"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Libri sjell fakte të njohura dhe të panjohura të historisë së Lindjes së Mesme qysh pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, histori të luftrave të nxehta, sidomos ato mes arabëve dhe Izraelit, dhe përpjekjeve e prapaskenave diplomatike.
Por çfarë është figura e Budës dhe në ç'periudhë e ç'vend ka jetuar ai? Mos vallë ekzistenca e tij është një mit e ato që tregohen për të janë thjesht legjenda pa bazë reale? Nëse është kështu, kush e krijoi doktrinën e budizmit, atëhere?
Ky libër merret me ndryshimet që ndodhin në spikatjen dhe substancën e identitetit kombëtar amerikan. Spikatja është rëndësia që amerikanët i atribuojnë identitetin e tyre kombëtar krahasuar me shumë identitete të tjerë të tyre.
Kemi dëgjuar sugjerime që këtij libri duhet t'i vendosim ngado shënime ku të kundërshtojmë idetë e autorit. Kjo do të dukej një shaka nga ato që i ndodhnin dikur shtëpisë botuese "8 Nëndori" para viteve 90'. Shoqëria e hapur nuk njeh asnjë kufi censure. Nëse diksush ka ide të ndryshme nga ky libër, natyrisht që ka të drejtë t
Kemi dëgjuar sugjerime që këtij libri duhet t'i vendosim ngado shënime ku të kundërshtojmë idetë e autorit. Kjo do të dukej një shaka nga ato që i ndodhnin dikur shtëpisë botuese "8 Nëndori" para viteve 90'. Shoqëria e hapur nuk njeh asnjë kufi censure.
Libri vlen sidomos për studiuesit profesionistë të historisë, që duan të mësojnë më shumë për ngjarjet e kësaj periudhe, pedagogët, politikanët, diplomatët shqiptarë, analistët historikë si dhe lexuesit e zakonshëm të cilët kanë etje, ende, për ta zhbiriluar këtë periudhë shumë e largët e që ka lënë sigurisht vraga edhe në jetët e brezit të tyre.
Ngjarja më e hidhur në fushën e tregjeve dhe shërbimeve financiare në botë do të shënohej me falimentimin e kompanisë "Lehman Brothers" dhe me krizën ekonomike botërore të vitit 2008. E themeluar së pari në Alabama më 1850 nga tre vëllezërit Lehman, tre jahudinj të ardhur nga Bavaria, përkatësisht Henry, Emanuel dhe Mayer.
Më në fund doli në treg një material i plotë dhe i hollësishëm rreth piramidave dhe sfinksit. Kush i ndërtoi, përse dhe kur? Ç'janë këto simbole tredimensionale gjigante kaq enigmatike që vijnë nga thellësitë e kohës? Cili është mesazhi i tyre për të shkuarën, të sotmen dhe të ardhmen?
Forca dhe bukuria bashkohen falas: ato nuk paguhen përkëmbyeshëm – e para në shërbime, e dyta në favore; nuk është e mundur të maten frytet e punës dhe dhuntitë e idealit. Martesa është një pakt vetëmohimi absolut. Kënaqësia është e pranishme aty vetëm se në plan të dytë; çdo shkëmbim epshesh është konkubinat në mos qoftë prostitucion i dyanshëm.
E përse Hilteri dhe Gjermania naziste të gjykohen nga brezi i sotëm vetëm mbi klishetë e thëna mbi nazizmin nga "fitimtarët"? Përse të mos e dëgjojmë edhe palën tjetër, apo "djajtë" e derisotëm?
Nga një kohë e energjisë së papërpunuar mekanike të avullit dhe të fillimeve të ndrojtura të motorëve me djegie të brendshme, e cila nuk kishte asnjë shans që ta shtynte botën drejt zhvillimeve të sotme, Tesla bëri të lindte koha e shpërthimit gjigant të energjisë elektrike.
Besojmë se të paktë janë lexuesit shqiptarë që e njohin historinë e "Gladios", e cila u përhap në formën e një skandali që shqetësoi gjithë Europën Perëndimore në fillim të viteve '90 të shekullit të kaluar kur në Itali, për herë të parë, u bë e njohur ekzistenca e një rrjeti sekret, i cili paraqiste një natyrë të frikshme dhe të mistershme fuqie.