• Banner

Publicistikë
publicistika dhe gazetaria

Publicistikë

Perzgjedhje librash publicistik ne shqip.
Filtrat aktiv

Referenca: 2303

Botuesi: Onufri

Çlirimi i Serbisë prej Kosovës, Ismail Kadare

Një nga më të mëdhenjtë shkrimtarë europianë, Ismail Kadare, flet për temat më delikate dhe ndarjet midis serbëve dhe shqiptarëve, mbi urrejtjen e zgjatur, zemërimin dhe mllefin, mbi miqësinë dhe moskuptimet me shkrimtarët serbë, mbi shtrembërimet e historisë, që e kapërcen dramën ballkanase, dhe për arsyen përse ishte dashur që Serbia të ishte e para që...

Çmimi 250 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001093

Botuesi: Onufri

Bisedë përmes hekurash, Ismail Kadare, Ukshin Hoti

Ky libër e ka zanafillën në përpjekjen për lirimin nga burgu të Ukshin Hotit. Pas dërgimit të një serie letrash institucioneve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, si dhe ministrave të punëve të jashtme të vendeve kryesore perëndimore (bëhej fjalë për një ish-kolegun e tyre të rënë në fatkeqësi), u mendua se një libër në trajtë dialogu, i botuar në...

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001719

Botuesi: UET Press

Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010, Spartak Ngjela

...koshienca njerëzore kishte krijuar qytete të lira, tregtinë e lirë, shtetin institucionale me anë të parlamentit. Ky proces kishte nisur dhe në dy shekuj e kishte përfunduar Revolucionin Industrial, në një kohë kur arti dhe letërsia kishin krijuar një moment të ri shpirtëror në jetën njerëzore.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2602

Botuesi: UET Press

Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare, vol. 2, Spartak Ngjela

Në një histori të trishtë të një shoqërie, kurrë nuk dihet se çfarë realisht është trishtimi, ashtu sikundër kurrë nuk do të mësosh ndonjëherë se cilat kanë qenë shkaqet e këtij trishtimi: ka qenë pasojë e një sistemi politik që nuk ka lejuar një brez të tërë të bëjë jetën e tij.

Çmimi 1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000880

Botuesi: Onufri

Eskili, ky humbës i madh, Ismail Kadare

Kur në një ditë tetori, në një nga ato ditë të tetorit që duket se janë krijuar enkas për të rilexuar diçka të rrallë, nga rafti i bibliotekës tërheq një libër të Eskilit, ti e kupton menjëherë nëse e ke gjetur ose jo ditën e përshtatshme për këtë gjë. Sepse Eskili është nga ata krijues që nuk i shkon secilës ditë.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000754

Botuesi: Onufri

Kohë barbare, Ismail Kadare

Bisedat e këtij libri janë regjistruar gjatë një periudhe prej tre vjetësh. Çdo takim me Ismail Kadarenë fillonte dhe mbaronte me arsyetime politike që, siç do ta vini re, shfaqen herë pas here në bisedat tona. 

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000881

Botuesi: Onufri

Ballkani i Jugut, Ismail Kadare, Predrag Simic, Ljubomir Frckovski, Ylber Hysa

Kohët e fundit, Ballkani i Jugut është bërë pikë fokusi për interesin evropian dhe amerikan në mbarë rajonin e Ballkanit, me një konflikt të intensitetit të ulët në Serbinë Jugore, një situatë me siguri të paqëndrueshme në Kosovë dhe rrezik të madh që ka përballuar sovraniteti i FRYOM-it në krejt ekzistencën e saj të shkurtër.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001019

Botuesi: UET Press

Hinterlandi i kuq, Mustafa Nano

Hinterlandi kuq, ku unë jam rritur, nuk ishte- kjo gjë edhe mund të merret me mend, edhe del qartazi nga libri- as vetëm një hinterland, as thjesht i kuq. Ishte as më pak, as më shumë një copë autentike e Shqipërisë së atyre motive, për të cilën mund të flitet veç duke folur për veten. 

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000755

Botuesi: Onufri

Dialog me Alain Bosquet, Ismail Kadare

Alain Bosquet - Çdo dialog nuk është i plotë. Çdo rrëfim i një shkrimtari nuk do të kishte vlerë nëse nuk do të pyetej përfytyrimi i tij, pra, aftësia e tij për të fantazuar. Letërsia përbëhet prej hovesh, megjithëse të kontrolluara e të ruajtura, por jo prej bravash apo çelësash.

Çmimi 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000879

Botuesi: Onufri

Kusheriri i engjejve, Ismail Kadare

Ky libër është dëshmi e mrekullueshme e ndjenjës fisnike që kanë dhe duhet të kenë për njëri-tjetrin talentet e mëdhenj shqiptarë. Ai sfidon shembujt e shëmtuar të smirës dhe të përçarjes, që janë shfaqur vitet e fundit në jetën dhe në kulturën tonë.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje