Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Nje hyrje tek idete, William Raeper, Linda Smith
  • Nje hyrje tek idete, William Raeper, Linda Smith
  • Nje hyrje tek idete, William Raeper, Linda Smith

Nje hyrje tek idete, William Raeper, Linda Smith

2576
Dituria

Ky libër na drejton mes dyzet kthesash filozofike të mendimit njerëzor. Këtu janë marrë në shqyrtim filozofët më të shquar: Platoni, Aristoteli, Augusti, Dekarti, Kanti, Loku, Marksi, Niçe, Frojdi... Ekzistencializmi, feminizmi, humanizmi, racioanlizmi, paranormalja, Epoka e Re... Shumë ide të filozofisë, moralit e teologjisë janë përfshirë në këtë libër.

700 Lekë
630 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Një hyrje tek idetë
Origjinali: A Beginner's Guide to Ideas
Gjinia: Filozofi
Autori: William Raeper & Linda Smith
Shqipëroi: K. Ymeri
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 1999
Fq. 208
Pesha: 0.322 kg
ISBN: 978-99927-31-92-3

Mbi librin

Filozofia dhe besimi janë të vjetra po aq sa dhe vetë historia dhe njëherazi po aq aktuale. Idetë që janë farkëtuar edhe sot përcaktojnë mënyrën si jetojmë e çfarë mendojmë për veten. Ky libër na drejton mes dyzet kthesash filozofike të mendimit njerëzor. Këtu janë marrë në shqyrtim filozofët më të shquar: Platoni, Aristoteli, Augusti, Dekarti, Kanti, Loku, Marksi, Niçe, Frojdi... Ekzistencializmi, feminizmi, humanizmi, racioanlizmi, paranormalja, Epoka e Re... Shumë ide të filozofisë, moralit e teologjisë janë përfshirë në këtë libër.

Mbi autorët

Linda Smith ka dhënë edukatë fetare në shumë qendra të specializuara si në King's College të Londrës. Ajo është autore e një numri librash që tashmë përdoren në shkolla. William Raeper studioi anglisht në Hertford College të Oksfordit dhe teologji në St. John College në Notingam. Ai punoi si shkrimtar e mësues deri në vdekjen e tij të parakohshme në një aksident ajror në Nepal më 1992.

Detajet e librit
2576
0
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pema

Mbi kohën e lirë, Mbi dorën hyjnore, Seneka

Përbërja e veprës është e vështirë për t’u përcaktuar. Pas një hyrjeje që i thur lavde menjëherë kohës së lirë (I, 1-3), e pastaj ia jep fjalën Serenusit i cili tronditet që po e sheh mjeshtrin e vet “duke u dorëzuar” (I, 4-5), vjen divisio (II), ku Seneka pohon se nuk po i tradhton aspak stoikët dhe paraqet “dy palët”: nga njëra anë, do të vërtetojë se...
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2868

Botuesi: Plejad

Ne udhen e shqiptarizmes, Vangjel Koca

Po! E drejta e mendjes është një detyrë e çdo njeriu të lirë. Ose më mirë: ka të drejtë të mendjes ai njeri që ndjen edhe një detyrë që i përgjigjet kësaj të drejte. Brenda në shoqëri s'mund të kuptohet e drejta pa detyrë. Në një tërësi shoqërore harmonike s'ka të drejtë që të mos kundërpeshohet me një detyrë.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Psikologjia dhe Besimi, Carl Gustav Jung

Duke përdorur një sasi të konsiderueshme materiali prej letërsisë së lashtë dhe mesjetare gnostike, alkimike dhe të okultit, ai diskuton simbolizmat fetarë të proceseve të pavetëdijes dhe vazhdimësinë e mundshme të formave fetare, që janë shfaqur dhe rishfaqur gjatë shekujve.
504 Lekë 560 Lekë
More
Në gjendje

Ekzistencializmi është humanizëm, Jean-Paul Sartre

Në një leksion të vitit 1946, filozofi Jean Paul Sartre vendosi t’i përgjigjej kritikëve mbi atë se çfarë është filozofia që ai mbështeste. A është ekzistencializmi një rënie në qetësi dhe dëshpërim? A është ekzistencializmi estetik? Këtyre pyetjeve Sartre iu përgjigj në Ekzistencializmi është humanizëm.
495 Lekë 550 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001425

Botuesi: LIRA

Oratorët e Revolucionit Francez, Rozhe Garodi

Revolucioni Francez tronditi Francën dhe mbarë botën. Në këtë libër, përmes figurave të Mirabosë, Barnavit, Kondorsesë, Vernjosë, Dantonit, Robespierit dhe Sen Zhystit prekim dramën e kohës. Por jehona e largët e këtij revolucioni ndihet ende në ditët tona.
540 Lekë 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

E shenjta dhe profania, Mircea Eliade

"E shenjta dhe profania" është ndoshta teksti më i famshëm e një nga më të rëndësishmit e këtij autori. Në të, Eliade analizon dy koncepte kyçe të fesë dhe mënyrën se si ky dualizëm (e shenjtë-profane) paraqitet në kultura e fe të ndryshme të historisë.
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000226

Botuesi: Te tjere

Filozofi bashkekohore 1, Dr. Adriana Anxhaku (Zeneli)

Qëllimi (intencionaliteti) që përshkron vetë të ekzistuarit dhe tërësinë e gjendjeve shpirtërore, të cilat para filozofisë hajdegeriane merreshin si të verbëra, shpërfaqen me anën e ndjeshmërisë ndaj ankthit. Ky i fundit përshkruhet zakonisht si pa objekt, gjë që përbën edhe pikënisjen e analizës hajdegeriane.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Homo Ludens, Johan Huizinga

Teza kryesore e librit është shumë e thjeshtë: Kultura është e themeluar mbi lojën dhe është një formë e lojës. Elementi i lojës mund të vërehet në të gjitha aspektet e ndryshme të kulturës, duke filluar në aktivitetet në dukje të padëmshme të kohës së lirë e deri te sistemet më serioze dhe më të zhvilluara, të tilla si bota e financës, institucionet...
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Rënia e qytetit, Artan Fuga

Hapësirat e aeroporteve, taksive, hoteleve metropolinate duken si perde e kadifejtë që mbulon një univers real, nuk dihet më të mirë a më të keq nga sa duket, por gjithsesi, të ndryshëm nga ai që vëzhgohet. Ashtu sikurse bornaja mjegullore e reve të para nga lart prej dritares së avionit, ato janë kudo njësoj. Të duket sikur udhëton nga asgjëkundi për në...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Banaliteti i së keqes, Eichmann në Jeruzalem, Hannah Arendt

Hannah Arendt (Hana Arend) shkon në Jeruzalem si e dërguar e "New Yorker". Merr pjesë në debatin e zhvilluar në sallën e gjyqit dhe në artikujt që do të shkruajë për gazetën do të nxjerrë në pah dhe do të studiojë imtësisht problemet morale, politike dhe juridike që qëndrojnë pas çështjes Ajhman. Prej këtej lind një libër polemizues
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Arti i luftës, Sun Tzu

Arti i luftës përbën librin më të mirë dhe më të shquar të strategjisë ushtarake të të gjitha kohërave. Libër që i kishte shërbyer si burim frymëzimi për bëmat e mëtejshme ushtarake të Napoleon Bonapartit, si inspirim dhe shembull edhe vetë Nikola Makiavelit, si yll polar Mao Ce Dunit dhe shumë e shumë figurave të tjera të rëndësishme përgjatë historisë.
675 Lekë 750 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2703

Botuesi: Plejad

Mbi njeriun, Thoma D'Akuini

Rëndësia e jashtëzakonshme e mendimit d'akunian në historinë e filozofisë qëndron në sistemin e realizuar prej tij të një pasurie të tërë kulturore. Duke u bazuar te mendimi i Aristotelit, të përshtatur e të kristianizuar për së brendshmi, Thoma D'Akuini arriti të formojë një sistem të përbërë nga një rregull përgjigjesh të qarta e përfundimtare.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje