tjerë (Agolli, Kadare), por në një tjetër cilësi thurjesh e përdorimit të fjalës.

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Mitrush Kuteli

Netë moldave, Mitrush Kuteli

Më pyet për vdekjen më të ëmbël? Vdekja e bardhë në dëborë. Bëhet një qetësi e madhe në shpirt. Ndjehesh i lehtë, ëndërron, ftohesh kur ngrohesh dhe pastaj mbaron. E kam provuar dhe unë pjesërisht. Procesi është ky: celulat...

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Dora e shtetit, Uran Butka

"Dora e shtetit" është një tregim i shkëlqyer. Ideja e Karl Poperit se edhe demokracia është e aftë të kryejë krime, kur del jashtë kontrollit, është mishëruar artistikisht jo vetëm në këtë tregim. E lexon, e rilexon dhe të kaplon trishtimi.

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Toena

Klubi Karavasta, Maks Velo

Ishte e vështirë të përcaktoje se çfarë ishte. Nuk mund ta quaje as fshat, as qytezë. E quanin fermë, po as fermë tamam nuk ishte, më shumë ishte një pjesë ferme, domethënë vetëm pallatet e fermës; vetëm pallatet, kurse drejtoria, shkolla, infermieria ishin më vete diku nga fusha.

Çmimi 300 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Homo Balcanicus, Niko Nikolla

Publicisti, humoristi dhe shkrimtari i njohur, Niko Nikolla, i njohur në Shqipëri si njeriu që arriti të drejtojë për 25 vjet revistën "Hosteni", si kryeredaktor i saj, revista e parë opozitare në vend, e lidhi jetën e tij me gazetarinë si dhe me humorin përgjatë 45 viteve. Shkrimtari Teodor Keko e quante "babain e gazetarisë shqiptare".

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje