Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0 kg - 0,801 kg

Çmimi

Çmimi

  • 12 Lekë - 4 000 Lekë

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv
  • Marka: AIIS - Tirana Times
  • Marka: OMBRA GVG
  • Marka: Skanderbeg Books

Botuesi: OMBRA GVG

Miti i Kombeve, Patrick Geary

A ekziston dhe a është në krizë identiteti europian? A ekziston realisht një Europë e bashkuar, së pari përmes njësimit ekonomik që përligj harrimin e "inateve" të vjetra që i ka dëshmuar historia, e përpjekjeve për sovranitet, për një identitet kombëtar? Në përpjekje për të treguar lindjen e Europës, Geary hedh tezën e guximshme që e çon krijimin e...
800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2645

Botuesi: Skanderbeg Books

Ballkani, një histori e shkurtër, Mark Mazower

Ballkani i Mark Mazower – it është një panoramë e përmbledhur, po shumë e qartë lidhur me këtë rajon të gjymtuar nga luftërat, me trajtimin e shkurtër të historisë nga koha e romakëve e deri në ditët e sotme.
800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2154

Botuesi: OMBRA GVG

Klime frike, Wole Soyinka

Romancier, dramaturg, poet dhe kritik, afrikani i parë me ngjyrë që u nderua me Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1986. Soyinka është burgosur disa herë për kritikat e ashpra ndaj qeverisë.  Shumë nga veprat e komedisë dhe satirës politike të Soyinkas luhen në teatrot absurde më të rëndësishme të botës. 
600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001901

Botuesi: OMBRA GVG

Koha e kujtimeve, Nasho Jorgaqi

Besimi tek tempulli i letërsisë dhe dashuria për personazhet e mëdhenj të saj, shqiptarë e të huaj, të vjetër e të rinj, ishte gjëja e parë që binte në sy sapo njiheshe me Nasho Jorgaqin. Duket sot si një gjë e natyrshme, por të admiroje atë tempull e ato personazhe, në një kohë që admirimi kërkohej për tjetërkënd, nuk ka qenë i thjeshtë.
1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001768

Botuesi: OMBRA GVG

Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Kryqtari i Fundit, Virgjil Kule

Sipas një radhitjeje strikte të dokumentave, muaj pas muaji e vit pas viti, u formësua në kapitujt e këtij libri figura e Gjergj Kastriotit - njerëzore, gjeniale, befasuese, tronditëse, kërshëruese, frymëzuese..., por aspak tragjike e pasive sikundër është thënë jo rrallë.
1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001759

Botuesi: OMBRA GVG

Planeti i 12-të, Zecharia Sitchin

E tërë sëra e "Kronikave të Tokës" bazohet në parimin se mitologjia është hambari i kujtimeve të lashta, se Bibla duhet lexuar fjalë për fjalë si dokument historiko-shkencor, dhe se qytetërimet e lashta ishin produkt i njohurive të sjella në Tokë nga Nefilimët - ata që Ranë dhe Anunnakit - të ardhurit nga Qielli në Tokë.
1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001751

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Perse genjejne udheheqesit, John J. Mearsheimer

Në këtë libër të vogël magjepsës, John Mearsheimer argumenton se gënjeshtra rreth politikës së jashtme është një pjesë e brendshme e mënyrës demokratike të jetesës. Ky është një mesazh i rëndësishëm për ata pjesëtarë të publikut demokratik që dëshirojnë t'i shmangen mashtrimeve nga udhëheqësit e tyre.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001750

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Vala e trete, Samuel P. Huntington

Një tipar mjaft i rëndësishëm i kësaj vepre është se ajo argumenton në mënyrë bindëse e me thellësi dhe është e shkruar në atë mënyrë që të jetë e kapshme nga çdo lexues i mençur. Për më tepër jep për demokratët që duan të kenë sukses një thesar këshillash praktike në formën e udhëzimeve të qarta për reformatorët.
1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001664

Botuesi: Skanderbeg Books

Leksiku i kultures popullore shqiptare, Robert Elsie

Sipas dokumentave historike, shqiptarët kanë qenë të pranishëm në Europën juglindore që prej rreth një mijë vjetësh, por rrënjët e tyre zbresin shumë më thellë në mjegullat e lashtësisë. Në fillim, një bashkësi e vogël baritore në hapësirat më të thella të Ballkanit, shqiptarët u përhapën në mbarë trevat jugperëndi
767 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001663

Botuesi: Skanderbeg Books

Letersia shqipe: nje histori e shkurter, Robert Elsie

Në nivel ndërkombëtar, tema e letërsisë shqipe ende mbetet përgjithësisht e patrajtuar. Kjo lënie pas dore vjen kryesisht nga mungesa e specialistëve ndërkombëtarë me njohuri të shëndosha të gjuhës letrare shqipe dhe jo për shkak të ndonjë mungese të vetë krijimtarisë letrare.
900 Lekë
More
Ne gjendje