• Banner

Kush jemi ne, Samuel P. Huntington

Ky libër merret me ndryshimet që ndodhin në spikatjen dhe substancën e identitetit kombëtar amerikan. Spikatja është rëndësia që amerikanët i atribuojnë identitetin e tyre kombëtar krahasuar me shumë identitete të tjerë të tyre.

1 250 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kush jemi ne?
Origjinali: Who are we?
Gjinia: Histori
Autori:Samuel P. Huntington
Shqipëroi: Artan Meçi
Shtëpia botuese: Helga’s Secrets
Viti: 2013
Fq. 594
Pesha: 0.607 kg
ISBN: 978-9928-09-012-6

Mbi librin

Ky libër merret me ndryshimet që ndodhin në spikatjen dhe substancën e identitetit kombëtar amerikan. Spikatja është rëndësia që amerikanët i atribuojnë identitetin e tyre kombëtar krahasuar me shumë identitete të tjerë të tyre. Substanca i referohet asaj se çfarë amerikanët mendojnë që kanë të përbashkët dhe që i dallon ata nga popujt e tjerë. Ky libër avancon tre argumente kryesore.

Së pari, spikatja e identitetit të tyre kombëtar për amerikanët ka ndryshuar gjatë historisë. Vetëm në fundin e shekullit të XVIII – të, kolonët britanikë në bregdetin e Atlantikut fillojnë ta identifikojnë veten jo vetëm si banues të kolonive të tyre të veçanta, por po ashtu edhe si amerikanë.

Pas pavarësisë, ideja e një kombi amerikan fitoi terren gradualisht dhe me mëdyshje në shekullin XIX – të. Identiteti kombëtar u bë i shquar, krahasuar me identitetet e tjerë pas Luftës Civile kombëtarizimi amerikan lulëzoi gjatë shekullit pasues.

Së dyti, gjatë shekujve amerikanët në shkallë të ndryshueshme e kanë përcaktuar thelbin e identitetit të tyre në terma të racës, përkatësisë etnike, ideologjisë dhe kulturës. Raca dhe përkatësia etnike tashti kryesisht janë eliminuar: amerikanët e konsiderojnë vendin e tyre si një shoqëri shumë etnike, shumë racore. “Kredoja amerikane”, e formuluar fillimisht nga Thomas Jefferson dhe e zhvilluar nga shumë të tjerë, shihet gjerësisht si element kritik përcaktues i identitetit amerikan.

Së treti, kultura anglo – protestante ka qenë themelore për identitetin amerikan për tre shekuj. Kjo kulturë është ajo çfarë kanë pasur amerikanët të përbashkët dhe, siç e kanë vënë re të huajt e shumtë, ajo që i ka dalluar ata nga popujt e tjerë.

Detajet e librit
Helga's Secrets
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001690

Botuesi: Te tjere

Përplasja e qytetërimeve, Samuel Huntington

Në këtë libër, autori e jep përgjigjen duke treguar jo vetëm sesi përplasjet ndërmjet qytetërimeve përbëjnë kërcënimin më të madh për paqen në botë, por edhe sesi garancia më e mirë për paqen në botë është një rend ndërkombëtar i mbështetur mbi qytetërimet.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001750

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Vala e trete, Samuel P. Huntington

Një tipar mjaft i rëndësishëm i kësaj vepre është se ajo argumenton në mënyrë bindëse e me thellësi dhe është e shkruar në atë mënyrë që të jetë e kapshme nga çdo lexues i mençur. Për më tepër jep për demokratët që duan të kenë sukses një thesar këshillash praktike në formën e udhëzimeve të qarta për reformatorët.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001081

Botuesi: Onufri

Poshtërimi në Ballkan, Ismail Kadare

Në të gjitha acarimet ballkanike poshtërimi ka pjesën e vet. Ai lidhet me viktimizimin, një nga pasionet kryesore të ballkanasve. Zakonisht të gjithë hiqen si viktima, madje xhelatët më fort se të tjerët. Në rrethana të tilla, çështja e poshtërimit dhe bashkë me të ajo e viktimizimit, janë tepër delikate në këtë zonë të Europës.

Çmimi 350 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001889

Botuesi: Te tjere

Te jesh mysliman evropian, Tarik Ramadan

Tashmë ka kaluar një gjeneratë qëkur evropianët perëndimorë kanë filluar të vërejnë se komunitetet myslimane janë duke u ngulitur nëpër qytetet tona. Ditët e punëtorëve të përkohshëm emigrantë janë zëvendësuar me vendosjet e familjeve në një proces i cili ishte e qartë se do të ishte i vazhdueshëm.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Mbi historinë e Ballit Kombëtar, Kristo Frashëri

Qëndrimet që mbajtën qeveritë dhe partitë e vendeve të Europës gjatë Luftës së Dytë Botërore u gjykuan në Konferencën e Paqes, e cila u mblodh fill pas Luftës, më 1946. Qeveritë që ishin rreshtuar përkrah Koalicionit të Madh Antifashist anglo-sovjeto-amerikan u thirrën si aleatë në Konferencën e Paqes.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Berk

Ditare: 1914-1920, Shuk Gurakuqi

Ditaret e Shuk Gurakuqit mbase nuk janë histori në kuptimin e një doracaku orientues, ama kanë një vlerë historike të pamohueshme, pasi autori i tyre ka fiksuar en détail skena të jetës së përditshme të Shkodrës së para një shekulli. "Ashtu si Mnemosine (kujtesa) i paraprin Klios, muzës së historisë, edhe këto ditare i shërbejnë historishkrimit dhe...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

21 leksione për shekullin 21, Yuval Noah Harari

“21 leksione për shekullin e 21” i Yuval Noah Harari-it është një hulumtim zhbirues dhe largpamës në problematikat më të nxehta të ditëve të sotme ndërkohë që lëvizim drejt hapësirave të panjohura të së ardhmes. Teksa teknologjia përparon më shpejt sesa vetë ndërgjegjësimi ynë rreth saj, pirateria informatike kthehet në një taktikë luftarake dhe bota...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000709

Botuesi: Tirana Times

Anarkia qe po troket, Robert D. Kaplan

Demokracitë e reja e të paqëndrueshme në Europën Lindore, lufta e egër fisnore në Afrikë, luftërat civile dhe dhuna etnike në Lindjen e Afërt, përhapja e sëmundjeve dhe kriza e urisë në mbarë botën, për të mos përmendur hendekun e madh që është krijuar nga shtetet e pasura.

Çmimi 890 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)