Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Pornokracia, Pierre – Joseph Proudhon
  • Pornokracia, Pierre – Joseph Proudhon

Pornokracia, Pierre – Joseph Proudhon

2425
Helga's Secrets

Forca dhe bukuria bashkohen falas: ato nuk paguhen përkëmbyeshëm – e para në shërbime, e dyta në favore; nuk është e mundur të maten frytet e punës dhe dhuntitë e idealit. Martesa është një pakt vetëmohimi absolut. Kënaqësia është e pranishme aty vetëm se në plan të dytë; çdo shkëmbim epshesh është konkubinat në mos qoftë prostitucion i dyanshëm.

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 889 Lekë Up to 2 666 Lekë
900 Lekë
810 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Pornokracia ose femrat në kohën moderne
Gjinia: Ese, shkenca sociale
Autori: Pierre – Joseph Proudhon
Shqipëroi: Astrit Cani
Shtëpia botuese: Helga's Secrets
Viti: 2012
Fq. 204
Pesha: 0.21 kg
ISBN: 978-9928-09-016-4

Mbi librin

1. Çështja e martesës mund të përkthehet te kjo alternativë:a) Ose burri dhe gruaja, të konsideurar në shpërfaqjen e tyre të trefishtë fizike, intelektuale dhe morale, janë në të gjitha aftësitë të barabartë. Prandaj, për këtë arsye duhet të jenë njësoj edhe në familje, edhe në luftë; pra, në çdo funksion publik dhe shtëpiak.b) Ose janë vetëm të barazvlefshëm dhe secili ka epërsi mbi tjetrin për shkak të një parakushti të veçantë: burri për shkak të forcës, gruaja për bukurinë. Në këtë rast, bilanci i të drejtave dhe detyrave të tyre përkatëse duhet të bëhet ndryshe, por në mënyrë të tillë që, për rrjedhojë, të ketë mes dy sekseve barazi, mirëqenie dhe nder.

2. Çfarë është martesa? Bashkimi i forcës dhe i lëndës, ku divorci nënkupton shkatërrimin e të dyjave. Pikërisht për këtë martesa ndryshon nga shoqëria civile dhe komerciale e cila ka për objekt fitimin. Forca dhe bukuria bashkohen falas: ato nuk paguhen përkëmbyeshëm – e para në shërbime, e dyta në favore; nuk është e mundur të maten frytet e punës dhe dhuntitë e idealit. Martesa është një pakt vetëmohimi absolut. Kënaqësia është e pranishme aty vetëm se në plan të dytë; çdo shkëmbim epshesh është konkubinat në mos qoftë prostitucion i dyanshëm.

3. Te gruaja më tërheqëse dhe më virtuoze ka tinëzi, bishë të egër. Tekembramja flitet për një kafshë të zbutur që herë pas here kthehet tek instiktet e saj të egra. E njëjta gjë mund të thuhet, në të njëjtën masë, në lidhje me burrin. Ky, me tërë forcën e tij, vullnetin, kurajën, inteligjencën, duke u zhytur përditë në shtjellën dashurore të gruas, nuk do të arrinte kurrë ta zbuste dhe të bëhej padron i saj sikur të mos ndihmohej nga sëmundjet dhe nga molepsjet prej të cilave goditet kjo luaneshë: shtatzani, lindje, mëkime dhe mande të gjitha të ligat që rrjedhin e që i lejojnë burrit të marrë frymë prapë dhe të bëhet sërish vetvetja, teksa gruaja, e gjunjëzuar nga vuajtja, është e detyruar të përkulet dhe të poshtërohet: ja rrënja e paqes shtëpiake.  

Detajet e librit
Helga's Secrets
2425
0
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001067

Botuesi: Dituria

Gjuha e harruar, Erich Fromm

Autori na propozon një eksplorim në historinë e interpretimit të ëndrrave dhe të miteve në veprën e Frojdit e të Jungut, të shqyrtuara në pikat e tyre të takimit e të kundërshtisë. Të gjithë ne shohim ëndrra, por nuk i kuptojmë ato.
450 Lekë 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Mosmarrëveshja, politikë dhe filozofi, Jacques Ranciere

Libri që keni në duar mëton të tregojë se si vullneti për ta zhdukur përçarjen dhe luftën sociale në emër të menaxhimit të arsyeshëm të interesave është njëkohësisht shkatërrim i vetë lidhjes politike si të tillë dhe se rizgjimi i pasioneve identitare dhe dhunës etnike është pasojë e drejtpërdrejtë e këtij shkatërrimi.
540 Lekë 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2576

Botuesi: Dituria

Nje hyrje tek idete, William Raeper, Linda Smith

Ky libër na drejton mes dyzet kthesash filozofike të mendimit njerëzor. Këtu janë marrë në shqyrtim filozofët më të shquar: Platoni, Aristoteli, Augusti, Dekarti, Kanti, Loku, Marksi, Niçe, Frojdi... Ekzistencializmi, feminizmi, humanizmi, racioanlizmi, paranormalja, Epoka e Re... Shumë ide të filozofisë, moralit e teologjisë janë përfshirë në këtë libër.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001106

Botuesi: Te tjere

Shoqëria e spektaklit, Guy Debord

Komunizmi (i pronarëve të proletariatit) dhe kapitalizmi (i pronarëve të kapitalit) për Debordin, ishin veç dy forma regjimi politik, njëra e bazuar mbi "spektakolaren e përqendruar" dhe tjetra mbi "spektakolaren e shpërhapur" të konsumizmit.
720 Lekë 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Shën Pali, themelimi i universalizmit, Alain Badiou

Në lojën e madhe filozofike ku shpie mendimi i Badiousë, sot dhe për tani, paralelizmi është i qartë. Ajo çka synohet si kthjellim mbi faktin se estetika e ka shpënë artin në një kusht të huaj të mendimit të vet, pra në filozofi, po ai lloj ringjalljeje duhet zbuluar edhe gjetkë, kësaj here jo në një gjest antifilozofik, por antihistorik.
540 Lekë 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000225

Botuesi: Te tjere

Arsyeja ndermjet mitit, iluminizmit e refleksionit kritik Zeneli

Vëmendja e studimit është drejtuar këtu drejt rrymave të reja bashkëkohore të mendimit filozofik e sociologjik modern. Duke lexuar punimin bindesh plotësisht për vlerat që ka studimi, si në drejtim të parashtrimit të Teorisë Kritike në tërë rrugën e zhvillimit të saj ashtu dhe në njohjen e rolit të kësaj teorie në kritikën ndaj shoqërisë ekzistuese.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Ligjërimi nacionalist në Shqipëri dhe studime të tjera, Enis Sulstarova

Ligjërimi nacionalist luan rolin kryesor në krijimin dhe riprodhimin e përfytyrimeve kolektive të kombit. Mund të themi se një komb është një realitet shoqëror kur ata që pretendojnë se janë anëtarët e tij, flasin dhe shkruajnë për të dhe veprimet e tyre janë të kushtëzuara prej përfytyrimit që ata kanë për kombin e tyre.
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje