Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv

Referenca: SKU001019

Botuesi: UET Press

Hinterlandi i kuq, Mustafa Nano

Hinterlandi kuq, ku unë jam rritur, nuk ishte- kjo gjë edhe mund të merret me mend, edhe del qartazi nga libri- as vetëm një hinterland, as thjesht i kuq. Ishte as më pak, as më shumë një copë autentike e Shqipërisë së atyre motive, për të cilën mund të flitet veç duke folur për veten. 
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000969

Botuesi: Dija-Poradeci

Breshkat e dashuruara, Ilir Buzali

Libri është një përmbledhje me shkrime publicistike të botuar në gazetën "Nositi", Pogradec, 1996-2005. Shkrimet kanë humor, sarkazmë, politikë, probleme sociale, por edhe ironi, seriozitet, naivitet...Gjatë leximit të librit të duket sikur je në një udhëtim që s'mbaron kurrë.
300 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000919

Botuesi: Papirus

Ne Mirdite & Rreth e Rrotull, Fatos Baxhaku

Përmes gjinisë së reportazhit, autori i këtij vëllimi, Fatos Baxhaku sjell për lexuesin një rrëfim për rrethin e Mirditës. Ai vetë ka prekur nga afër çdo vend për të cilin tregon. Dhe e bën këtë përmes një thjeshtësie narrative, sa të duket sikur ti vetë ke shkelur aty.
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000881

Botuesi: Onufri

Ballkani i Jugut, Ismail Kadare, Predrag Simic, Ljubomir Frckovski, Ylber Hysa

Kohët e fundit, Ballkani i Jugut është bërë pikë fokusi për interesin evropian dhe amerikan në mbarë rajonin e Ballkanit, me një konflikt të intensitetit të ulët në Serbinë Jugore, një situatë me siguri të paqëndrueshme në Kosovë dhe rrezik të madh që ka përballuar sovraniteti i FRYOM-it në krejt ekzistencën e saj të shkurtër.
500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000880

Botuesi: Onufri

Eskili, ky humbës i madh, Ismail Kadare

Kur në një ditë tetori, në një nga ato ditë të tetorit që duket se janë krijuar enkas për të rilexuar diçka të rrallë, nga rafti i bibliotekës tërheq një libër të Eskilit, ti e kupton menjëherë nëse e ke gjetur ose jo ditën e përshtatshme për këtë gjë. Sepse Eskili është nga ata krijues që nuk i shkon secilës ditë.
700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000879

Botuesi: Onufri

Kusheriri i engjejve, Ismail Kadare

Ky libër është dëshmi e mrekullueshme e ndjenjës fisnike që kanë dhe duhet të kenë për njëri-tjetrin talentet e mëdhenj shqiptarë. Ai sfidon shembujt e shëmtuar të smirës dhe të përçarjes, që janë shfaqur vitet e fundit në jetën dhe në kulturën tonë.
500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000871

Botuesi: Onufri

Ftesë në studio, Ismail Kadare

Ftesë në studio" është botuar për herë të parë kur Shqipëria ishte ende komuniste. Libri u dorëzua për shtyp në pranverë të vitit 1990, në prag të ngjarjeve tronditëse, në zhvillimin e të cilave, ai ka luajtur, pa dyshim, një rol.
700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000846

Botuesi: Onufri

Keshtu foli At Zef Pllumi me gazetaret

Përmban intervista të përzjedhura me gazetarët: Ilir Yzeiru, Bardhyl Matraxhiu, Iliriana Stringa, Ilirian Agolli, Dom David Gjugja, Gjergj Meta, Belina Budini, Estela Ziu, Blendi Fevziu, Elsa Demo, Alqi Kociko, Dhurata Shehri, Milena Selimi, Persida Asllani dhe Ben Andoni.
800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000802

Botuesi: Botimet Dudaj

Gomorra, Roberto Saviano

Në dy vjet, "Gomorra" është përkthyer dhe botuar në 42 shtete 2006-2008, libri më i shitur në Gjermani, Angli, Holandë, Spanjë, Francë, Suedi dhe Finlandë "New York Times" e ka cilësuar si një nga librat më të rëndësishëm të 2007-ës.
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar